• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet tinëzare mbi Kadarenë si qytetar

by Mero Baze
28/01/2023 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për të shpikur dy tema debatesh mbi Kadarenë. Ngaqë nuk e kundërshtojnë dot si shkrimtarin tonë më të madh dhe si identitetin tonë perëndimor, përpiqen të ngjallin paralel me këtë debat dhe debatin mbi personalitetin e Kadaresë dhe sjelljen e tij me rregjimin, pas të cilit ai ka shpëtuar i gjallë. Me këtë fakt që në thelb është mizori, ata duan të balancojnë personalitetin e Ismail Kadaresë si shkrimtar duke shpikur një problem me personalitetin e Ismail Kadaresë si qytetarë shqiptar.

Në të vërtet nëse Ismail Kadareja ka një vlerë më të madhe se sa vlera e tij si shkrimtar, është aftësia e tij për ti shpëtuar diktuarës dhe eliminimit fizik prej saj. Ky është kontributi më i madh që qytetari Ismail Kadare ka dhënë për kombin shqiptar, pasi ka shpëtuar shkrimtarin Ismail Kadare dhe veprën e tij e cila sot është krenari kombëtare. Pa qytetarin Ismail Kadare, që ka mundur të mbijetoj dhe ti shpëtoj diktaturës dhe diktatorit gjallë dhe mbi të gjitha duke siguruar mundësinë që vepra e tij të botohej, ai nuk do ishte bërë kurrë avangarda e mendimit shqiptar, nuk do ishte kurrë lokomotiva që udhëhiqte pjesën properëndimore të shoqërisë me sytë nga lira dhe mbi të gjitha kurrë nuk do të kishim këtë debat pasi nuk do ekzistonte Ismail Kadareja si shkrimtar.

Ai ekziston pasi qytetari Ismail Kadare mbi të gjitha ka ditur të mbijetoj dhe të mbroj shkrimtarin Ismail Kadare. Argumentet se i duhej diktaturës janë qesharake. Ka plot fakte kokëforta që diktatura disa herë i ka shkuar shumë afër eliminimit të tij. Shqipëria shqiptare gjatë diktaturës nuk ka pas idhuj të disidencës antikomuniste që të ndahej pro atyre ose pro komunizmit.

Shoqëria shqiptare nuk ishte bardhë e zi në përpjekjen  saj për tu orientuar tek vlerat jokomuniste të shoqërisë. I vetmi lakmus që provonte kush e kishte kokën nga lira dhe perëndimi dhe kush e kishte nga partia dhe socializmi ishte qëndrimi ndaj Kadaresë. Ata që prisnin me padurim librat e tij, intervistat e tij shkrimet e tij dhe gjithçka tjetër ishin ata që mbanin gjallë shpresën në këtë vend. Dhe prijës i asaj pjese të shoqërisë për dekada të tëra ka qenë Ismail Kadareja.

I kuptoj ata që e donin dhe të vdekur dhe të madh, por thjesht e kanë dashur të vdekur. E çuditshëm është që hidhërimi i tyre zgjatë kaq shumë. Kjo tregon realisht sa e ka dashur dhe si e ka dashur  diktatura dhe ithtarët e saj.

Jetë të gjatë Ismail Kadare!

Next Post
VIDEO/ “Mami! Mami!”! Policia vret 29-vjeçarin, publikohen pamjet e tmerrshme

VIDEO/ “Mami! Mami!”! Policia vret 29-vjeçarin, publikohen pamjet e tmerrshme

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Mbas 20 vjeteve, që njerëzia rreth të 80-tave te diteve të sotme nuk do të jenë më në këtë jetë, ISMAIL KADARE, do të ketë një PËRMENDORE sa MALI I DAJTIT, ndërsa Tos Lubonja, me shokët zhgaravina, do të jenë hedhur në haletë e qënve…..
    Jete te gjatë o i madhi Kadare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In