• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet, grupi i PS revoltohet kundër LSI, Braçe: Po krijojnë probleme të paqena kundër qeverisë

by Java News
06/12/2016 08:38
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste debatoi dje mbi marrëdhëniet me aleatin kryesor në qeverisje, LSI-në. Shkak për këtë ishte propozimi që LSI ka bërë për heqjen e akcizës për gazin që përdoret për automjetet, propozim i Ministrisë së Financave, raporton “Panorama”.

Erjon Braçe kërkoi bisedime dhe negociata me LSI-në, që maxhoranca të mos dalë me dy qëndrime. “PS, sipas tij, duket sikur kërkon të rëndojë qytetarët me taksa dhe LSI sikur kërkon t’i ruajë nga rritja e taksave. Ne duhet të sqarojmë qytetarët përse po vendoset akciza”, mësohet të jetë shprehur Braçe, i cili ka akuzuar edhe drejtorinë rajonale në Lushnjë për favorizim të fermerëve anëtarë apo simpatizantë të kësaj partie në shpërndarjen e vaksinave për sëmundjen e dermatozës nodulare.

Ministri i Energjisë, Gjiknuri, ka folur për një situatë jashtë kontrolli në pikat e karburanteve, ku gazi për automjetet shitet për përdorim familjar, e ku rreziku i shpërthimeve të bombolave mbetet evident. Sipas tij, qëllimi i këtij ligji ka qenë vetëm rritja e sigurisë në tregtimin e gazit.

Por në mbledhjen e djeshme, deputetja Blerina Gjylameti kërkoi një qëndrim nga Grupi i saj Parlamentar në lidhje me shtyrjen e zbatimit të ligjit për lojërat e fatit. Gjylameti është një nga gjashtë deputetët që ka firmosur shtyrjen e zbatimit të këtij ligji për dy vjet.

Por kreu i Grupit, Ruçi, është shprehur se ende nuk ka një qëndrim të Grupit. E gjendur në këtë situatë, Gjylameti ka informuar Grupin Parlamentar se do të tërheqë emrin e saj nga propozimi për shtyrjen me një vit të zbatimit të këtij ligji.

DEBATI NË GRUPIT E PS
Gramoz Ruçi: Doja të falënderoja deputetët dhe ministrat për debatin në seancën e kaluar, për projektbuxhetin në parim. Përgatitja dhe cilësia e debatit të përfaqësuesve tanë ishte e dukshme. Dua t’ju lajmëroj se nuk do të ketë seancë këtë javë, edhe pse fillimisht u mendua që ajo të mblidhej të mërkurën, pasi e enjtja është pushim. Kjo kohë, deri seancën e ardhshme, duhet të shërbejë për të përmbyllur me sukses debatin nen për nen për buxhetin.

Erjon Braçe: Zoti Ruçi, në lidhje me rritjen e akcizës së gazit për automjetet, unë jam dakord që ajo të rritet. Por kur shoh aleatin tonë, duket sikur PS kërkon të rëndojë qytetarët me taksa dhe LSI sikur kërkon t’i ruajë nga rritja e taksave. Ne duhet të sqarojmë qytetarët përse po vendoset akciza. Për këtë duhet të ulemi me LSI-në dhe të flasim, sepse ata propozojnë heqjen e akcizës dhe ne vendosjen e saj. Mendoj se ne duhet të sqarojmë më mirë në publik se cili është qëllimi i vendosjes së akcizës.

Damian Gjiknuri: Qëllimi i vendosjes së akcizës është që demotivojmë qytetarët që të shkojnë të mbushin bombolat në pikat e karburanteve, sepse në këtë mënyrë ato nuk kolaudohen dhe janë objekt i shpërthimit dhe aksidenteve me pasoja. Nëse çmimi i gazit edhe për automjetet do t’i afrohet gazit për familjarët, ku pikat e tregtimit shesin bombola të kontrolluara, atëherë nuk do të ketë asnjë motiv që gazi për familjarët të mbushet në pikat e karburantit, aty ku mbushin automjetet. Sot kjo nuk lejohet, por s’mund ta kontrollojmë. Akciza nuk ka qëllim rritjen e të ardhurave, sepse nuk ndikon në buxhet.

Erjon Braçe: Doja të tërhiqja vëmendjen edhe për një fenomen që po ndodh në zonën e Myzeqesë. Drejtorët rajonalë po sjellin kosto për qeverisjen. Drejtoria Rajonale e Bujqësisë në Lushnjë ka shpërndarë vaksina për dermatozën nodulare vetëm te fermerët e LSI-së, duke krijuar pakënaqësi te fermerët e tjerë. Kush është ky drejtor që del mbi interesat e maxhorancës dhe programin e qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë? Po ashtu edhe mjekët e komisioneve të KEMP-eve po krijojnë probleme të paqena për qytetarët. Qytetarë që duket se janë të paaftë, u refuzohet KEMP-i. Përse nuk bëhen kontrolle nga instancat e varësisë? Unë do të thosha se ndonjë duhet arrestuar që të tregojmë shembullin tonë për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

Arben Çuko: Shqetësimi i Erjonit për vaksinimin e gjedhit qëndron dhe favorizime të tilla ka dhe në zona të tjera të Myzeqesë.

Blerina Gjylameti: Doja të dija, zoti Ruçi, a ka një qëndrim të Grupit Parlamentar socialist për shtyrjen e zbatimit të ligjit për lojërat e fatit?

Gramoz Ruçi: Nuk ka një qëndrim për momentin nga Grupi. Nisma ka qenë e juaja si deputetë.

Blerina Gjylameti: Nuk është nisma ime. Mua m’u kërkua nga Grupi im Parlamentar që ta mbështesja nismën. Unë e firmosa, sepse mendova se është propozim i koordinuar i maxhorancës, por meqenëse ju nuk keni një qëndrim për këtë nismë, atëherë unë do ta tërheq emrin tim nga ky propozim për mungesë informacioni.

Gramoz Ruçi: Kur nisma të shkojë në seancë, ne do të shprehim qëndrimin tonë, por tani nuk e kemi.

Arben Ahmetaj: Zbatimi i këtij ligji shoqërohet edhe me një faturë financiare. Nëse fillon të zbatohet që tani, në buxhet krijohet një gropë financiare prej 2.5 miliardë lekësh, prandaj është mirë që ta shtyjmë për një periudhë.

Blerina Gjylameti: Nëse qëllimet e shtyrjes lidhen me faturën financiare, përse nuk dilni dhe ta bëni një nismë të qeverisë ose nismë të Grupit tonë Parlamentar, por ajo shkon si nismë e gjashtë deputetëve?

Edi Rama: Mendoj se kjo çështje mori përgjigje.
Panorama/d.i.

Next Post
Një jetë larg Atdheut, a u pendua Nina Mula që nuk u kthye në Rusi?

Një jetë larg Atdheut, a u pendua Nina Mula që nuk u kthye në Rusi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

“Shmangni shpenzimet implusive”, parashikimi i yjeve për sot

August 1, 2026
“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

Rama publikon pamjet e para të automjeteve ushtarake “Made in Albania”: Do eksportohen në 30 vende

August 1, 2026
Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com