• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet/ Spaho: Po përziejmë mollë me qepë. Reagon Metaj: Karagjoz! Kjo anije do udhëtojë edhe në ujra të thella jo vetëm të cekëta

by Java News
17/05/2024 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e komisionit hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe check up në shëndetësi, u kërkua që të hetohet që nga 2009.

Deputeti Edmond Spaho u shpreh kundër një propozimi të tillë, duke e quajtur strategji për të vështirësuar punën e komisionit.

“Në rastin e CEZ kërkuam komision. U ngrit komisioni dhe hetoi.

Të bashkojmë dy gjëra që nuk lidhet më duket si strategji për të shtyrë në kalantat greke punë e komisionit.

Sa kohë ka një vendim të kuvendit që janë këto dy kontrata, nuk kemi pse të përzihemi me gjëra të tjera. Në cilin rast ka ndodhur të përzihen mollët me qepët?”, tha ai.

Ndërkohë që fjalën e mori Edona Bilali duke mbrojtur idenë e hetimit edhe në periudhën para 2013, ndërhyri pa mikrofon Edmond Spaho.

Edmond Spaho: “Po ç’thua moj, ça lidhje ka konteksti?”

Ilir Metaj: “Mos e ndërpri! Lere të flasë! Karagjoz!”

Ndërhyn Albana Vokshi.

Fjalën e merr Ilir Metaj: “Ne duhet të hetojmë çështjet që nga origjina deri në pikën më fundore. Nuk mund të bëjmë figurën e atyre që lexojnë titujt e gazetave dhe mendojnë se njohin lajmin.

Kjo anije, ekuipazhi i të cilës ne jemi, është ndërtuar të udhëtojë drejt destinacionit duke udhëtuar në ujëra të cekëta e në ujra të thella.

Ndryshe nuk ka arritje në destinacion. Hetimi ynë do jetë në thellësi. Nuk mund të bëjmë figurën e atyre që dërgohen për ekspeditë në Everest dhe mostrat e analizave i marrin te fushat e kodrave poshtë”.

Milva Ekonomi: “Unë mendoj që ne duhet të hetojmë në thellësi dhe nuk quhet humbje kohe produktiviteti maksimal i punës së komisionit. Kjo është e nevojshme.”/m.j

Next Post
“Xhensila famën e ka prej Besit”, këngëtari i njohur shqiptar flet për çiftin më të përfolur të momentit: T’i thotë faleminderit

“Xhensila famën e ka prej Besit”, këngëtari i njohur shqiptar flet për çiftin më të përfolur të momentit: T'i thotë faleminderit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com