• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet brenda PD / Berisha: Ku do japin llogari ndërkombëtarët për Vettingun?

by A R
14/07/2016 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka njohur dje Grupin e tij Parlamentar lidhur me përgjigjen për formulën e propozuar nga ndërkombëtarët dhe propozimet e PDsë për procesin e vetingut. Për më shumë se dy orë, Grupi Parlamentar Demokrat ka diskutuar mbi negociatat e opozitës për Reformën në Drejtësi dhe rolin që ndërkombëtarët duhet të kenë në procesin e vetingut.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, dhe ishkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, kanë kërkuar llogari në lidhje me atë që e kanë cilësuar “moskoherencë” të qëndrimeve të opozitës për rolin e ndërkombëtarëve në proces. Dy deputetët kanë folur për kosto të larta politike që Partia Demokratike do të mbajë në rast se nuk qartëson pozicionin e saj në reformë.

Kritikë lidhur me qëndrimet e mbajtura kanë qenë edhe deputetët, ish-ministrat Genc Ruli dhe Arben Imami. Ky i fundit ka kërkuar edhe shpjegime nga kreu i PD-së nëse propozimi i ndërkombëtarëve është i mbështetur në ndonjë Kushtetutë tjetër.

Në të njëjtën kohë, kreu i PD-së ka informuar deputetët demokratë lidhur me bisedimet me ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, duke bërë të qartë se PDja do të negociojë deri ditën e fundit që Reforma në Drejtësi të kalojë me konsensus.

DEBATI

Lulzim Basha: Partia Demokratike dhe ekspertët ligjorë të saj i kanë dhënë sot (dje) një përgjigje propozimit të bërë nga ndihmëssekretarja Victoria Nuland për procesin e vetingut. Dua fillimisht t’ju informoj se kemi pasur një takim shumë pozitiv me zonjën Nuland, e kam mirëpritur propozimin e saj që m’u tha se është hartuar nga ambasadorët Lu e Vlahutin, për të cilin u kam kërkuar kohë për ta shqyrtuar me ekspertët tanë deri të martën në mbrëmje. Në bazë të atij propozimi, sot u kemi dërguar ambasadorëve të SHBA e BE formulën tonë, e cila është 95% të propozimit hibrid me të cilin jemi njohur të shtunën. I vetmi propozim që nuk është pranuar dhe nuk mund të pranohet kurrsesi nga ne është roli i Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e vetingut. Dua të theksoj dhe të jemi të qartë se unë si kryetar, por edhe forca jonë politike nuk ka asnjë mosbesim ndaj faktorit ndërkombëtar, por ne nuk mund të mbështesim tejkalime të kompetencave kushtetuese dhe as kuazi-kushtetuese.

Genc Ruli: Unë kam qenë i pari që e kam ngritur këtë çështjen e sovranitetit. Tani këto qëndrime që po mbajmë lënë edhe vend për interpretim në opinionin publik. Që në krye të herës kam ngritur shqetësim në mbledhjet e Grupit Parlamentar, pasi është krejt normale, jo se kemi ne gjë kundër ndërkombëtarëve. Por nuk mund t’i japim askujt rol në Kushtetutë. Kjo është një reformë që u takon shqiptarëve dhe si e tillë duhet që ata të kenë në dorë të gjithë procesin, ndonëse ai mund të jetë i monitoruar në vazhdimësi nga ndërkombëtarët dhe kjo nuk ka asnjë problem.

Lulzim Basha: Z. Ruli, nuk është kështu. Jo se nuk kemi pasur në vëmendje apo kemi anashkaluar propozimet tuaja, por ishte një qëndrim që nuk mund të dilet publikisht. Pasi të dy e dimë mirë se të dalësh publikisht dhe të thuash jemi kundër ndërkombëtarëve në procesin e vetingut, lë hapësira për shumë keqinterpretime. Pasi kuptohet sikur jemi kundër rolit të tyre në procesin për të cilin po flasim.

Sali Berisha: Është i vërtetë ky fakt. Në fakt, unë kam qenë nga ata, pasi është në parimet e mia që gjërat i kam thënë hapur dhe troç. Jam shprehur kundër dhënies së procesit në dorë të ndërkombëtarëve dhe më pas deklaratat e mia janë keqinterpretuar nga media e jam cilësuar sikur jam kundër ndërkombëtarëve. Në fakt, ne nuk jemi kundër vetingut të bërë nga ndërkombëtarët. Ajo që ne kundërshtojmë është realizimi i këtij procesi nga një institucion ndërkombëtar që s’ka një vend ku të japë llogari. Është e gjitha çështje sovraniteti, duhet kuptuar fare qartë nga të gjithë. Nëse ka një reformë, atë le ta bëjnë institucionet tona. Mund ta pranojmë se gjatë procesit të negociatave opozita mund të ketë bërë edhe gabimet e saj, por duhet të jemi të bindur se ka qenë insistimi ynë, që sot kemi një draft kaq cilësor për sistemin e drejtësisë.

Lulzim Basha: Për hir të së vërtetës, operacioni ndërkombëtar është kërkuar nga Partia Demokratike, pasi ky monitorim nuk ka qenë në variantin e parë. Por ne nuk mund të jemi dakord që ata të kenë rol fuqiplotë në proces. T’i qëndrojë emrit që ka. Është monitorues dhe të ruajë pozicionin e monitorimit.

Majlinda Bregu: Ajo që unë nuk kuptoj dhe që e ngre si shqetësim është pse nuk është folur më parë për rolin që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të kishte në proces. Ishim ne që kërkuam rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe tani i dalim kundër propozimit që bëmë po ne. Po kjo nuk shkon, ne nuk mund të marrim koston e moskoherencës sonë. Në gjitha daljet e tua, kryetar, por edhe të ekspertëve të tjerë të komisionit, është thënë publikisht se e vetmja gjë që na ndan është rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë të thuhet publikisht se për ne si opozitë është shqetësuese dhe e papranueshme që ndërkombëtarët të kenë rolin që propozojnë në procesin e vetingut. Pse trumbetonim se shqetësimi më i madh ishte rekomandimi 88, ndërkohë që problemi paska qenë te pozitat e ndërkombëtarëve? Puna që kemi bërë deri tani rrezikon të hidhet poshtë. Ndërkohë që ne si forcë politike jemi identifikuar sikur nuk e duam reformën në drejtësi. E gjitha kjo do të përkthehet në kosto për PD-në nesër në zgjedhje.

Lulzim Basha: Jo, jo, nuk ka asnjë inkoherencë, zonja Bregu. Kemi qenë konstantë në qëndrimet që kemi mbajtur. Kemi propozuar që ndërkombëtarët të jenë pjesë e procesit dhe të kenë rol monitorues. Në formulën e fundit që propozuam, pjesa thelbësore e së cilës bën edhe bazën për të cilën jemi duke negociuar, nuk ua jepte ndërkombëtarëve procesin e vetingut, por Gjykatës Kushtetuese. Në gjykimin tim si jurist, por edhe të ekspertëve të forcës sonë politike që po merren me këtë çështje, Kushtetuesja ishte organi kompetent për t’u marrë me procesin e vetingut. Propozimin tim ia kam përcjellë edhe ndihmëssekretares së Shtetit Nuland, por ajo ka pasur tjetër qëndrim. Sipas saj, t’ia japësh një proces të tillë Gjykatës Kushtetuese është si të vendoset macja të ruajë kanarinat. Duke ngritur në këtë mënyrë një pretendim eventual se për aq kohë sa Gjykata Kushtetuese dhe anëtarët e saj do të jetë objekt i vetingut, nuk mund të bëjnë përzgjedhjen e komisionerëve që do të kryejnë procesin. Ndaj edhe ne sot kemi ardhur me një tjetër zgjidhje.

Astrit Patozi: Zgjidhjet që ne propozojmë mund të jenë të drejta, por shqetësimi më i madh këtu duhet të jetë se cili do të mbajë faturën e dështimit të reformës. S’duhet të harrojmë se, në fund të procesit, vlerësimin për qëndrimet e mbajtura për reformën do ta japë arbitri, që është faktori ndërkombëtar. Fatkeqësisht, është e qartë që ne kemi një problem të hapur me këtë arbitër. Unë kam një pyetje, që nuk është vetëm për Bashën, por edhe për ne si Grup Parlamentar: A e evitojmë dot ne këtë kosto që mund të na sjellë dështimi i reformës? Nëse nuk e përballojmë, ç’do të bëjmë me të? A më thotë kush këtu se si do të dalë PD-ja në fund të këtij procesi? Më e fortë apo më e dobët? Duhet të jemi koshientë. Fatura deri në momentin që flasim për dështimin e reformës na mbetet ne. Një nga përfituesit, nëse ne do të na faturohet dështimi, është Ilir Meta, i cili për hir të së vërtetës është po aq kundërshtar sa Rama për Reformën, ndaj edhe ai nuk mund të fshihet pas nesh, nëse e marrim këtë faturë. Mund të kishim bërë më shumë? Sigurisht. Mund të kishim qenë më të qartë në negociata. Duhet ta kishim thënë që në kohën kur këmbëngulnim se ishim kundër kapjes së sistemit të drejtësisë nga qeveria, se për ne si opozitë, po kaq i rëndësishëm ishte edhe kushti që ndërkombëtarët të mos kishin rol vendimmarrës në procesin e vetingut. Nëse e themi tani, jemi të vonuar. Jemi të pabesueshëm.

Majlinda Bregu: Ky është edhe shqetësimi im kryesor. Një shqetësim që lidhet drejtpërdrejt me Partinë Demokratike. Kush e ka përgjegjësinë për situatën në të cilën jemi? Pse ne si opozitë nuk jemi të prerë të themi një përgjigje, nëse jemi për “PO” apo për “Jo” për formulën që na është propozuar. Po të lexoj opinionin që ne i kemi çuar Komisionit të Venecias, ku thuhet qartë në pikën 40.2: “Vëzhguesit ndërkombëtarë të Monitorimit të kenë të drejtë, jo vetëm për të marrë informacione për anëtarët e KPK apo Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit, por të bëjnë edhe vlerësimin e tyre”. Është e zeza mbi të bardhë, propozim që e kemi bërë ne. Çfarë do të bëjë PD-ja? Do ta votojë apo jo? Nëse nuk e voton për të gjitha këto arsye, për të cilat jemi duke folur, kush na garanton që shuplaka nuk na ngelet ne? Unë nuk e di a ka një lëvizje politike të menduar si kundërpërgjigje për Kryeministrin, nëse ai ia faturon opozitës dështimin e reformës? Lulzim Basha: Ne jemi të angazhuar maksimalisht që reforma të mos dështojë. Nuk kemi deklaruar se propozimi që kemi bërë është i panegociueshëm. Ndaj edhe negociatat do të vazhdojnë deri në momentin e fundit.

Arben Imami: Duhet të jemi sovranë, për aq kohë sa reformën po e bëjnë institucionet shqiptare. Një tjetër shqetësim është edhe e drejta kushtetuese që u jepet organeve të tilla, si ky i vetingut, të cilin nuk mund ta kenë. Organet e vetingut nuk kanë bazë kushtetuese në asnjë Kushtetutë të botës. Ne nuk mund të klasifikohemi si protektorat.

Lulzim Basha: Këtë shqetësim ia kam përcjellë edhe personalisht faktorit ndërkombëtar. U kam kërkuar ndërkombëtarëve të di se çfarë modeli është ky që po propozohet dhe nga cili vend është marrë apo është zbatuar më parë dhe nuk kam marrë një përgjigje. Sepse më rezulton që nuk është as modeli kroat, as modeli rumun.

Arben Imami: Po ne nuk mund të jemi si Sierra Leone. Sepse rezulton që në këtë lloj forme që propozohet, pra sipas këtij modeli, veprohet në vendet ku ka protektorat ndërkombëtar dhe në Bosnjë, kur ishin me sovranitet të kufizuar, pasi ishte faktori ndërkombëtar që e drejtonte vendin.

panorama / r.a

Next Post

SHBA-ja sanksionon dy rusë për lidhje me ISIS dhe Al-Nusra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në landfillin e Bushatit, 5 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve

Zjarr në landfillin e Bushatit, 5 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve

April 19, 2026
Kujdes ju shoferë emigrantë, 27 rregulla si duhet t’i jepni makinës në Shqipëri

Kujdes ju shoferë emigrantë, 27 rregulla si duhet t’i jepni makinës në Shqipëri

April 19, 2026
Protesta e Berishës/ Spahiu: Strategjia e PD-së nuk është rrëzimi i Ramës, por monopoli opozitar

Protesta e Berishës/ Spahiu: Strategjia e PD-së nuk është rrëzimi i Ramës, por monopoli opozitar

April 19, 2026
U vetëplagos me armë zjarri një ditë më parë, policia arreston 36-vjeçarin në Laprakë për kallëzim të rremë

U vetëplagos me armë zjarri një ditë më parë, policia arreston 36-vjeçarin në Laprakë për kallëzim të rremë

April 19, 2026
Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të qenieve njerëzore

April 19, 2026
Shpërthen anëtari i PD Fushë-Krujë: Gara për kryetarin një farsë e shpifur, Noka dhunon e poshtëron demokratët

Shpërthen anëtari i PD Fushë-Krujë: Gara për kryetarin një farsë e shpifur, Noka dhunon e poshtëron demokratët

April 19, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Diaspora siç e paraqesim nuk ekziston

April 19, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Parashikimi i Spahiut: Salianji krijon parti të re me ‘rebelët’ e brendshëm të PD

April 19, 2026
Dhëndri i Donald Trump nën hetim, i dyshuar për konflikt interesi mes biznesit me fondet saudite dhe rolit si negociator

Dhëndri i Donald Trump nën hetim, i dyshuar për konflikt interesi mes biznesit me fondet saudite dhe rolit si negociator

April 19, 2026
Vjosa Osmani takohet me këshilltarin e Donald Trump: Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë

Vjosa Osmani takohet me këshilltarin e Donald Trump: Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë

April 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In