• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet në Komision / PS-Leskajt: Zbardh privatizimin e CEZ

by A R
29/06/2016 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ngriti shqetësimin se punonjësit e administratës të akuzuar për shkelje vazhdojnë të mbahen në punë.

“Shqetësim kryesor për ne është niveli i ulët i zbatueshmërisë së masave të propozuara për largim nga detyra nga shërbimi civil për zyrtarët e lartë të shtetit, të cilët janë kallëzuar në Prokurori. Mbasi i kemi përcjellë dhe ripërcjellë listat në Prokurori për këta zyrtarë të lartë, që ende mbahen në ministritë përkatëse dhe në Departamentin e Administratës Publike, ne do t’i paraqesim këto lista pranë komisioneve të Kuvendit. Do të punojmë fort që kultura e pandëshkueshmërisë në vend të goditet dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ngriti shqetësimin se punonjësit e administratës të akuzuar për shkelje vazhdojnë të mbahen në punë. çrrënjoset”, u shpreh Leskaj. Kreu i KLSH-së tha se dëmi i shkaktuar në 2015-n llogaritet 919 milionë euro dhe se janë paditur 159 zyrtarë.

Deputetët e maxhorancës e kundërshtuan raportin e KLSH-së, pasi ai nuk përfshin koncesionet dhe privatizimin e CEZ-it. Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Koçi, në relacionin e komisionit për raportin e KLSH-së, kërkoi që auditi të fokusohet edhe te koncesionit dhe privatizimet. “KLSH të punojë për të përfunduar planin e auditiveve deri në 2017-n, jo vetëm auditim të performancës, por të privatizimit të CEZ-it, por edhe kontratat koncesionare të realizuara në 20 vitet e fundit në vendin tonë, duke vlerësuar ndikimin në buxhetin e shtetit. Auditimi për CEZ-in është shumë pjesor, ky auditim duhet të ishte më i plotë, ku të përfshihej edhe privatizimi”, u shpreh Koçi.

Por, kryetari i KLSH-së, raportin e auditit e konsideroi të plotë dhe të kryer sipas standardeve ndërkombëtare.

“Politika do të bëjë punën e saj, por sa i përket problemit të CEZ-it, unë nuk i heq asnjë presje, e kam zhvilluar tërësisht mbështetur mbi standardet ndërkombëtare të auditimit. Dhe Kuvendi le të vazhdojë të auditojë si u privatizua, kjo është puna juaj”, u shpreh Leskaj.

Në momentin kur kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, po diskutonte për auditin e CEZ, në kryesinë e Kuvendit shkëputet energjia elektrike. Në mungesë të kthimit të energjisë, Braçe u detyrua të mbyllte mbledhjen e komisionit. “Nga administrata u njoftova se defekti teknik është i rëndë dhe nuk dihet se kur kthehet energjia”, tha Braçe.

DEBATI 

Ervin Koçi: KLSH të punojë për të përfunduar planin e auditimeve deri në 2017-n, jo vetëm auditim të performancës, por të privatizimit të CEZ-it, por edhe kontratat koncesionare të realizuara në 20 vitet e fundit në vendin tonë, duke vlerësuar ndikimin në buxhetin e shtetit.

Ridvan Bode: Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të përcaktohet masa për zhdëmtimin e dëmit, sepse pas vlerësimit të dëmit, puna mbaron këtu dhe askush nuk merret dhe as në gjykatë nuk çohen. Unë mendoj se kjo nuk është normale. Ky është abuzim.

Bujar Leskaj: Asnjëherë ne nuk mund të pretendojmë të futemi në vendimet e gjykatave, t’i lejojmë vetes të paragjykojmë vendimet e gjykatave.

Ervin Koçi: Auditimi për CEZ-in është shumë pjesor, ky auditim duhet të ishte më i plotë, që nga mënyra e privatizimit, vendimet që janë marrë për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike dhe në fund fare, kostoja dhe përfitimet që u bënë nga procesi i shtetëzimit të aksioneve të CEZ-it.

Bujar Leskaj: Politika do të bëjë punën e saj, por sa i përket problemit të CEZ-it, unë nuk i heq asnjë presje. E kam zhvilluar tërësisht mbështetur mbi standardet ndërkombëtare të auditimit. Dhe Kuvendit le të vazhdojë të auditojë si u privatizua, kjo është puna juaj.

Blerina Gjylameti: Meqenëse ju diskutoni për faktin e të mosprekurit të KLSH-së nga politika, ndoshta do të duhet të kishit bërë një auditim më të gjerë jo vetëm për pasojën, por edhe për shkakun. Do të doja që në punën tuaj të kishim një auditim që do të niste që nga privatizimi dhe më pas të kalonte te zgjidhja apo marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim për të parë kostot. Nëse do të hynim t’i shikonim gjerësisht përfitimet dhe kostot, në fund do të dilte që shteti shqiptar ka përfitime me mbi 200 milionë euro dhe nuk ka dëm. Po vë re edhe faktin se auditimi që keni bërë bazohet mbi të dhëna sekondare, jo primare.

Bujar Leskaj: Unë si kryetar i KLSH-së, por edhe çdo kryetar i institucionit suprem të kontrollit në çdo vend europian, kur kryen një auditim nuk mund të kalojë edhe në vitin 2007 apo 2008 kur ka ndodhur privatizimi. Në këtë drejtim, arsyen për mosauditim të procedurave të privatizimit ju duhet t’ia kërkoni paraardhësit tim. Auditimet tona nuk bazohen në të dhëna primare dhe sekondare, por në standarde ndërkombëtare. (panorama /r.a)

Next Post

Përgjakja e një aeroporti përmes fotografive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron kërkon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Jemi viktima të gjeopolitikës!

“Duhet të jemi të bashkuar”- Macron pas sulmit hibrid rus në Gjermani, mbështet sanksionet e reja ndaj Moskës: S’mund të mbeten pa përgjigje

September 2, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Parashikimi i motit për sot, vapa nuk largohet, por priten reshje lokale në zonat malore!

September 2, 2026
Gjiri Persik në flakë, Irani bombardon me raketa bazat ushtarake amerikane në Bahrein, Irak dhe Jordani!

Gjiri Persik në flakë, Irani bombardon me raketa bazat ushtarake amerikane në Bahrein, Irak dhe Jordani!

September 2, 2026
Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja (FOTO)

Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja (FOTO)

September 2, 2026
Putin kërcënon Armeninë të zgjedhë mes Moskës dhe BE: Duhet të dimë çfarë fqinji kemi -

Putin kërcënon Armeninë të zgjedhë mes Moskës dhe BE: Duhet të dimë çfarë fqinji kemi –

September 2, 2026
Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com