Gjatë diskutimeve ne konferencën e kryetarëve të parlamentit shqiptar mes kryetarit të grupit të PD Edi Paloka dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta janë shkëmbyer replika sa i përket kërkesës së demokratëve për dorëheqjen e Metës. Teksa Paloka ka shprehur argumentet Meta është përgjigjur se e ka menduar si shaka kërkesën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, raporton Shqiptarja.com
Edi Paloka: Së pari unë do të doja t’ju bëja të qartë Konferencës së Kryetarëve pozicionin e Partisë Demokratike lidhur me kryetarin e Kuvendit. Ka një akuzë për kryetarin e Kuvendit, që këtë here vjen jo nga opozita, por nga Qeveria Shqiptare, apo nga ata që paguhen nga Qeveria Shqiptare për një marrëdhënie korrupsioni. Ne as nuk vëmë vula dhe as nuk marrim vendime, por siç e kemi bërë të qartë vendimin tone politik do t’ju kërkonim zoti Meta që të jepnit dorëheqjen nga posti i kryetarit të Kuvendit dhe të vendoseshit përpara drejtësisë një qytetar i thjeshtë. Kjo, për të bërë të qartë pozicionin, pasi ne e dimë që nuk është Konferenca e Kryetarëve që merret me këto vendime.
Së dyti, dhe më e rëndësishmja, siç e thatë edhe Ju, ne kemi paraqitur një projektligj që ka të bëjë me dekriminalizimin e parlamentit dhe gjithë institucioneve të tjera shtetërore. Kemi një marrëveshje që nga dhjetori i vitit të kaluar, të gjithë deputetët e Parlamentit apo të grupeve parlamentare dhe me asistimin e Bashkimit Europian edhe të institucioneve ndërkombëtare për realizimin e dekriminalizimin e Parlamentit Shqiptar dhe institucioneve Shqiptare. Marrëveshja u realizua, sepse të tilla u krijuan rrethanat, dhe me hir apo pahir të gjitha palët e nënshkruan këtëmarrëveshje dhe ramë dakord që deri në fund të sesionit të kaluar në do të kishim realizuar nëpërmjet ligjeve dekriminalizimin, nëradhëtë pare të Parlamentit dhe më pas me radhë të gjithë institucioneve të tjera.
Nuk do t’i hyj historisë pse u bë e pse nuk u bë , por realiteti për ditë e më shumë po na tregon se sa të drejtë kemi pasur kur kemi kërkuar që të realizohej një gjë e tillë dhe sa e domosdoshme është sot dhe sa emergjent realizimi dhe miratimi i një ligji, që do të bëjë që edhe ky parlament dhe institucionet e sotme të pastrohen nga njerëzit me probleme dhe të shkuar kriminale. Nuk besoj se mendon njeri se duhet të presim që deputetët të vrasin apo të plagosin nëpër dyert e komisariateve dhe më pas t’i vëmë përpara drejtësisë. Është mire që ti dalim përpara gjithçkaje. Është një marrë veshje që e kemi realizuar së bashku dhe nuk shoh arsye që ligji që ne kemi paraqitur në parlament, që është një ligj i marrë nga modelet europiane, nuk është një sajesë e jona, sigurisht me përshtatje, aty-këtu me situatën në vendin tonë, të kalojë sa më pare.
Për këtë arsye kërkojmë që ky ligj të futet që në kalendarin aktual, që në momentin që ne e kemi depozituar futet në program, por do kërkonim që të futej sa më pare në këtë kalendar dhe ta miratojmë së bashku sa më pare këtë projektligj për t’i dhënë fund situatave të tilla që nuk janë pozitive për këtë mazhorancë.
Ilir Meta: Dakord. Përpara se të kaloj te kalendari, kishit një kërkesë për mua! Një sqarim në respekt të opozitës. Kam dëgjuar kryetarin Tuaj, e kam marrë si shaka këtë kërkesë, por qenka serioze përderisa po përmendet edhe këtu dhe kam detyrimin t’ju jap sqarime juve
si kryetar i Grupit Parlamentar të Opozitës.
E para, kërkesa për dorëheqje është në vullnetin e gjithsecilit dhe ju keni edhe dy vjet kohë për të kërkuar dorëheqjen time në mënyrë të vazhdueshme në çdo lloj arsye. E respektoj këtë gjë, por nuk jap ndonjë sqarim për çështjen në fjalë. Ndoshta keni rënë edhe ju viktimë e ndonjë shkrimi dizinformues, që ndoshta do t’ju fuse në një grackë që nuk ju ndihmon as juve për të qenë një opozitë më serioze. Kjo lloj firme që i referohet shkrimit të “Clifford Chance” eshtë kontraktuar në 1 korrik 2013 nga zoti Seit Dollapi në kohën e qeverisë Berisha.
E dyta, firma tjetër, që përflitet, ka bërë këtë marrëveshje në kohën kur nuk ka qenë Ilir Meta ministër i Ekonomisë dhe Energjisë dhe ajo çka është më e rëndësishme, sipas të dhënave të mia, mund të rezultojë që ndonjë ish kryeministër, që mund të ketë përfituar ndonjë transfertë nga raportet e CEZ
-Dia, por ju siguroj që ky ish kryeministër nuk është dhe nuk mund të jetë Ilir Meta. Megjithatë jua thashë të parën, që është kontraktuar nga zoti Sait Dollapi, sepse ka qenë një zyrtar i qeverisë tuaj dhe është në Këshillin Kombëtar të partisë tuaj, por ndërkohë ka pasur edhe kontrata të tjera më ministrinë e Financave. Pra, është një kompani që ju mund t’i kërkoni zotit Bode apo edhe të tjerëve, që çdo lloj informacioni që ajo ka, mund t’jua japi juve dhe ju ta dërgoni në prokurori dhe prokuroria të merret me këtë çështje.
Në bazë të dijenisë time dhe nga opinioni, prokuroria është marrë me këtë çështje dhe personi i akuzuar për mashtrim është i arrestuar prej kohësh, megjithatë kjo është një e drejt ë e juaja dhe nuk është çështje e imja.