• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati/ Duhen ndaluar simbolet e komunizmit? Xhufi: Të dënojmë pra gjyshin tim 120 vjeç. Kapri: Është njësoj si fashizmi dhe nazizmi!

by Java News
27/11/2023 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë mbrëmje, në studion e “Open” në News24 diskutohet tema nëse duhen ose jo ndaluar me ligj simbolet e komunizmit dhe  kërkesën e Kishës Katolike drejtuar Parlamentit shqiptar.

Historiani Pëllumb Xhufi dhe Marenglen Kasmi shprehin mendimin se kjo nuk do të sillte asnjë ndryshim. Ndërkohë nga ana tjetër gazetari dhe studiuesi Erald Kapri dhe zëdhënës i Kishës Katolike në Shqipëri Dom Mark Pashkja, e shohin një akt të domosdoshëm.

Pjesë nga diskutimet në studio:

Xhufi: Gjyshin tim që është 120 vjeç, që nuk jeton më, ta dënojmë, se ka qenë me Enver Hoxhën… nuk është Hitleri njësoj me Enverin, lëri parullat

Kapri: Jo, është njësoj, për shqiptarët Enveri është i tmerrshëm, janë e njëjta gjë, komunizmi ka vrarë 3 herë më shumë njerëz se nazizmi dhe fashizmi

Xhufi: Kanë vrarë gjatë luftës

Kapri: Edhe pas luftës

Kasmi-Po t’i vëmë të dyja, fashizëm, komunizëm dhe nazizëm, nuk mund t’i barazosh

Kapri: Po pse nuk i barazon?

Kasmi-Nuk kanë ngjashmëri, janë sistemi totalitare, por… kur vjen puna si gjykohet? Por në fund të fundit shikohet zhvillimi. Nazizmi mbi bazën e tij kishte shfarosjen. Plus kësaj një sistem totalitar që kishte agresivitetin, pushtimin. Fashizmi, shkon përsëri në një drejtim. Komunizmi, sistem totalitar, por nuk fusim dot të njëjtin zhvillim me vitet e luftës dhe pas luftës. Ky është një debat i përsëritur që duhej bërë që në 1992… duhet të bëhet kjo analizë. Pas 30 vitesh jemi shoqëri që në etapat tona ecim me trenin e fundit, por nuk është se nuk është bërë trajtimi këtu. Është diskutuar. Nuk ka për të prodhuar asgjë të re mendoj. Nuk e kuptoj pse duhet të ndërhyjë kisha.

Dom Mark Pashkja– Pse reagon kisha, dhe pse mundoheni ta veshni me diçka politike… kisha nuk është një OJF apo një institucion shtetëror, fakti se ne konsumojmë çdo ditë politikë, jo gjithçka që themi është politikë. Shërbimi me anë të kësaj deklarate nuk është në shërbim të politikës por në të mirë të popullit. Ju përgëzoj për kurajon që e reduktoni në këtë mënyrë komunizmin. Komunizmi ka vrarë shqiptarë, intelektualë.

Xhufi– Çfarë prisje ti nga Hoxha? Ishte diktator, e kishte në ballë. Ka dënuar kundërshtarët politikë, me faza dhe periudha të ndryshme.

Dom Mark Pashkja: Nuk kam pritshmëri nga politika, por nga shoqëria. Në kërkojmë përfshirjen që në momentin e instalimit të komunizmit, 44’ deri në fund./m.j

Next Post
Përgjimet/ Gazetari: 70 efektivë policie po hetohen nga SPAK! Ka shefa që janë dorëhequr! Hajdari: Duhet operacion i pamëshirshëm

Përgjimet/ Gazetari: 70 efektivë policie po hetohen nga SPAK! Ka shefa që janë dorëhequr! Hajdari: Duhet operacion i pamëshirshëm

Comments 2

  1. Armand Babi says:
    3 years ago

    Te denokme komunizmin sepse ashtu do Amerika sepse ashtu Amerika e kontrollon me lehte Shqiperine.Shqiperia eshte 33 vjet aleate me Ameriken dhe nuk ka asnje aeroplan asnje tank asnje raket asnje nendetese nuk ka fabrika nuk ka bujqesi te zhvilluar,mos duhet te ndalojme Ameriken dhe jo komunizmin mos e keqja e madhe eshte Amerika dhe jo komunizmi.komunistet u perpoqen qe Shqiperia 3 milion banore te konkuronte me shtet 50 milion banore kishte ushtri fabrika uzina bujqesi te zhvillluar shtim te popullsise populli ishte shum i shkolluar u bene perpjekje per industrializimin e vendit por deshtuan patjeter kush donte te hidhte Enverin nga pushteti ai i kapi dhe i vrau te gjitheJA KJO ESHTE E VERTETA PER KOMUNIZMIN

    Reply
  2. Armand Babi says:
    3 years ago

    Te denojme komunizmin ata jane fashist dhe nazist kjo i leverdis vetem Amerikes i mban Shqiptaret te percare dhe Amerika e kontrollon me lehte Shqiperine.cdo te thote sistem komunist komunizem do te thote qe nuk ka pron private por ka vetem prone shteterore cdo gje eshte e shtetit.1 shtet i vogel si Shqiperia nuk munt te zhvillohet industrialisht me sistemin kapitalist sepse 1 fabrik qe prodhon makina e zeme kushton 15 miliard dollare asnje Shqiptare nuk ka kaq para te investoje por kete mund ta beje vetem shteti po e ndertoi shteti quhet pron shteterore atehere Shqiperia quhet shtet komunist.prandaj shtete e huaja kane kete politik ndaj Shqiperise Shqiperia nuk duhet te kete prone shteterore dhe kunder komunizmit sepse keshtu e kontrollojne me lehte Shqiperine

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

June 28, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Sherr mes vëllezërve për pronat, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës

June 28, 2026
Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

June 28, 2026
“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

June 28, 2026
Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

June 28, 2026
Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

June 28, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“The Albanian Files”/ Reagon Berisha: Rama e trajton vendin si Sulltanat. Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

June 28, 2026
Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë punësimin

June 28, 2026
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Historiani Kasmi, kritika Albin Kurtit: Duhej të fliste për akuzat se Vetëvendosja nxiti protestat në Tiranë

June 28, 2026
Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In