• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati/ Bylykbashi: Me Ramën nuk mund të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Bushati: Shqiptarët s’duhet të na shohin si armiq

by Java News
16/01/2020 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma Zgjedhore, që prej ditësh ka ulur në tryezë të gjitha palët politike, është temë diskutimi në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla, në News24.

I ftuar në studio, i mandatuari i PD për tryezën e përbashkët të reformës, Oerd Bylykbashi, tha se opozita ka qëndrim të qartë, që me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Por, ndryshe nga Bylykbashi, deputeti socialist, Ervin Bushati, i cili ka qenë sot në mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, tha se palët nuk janë armiq dhe nuk po luftojnë, ata janë në një garë, ku do të ketë fitues dhe humbës.

Pjesë nga diskutimet:

Bylykbashi: Më 2013 rrotacioni politik me votë garantoi hapjen e rrugës për statusin e vendit kandidat. Tani, Bundestagu e ka bërë të qartë, Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet janë problem. Ne jemi vend me katalog skandaloz të shkeljeve të të drejtave të njerëzve. Me këtë proces që kemi nisur tani dhe që duhet ta përmbyllim brenda dy muajsh është e kotë që PS t’i këndojë paqes. Ky do jetë një proces shumë intensiv në sy të publikut. Qëndrimi i opozitës është i palëkundur, me Ramën nuk mund të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Vendimmarrja e opozitës se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet, që do jenë zgjidhje e krizës politike, është e qartë, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Ajo që është një fakt, me Ramën zgjedhje të lira e të ndershme shqiptarët nuk mund të kenë.

Bushati: Kemi disa fragmente të opozitës. Unë paraqes mazhorancën, dhe ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve që të japim rezultate. Shqiptarët nuk duhet të na shohin si armiq, jemi garues. Jemi si në një garë, që ndeshen dy kundërshtarë për të fituar. Nuk është normale të ndodhë sot në 2020, në mes të Evropës, ne s’jemi gladiatorë, ne të gjithë duam që fëmijët tanë të jetojnë më mirë. Edhe në vende te tjera, politika është e ashpër, këtë punë ka politika.

Sot PS në atë tryezë, në politikën shqiptare, ka mbi 50%, dhe po operojmë me ¼. Kjo është shenjë e besimit të mirë që i japim opozitës, sepse i kemi numrat dhe në Parlament. Mbaj mend një shprehje të bukur që tha sot Bylykbashi në tryezë “Prezantimi real i forcave politike”.

Bylykbashi: Kjo është batuta e fundit. Ju të gjithë e kujtoni, më 2001 ODIHR tha se gjerësia e fitores së PS ishte në pikëpyetje. Më pas doli PE që vuri kusht konsensusin, dhe më 2002 u ra dakord për një reformë konsensuale, sepse edhe pse i kishte votat PS, nuk mund t’i përdorte. Jemi kthyer 18 vite pas.

Bushati: Anglia është kthyer 300 vite pas dhe nuk po zgjidh dot Brexit. Ky është realiteti i ri që po jetojmë. Çfarë duhet të themi që Britania është kthyer në kohën e Çarlsit. / BW

g.kosovari

Next Post
“O Zot, s’e dija që ishte sëmurë”/ Viktor Zhusti s’mban dot lotët për vdekjen e aktorit Xhevdet Ferri

"O Zot, s’e dija që ishte sëmurë"/ Viktor Zhusti s’mban dot lotët për vdekjen e aktorit Xhevdet Ferri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

August 22, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

“Isha në gjendje shoku, s’e di si e kam goditur”- Vrasja e turistit portugez, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës në Gjykatë: Më erdhi me thikë dhe unë…

August 22, 2026
I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

August 22, 2026
IKMT s’i ndal shembjet e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama ndan pamjet: Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë! (VIDEO)

IKMT s’i ndal shembjet e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama ndan pamjet: Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë! (VIDEO)

August 22, 2026
FOTO/ Fundjava rrit fluksin e hyrje-daljeve në Kakavijë, 10 mijë persona në 24 orët e fundit! Një pjesë e tyre turistë të huaj, radhë në kufi

FOTO/ Fundjava rrit fluksin e hyrje-daljeve në Kakavijë, 10 mijë persona në 24 orët e fundit! Një pjesë e tyre turistë të huaj, radhë në kufi

August 22, 2026
Zjarre në Lezhë e Mirditë, disa vatra ende aktive! Terreni vështirëson aksionin, kritike situate në Kashnjet dhe Tenë

Zjarre në Lezhë e Mirditë, disa vatra ende aktive! Terreni vështirëson aksionin, kritike situate në Kashnjet dhe Tenë

August 22, 2026
“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarrin pyjeve të Mirditës, arrestohet!

“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarrin pyjeve të Mirditës, arrestohet!

August 22, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Dollar për dollar”- Rikthehen tensionet ekonomike, Kanadaja pezullon negociatat tregtare me SHBA-të, Carney paralajmëron tarifa reciproke

August 22, 2026
Zbulohen pamjet e aksidentit tragjik në Durrës, momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në trotuar, Gjykata e Durrësit lë në burg taksistin!

August 22, 2026
BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

“Ky është terror i planifikuar”- Kaja Kallas dënon Rusinë për sulmin me 16 të vrarë në Ukrainë: Sanksione më të forta!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com