
ndalojmë këtë kanibalizmin urban. Dikush që po udhëton me biçikletë pa dashje i ka hequr veten e vet dhe kutinë metalike 3 tonëshe nga trafiku. Fakti që sot janë trefishuar shitja e biçikletave është gjë e mirë. Ndaj duhet të adaptojmë qytetin tonë.”, pohoi Veliaj.
Duke u ndalur tek situata nëpër urbane, dhe nëse zbatohen apo jo rregullat për shkak të pandemisë, Veliaj tha se ka dhe qytetarë të papërgjegjshëm që nuk vendosin maskën.
“Ne raportojmë kontrollin e çdo linje autobusi. Nëse do t’i dërgoja bisedat pas kësaj interviste do të mbaronte memorie. Ne kemi 500 policë në turn dhe raportojnë. Gjasa që të kemi policë për çdo banor, janë zero. Policia bën kontrolle, por nuk mund t’i rrinë çdo njeriu me maskën tek dora. E dimë se ka nga ata qytetarë që sa shohin policin ngrenë maskën. Lutja për qytetarët është; vendosni maskën se do jeni të mbrojtur.”, tha ai.
(BalkanWeb)











