• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Debatet/ PS në Shkodër: Të rikthehet Tom Doshi! Bushati: Të riorganizohemi

by
17/09/2015 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është shoqëruar me debate mbledhja e djeshme e strukturave të PS-së në Shkodër, ku struktura të së majtës kanë kërkuar rikthimin e Tom Doshit në radhët e selisë rozë.

Ish-kreu i Bërdicës, Besnik Brahimi, i ka kërkuar Bushatit të rishitet pozicioni i Tom Doshit, pasi ishte pikërisht koha e tij që bëri që PS-ja të arrinte një fitore historike në Shkodër në vitin 2013.

Ndërsa nga ana e tij, deputeti i PS Paulin Sterkaj e ka quajtur të turpshme humbjen e PS-së në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Debatet

Ditmir Bushati: “Na duhen më shumë forca në terren. Do të bëjmë verifikimin. Faza e dytë janë zgjedhjet në parti. Qëllimi kryesor është t`i përfshijmë të gjithë, edhe ata që humbën në zgjedhje. Prioritet duhet të jetë dyfishim i PS e jo të shkojmë në zgjedhje dhe të bëjmë lojën e zakonshme me paracaktim të drejtuesve. Na duhet ndershmëri maksimale në këtë proces. Kushdo ka të drejtë dhe mund ta provojë veten. Në këtë proces nuk do të ketë më një lojë që nuk na rezultoi pozitive. Deri të premten do të hartohet lista paraprake ku çdo të deleguari t`i jepen dy-tri organizata të PS në qytetin e Shkodrës bashkë me historikun elektoral të secilës zonë”.

Paulin Sterkaj: “Do ishte më mirë një analizë. Duhet të shihet puna e punësimit pasi një pjesë e administratës nuk ka funksionuar si duhet. Nuk është diskutuar asnjëherë. Të korrigjojmë administratën që si të depolitizuar çuan votat te partitë e tjera. Bashkë, ne, deputetët, do të bëjmë një koordinim të mirë. Nuk është mbledhje për punësimin pasi situata është jo e mirë në Shkodër dhe Shqipëri. Reforma kishte në gjithë Shqipërinë, por nuk humbëm kështu. 10 mijë vota minus në Shkodër PS, është e turpshme”.

Bushati: “Të shohim raportet në koalicion, sa është respektuar marrëveshja dhe sesi ka funksionuar. Nuk kemi një strukturë ekstra për emërimet, por duhet të kemi një tryezë të përbashkët për të parë se çfarë nuk ka funksionuar”.

Sterkaj: “Shumë njerëz marrin trofe dhe thonë unë, unë, por duhet të përfitojnë ata që kanë kontributin maksimal. Administrata në Shkodër është bërë me njohje dhe lidhje dhe jo kontribute”.

Besnik Brahimi: “Kur erdhi Tom Doshi dhe më tha të kontribuoja për PS-në fituam në 2013 me një fitore historike.  Pritej shumë. Pas fitores, shumë drejtorë u vendosën pa meritë. Janë të gjithë të PD-së në administratë. Në Bërdicë asgjë nuk është bërë. Në Shkodër s’ka PS. Ku ka anëtar këshilli nga jeta civile?! Po ne ça jena? Anëtarët e këshillit nuk e meritojnë të jenë aty. Vini dorë se s’keni gjë në terezi, pasi punësimi është zero”.

Bushati: Jemi pak dhe duhet të rritemi në numër dhe të mos krijojmë situatë grupazhesh. PD ishte në ditën më të keqe dhe fitoi. Duhet të bashkohemi. Deputetët do të kenë një përgjegjësi më të madhe politike, ndërsa të deleguarit do të kenë përgjegjësi për organizatat. FRESH dhe organizata e gruas duhet të kenë më shumë peshë. Duhet të zgjerohemi në territor. Nuk mendoj që Jozefina Topalli dhe Voltana Ademi mbollën lule dhe fituan në Shkodër. Do të vij të mbjellë edhe lule, por le të jemi më të hapur me njëri-tjetrin. Nëse nuk kanë funksionuar këta njerëz që kemi, duhet të gjejmë të tjerë dhe të zgjerohemi.

Next Post

Shpati "fshin" Afërditën: Ju prezantoj të dashurën time ruse (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

July 11, 2026
42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

July 11, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

July 11, 2026
Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

July 11, 2026
Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

July 11, 2026
Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

July 11, 2026
Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin “Albanian Files”

Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin “Albanian Files”

July 11, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Politika që na shpëtoi, ndërsa flisnim për politikë

July 11, 2026
OKB kundërshton përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit

OKB kundërshton përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In