• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DEBATET/ Droga dhe paratë ruse, deputetët kërcënojnë njëri- tjetrin me futje në burg

by Java News
22/03/2018 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezoluta për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin e ardhshëm ka përplasur dje me maxhorancën dhe opozitën në Komisionin e Ligjeve. Gjatë mbledhjes, deputetët e opozitës kërkuan që në detyrat që do t’i lihen KQZ-së për vitin e ardhshëm, të vendosen si prioritet shtimi i masave parandaluese për moslejimin e shitblerjes së votës. Sipas Oerd Bylykbashit, Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet për ishministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, për të cilin sipas përgjimeve të Prokurorisë së Katanias, theksohet se ka përdorur 20 milion euro në zgjedhje.

“Shitblerja e votës mungon në këtë rezolutë. Pra, zgjedhësit nuk janë të lirë. Në qoftë se flasim për deklarime financiare, deklarim financiar më i fortë se ai që është në Prokurorinë e Katanias ku ish-ministri i Brendshëm shpenzon 5 milion euro deri në 20 milion euro për votat nuk ka. Madje Prokuroria duhet të fillojë ndjekjen penale për ish-ministrin e Brendshëm”, tha dje Oerd Bylykbashi.

DEBATI PËR FINANCIMIN

Alket Hysenaj: KQZ duhet të hartojë metodologji për kontrollin dhe verifikimin e financimeve të partive politike dhe fushatave elektorale, duke verifikuar dhe mundësinë e lidhjes së marrëveshjes me autoritetet përgjegjëse, që kontrollojnë pastrimin e parave dhe financimet e kundraligjshme. Nëse për procesin e kontrollit të financimit të partive politike KQZ-ja ka nevojë për mbështetje nga Kuvendi, të formulojë dhe të paraqesë sa më shpejt kërkesa konkrete të qarta. Të thellojë dhe të përmirësojë shqyrtimin administrativ të verifikimit të financimit të fushatave zgjedhore për shkak se nga autoritete të huaja janë bërë publike prova dhe kontrata të reja, të cilat nuk janë shqyrtuar më parë nga KQZ…

Fatmir Mediu: Është e domosdoshme në këtë projektrezolutë të përfshijmë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Duhet adresuar çështja e blerjes së votës, intimidimi i votuesve dhe përdorimi i fondeve apo institucioneve shtetërorë në shërbim të fushatës elektorale…

Oerd Bylykbashi: Për fat të keq, raporti i ODIHR-it konstaton shkelje të të gjitha standardeve bazë të zgjedhjeve. Duke filluar nga sekreti votës, barazia e votës, mosndë- rhyrjes së shtetit. Ndarjen e partisë nga shteti. Dy rekomandimet prioritare të OSBE ODIHR-it për KQZ-në, janë që të ketë rol ndërgjegjësues, inspektues, hetues dhe për të çuar për ndjekje penale mungojnë në projektrezolutë. Shitblerja e votës mungon. Pra, zgjedhësit nuk janë të lirë. Shitblerja e votës është diçka e padiskutueshme, në qoftë se flasim për deklarime financiare, deklarim financiar më i fortë se ai që është në Prokurorinë e Katanias ku ish-ministri Brendshëm shpenzon 5 milion euro deri në 20 milion euro.

Bashkim Fino: Po lëri këto mo..Do flasim për rusët? Ti sapo u ktheve nga Rusia.

Oerd Bylykbashi: Bashkim nuk ke marrë detyrë të bësh avokatin.

Adnor Shameti: Si e kishte ai lokali, 2love club?!

Gent Strazimiri: Po Gunvori juaj…?

Oerd Bylykbashi: Prit se them unë, Gunvor me Jurimexit. 5 milion euro në fushatë deri në 20 milion euro në fushatë… E thonë vetë. Deklarim financiar është ky, madje Prokuroria duhet të fillojë ndjekjen penale për ish-ministrin e Brendshëm. Para e krimit dhe e korrupsionit që financon shitblerjen e votës. Kemi raste të konstatuara nga OSBE-ODIHR-i, që janë në ndjekje penale dhe askush nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur me to. Kjo çështje prioritare mungon dhe KQZ-ja ka rolin e vetë pa u ndryshuar ligji, për të bërë përpjekjet maksimale që të luftohet kjo.

Xhemal Qefalia: I keni çuar në Prokurori juve?

Enkelejd Alibeaj: Në burg do i çojmë…

Oerd Bylykbashi: Unë e kuptoj që arroganca që vjen në momentin kur ke shumë para kriminale, bën që të mos i mendosh këto elemente dhe kjo rezolutë kthehet në një letër që ia çojmë KQZ-së dhe që rikthejmë vitin që vjen. Kjo rezultojë nuk ka vlerë pa këto prioritete. Financimi i partive politike është temë prioritare. Po sigurisht influencat në politikën shqiptare, përmendim Gunvorin. Duhet me pyet Kryeministrin për këtë apo Jurimexit, për këtë duhet me pyet Damian Gjiknurin. Gunvori që lëvron 30% të naftës ruse, sot ka derë të hapur në Kryeministrinë e Shqipërisë. Influencat janë atje, po flasim për miliarda, nuk po flasim për fara luledielli. Ulsi Manja: Kishte propozime konkrete nga të dy palët dhe unë mendoj që duhet të ulen bashkërisht, të dakordë- soni një draft të rezolutës ku do të dalin në fokus të gjitha prioritetet që ka Kuvendi në raport me KQZ-në.

Enkelejd Alibeaj: Te ai telefoni që i binte Alketi, more vesh gjë ti nëse ishte i saktë ai po ?! (qesh).

Ulsi Manja: S’ka lidhje me rezolutën…/panorama

ma.me

Next Post
Kallëzim penal për dy punonjës të ZVRPP në Korçë, zhduken dy dosje pronash

Agjencia e Pronave publikon listën me 4900 pronarë, të cilëve u njihet e drejta për kompensim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In