• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Debatet e shtatorit dhe një gënjeshtër estetike e Bashës

by Java News
16/09/2015 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Me mbarimin e pushimeve verore, që u shoqëruan me limonatë-debatet e stinës, duket se palët politike janë pozicionuar qartazi në istikamet përkatëse për ta qëlluar kundërshtarin me ç’ti zërë gojs. Por këtë radhë duket se ka një qëndrim ndërkombëtar, që me zemër cilido qytetar uron të mos jetë show i radhës i përveshjes së mëngëve të ambasadorëve para kamerave. E megjithatë, me apo pa ndikimin e të huajve, lufta kundër kultivimit dhe tregtisë së drogës ka sjellë sa shifra të papritura, po aq edhe risi që lidhen kryesisht me fluturakët Shqipëri-Itali.

Aktiviteti i sotëm i qeverisë ishte i tepërt për të pasqyruar diçka të dukshme për cilindo, qoftë edhe sikur vetëm ta konsiderojmë ‘shkretimin’ e Lazaratit, aksion ky që ka kënaqur shqiptarë e miq të tyre. Por, të nevojshëm aktivitetin më shumë sesa për efekt informimi e bëri Partia Demokratike, që duke nxjerrë këtë radhë kryetarin e saj si barazpeshë me rëndësinë e ambasadorit italian dhe atij amerikan, i vuri vulën se së paku kjo parti nuk ka hequr dorë nga mundësia e gënjeshtrës publike që te jep demokracia.

Kësisoj, Basha duke u përpjekur ta zejë diellin me shoshë, në formë krahasimore tha se qeveria nuk kishte përse të bënte një event të tillë e t’i jepte rëndësi kaq të madhe. Pasuesi i Berishës në krye të partisë tha shkurt, saktë, pastër e pa gabime se megjithëse PD e futi Shqipërinë në NATO dhe bëri liberalizimin, nuk organizoi shfaqje të tilla.

Këtë mungesë atmosfere festive në vitin 2009, kryedemokrati e justifikoi me togfjalëshin ‘nuk ka përse, ne bëmë vetëm detyrën”. Përfshirë nga skleroza profesionale e politikanit dhe nga dëshira për ta mbushur fjalimin me formulën ‘1 e vërtetë, 2 gënjeshtra’ që rrjedh nga origjina e paraardhësit, Basha mohoi milionat e hedhura për të kremtuar pikërisht dy sukseset e sipërcituara.

Është tepër herët për të harruar “This is a miracle of freedom”-in e mumjes politike që u kthye në slogan sa inspirues, po aq edhe qesharak. Dhe pikërisht ky slogan që u afishua kudo, shoqërohej nga flamuj të mëdhenj e pankarta gjigante në ballin e TKOB, në ballin e Kryeministrisë etj.

Gazetat pranë qeverisë së shkuar madje shkruanin kështu “Në trotuarin para selisë së Kuvendit, prej ditësh qëndrojnë të rreshtuara 26 tabela me mbishkrimin “Ratifikuar”…

Dhe sikur të mos mjaftonte ky spektakël ngjyrash e parrullash, një vit më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ kulmoi qeveria dhe krerët e saj plot shënd e verë, me përkujtimoren e radhës me aheng. A u përsërit e njëjta situatë me liberalizimin e vizave? Se ç’ke me të! Aq sa njerëzit merrnin rrugën e Elbasanit pasi lexonin tabelën ‘Amsterdam’ dhe për t’u kthyer duhej të ndiqnin ‘Berlin”-in.

Ndaj, në gënjeshtra të tilla që lidhen me estetikën dhe skenografinë nuk ka pse përfshihet një palë politike e për më tepër kreu i saj. Nëse do të ndjekë debatet e shtatorit, krahas akuzave t’ua përplasë në tryezë dosjet me propozime si mazhorancës, ashtu edhe atij që e kemi pagëzuar me fjalët ‘faktori ndërkombëtar’.

Sot, opozita e ka harmonizuar akuzën në tri pole duke artikuluar se në kohën kur ajo qeveriste kishte më pak drogë dhe seriozitet më të lartë në luftën ndaj trafikut. Duke akuzuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të ministrit të Brendshëm dhe duke hedhur dyshime se shifrat e operacioneve po manipulohen qëllimisht. Burimi i informacionit? Zagani i shpallur në kërkim,  ato që u shkruajnë Berishës në Facebook dhe ndonjë me sklerozë që i bën fjalimet Bashës.

Next Post

Dekriminalizim i gjithë shtetit, apo i stilit “karrigia 5, radha 6”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In