• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Debatet ashpra në gjyqin e Majlinda Andreas, hetuesi: Si doli emri i gjyqtares

by Java News
28/02/2017 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Petrit Gjeçaj, oficeri i Policisë Gjyqësore që referoi në Prokurori dyshimet për një aferë korruptive 50 mijë euro në Gjykatën e Lartë, nuk tregoi dje burimin fillestar të këtij informacioni. Nga tavolina e dëshmitarit në gjyqin ndaj gjyqtares së pezulluar Majlinda Andrea, bashkëshortit të saj dhe tre të tjerëve në Gjykatën e Lartë, Gjeçaj tha se informacionin e kishte marrë nga një njeri i besuar i tij dhe se ligji nuk e detyronte t’i zbulonte identitetin. Rezistenca e dëshmitarit për të zbuluar burimin ndezi një debat të ashpër në sallën e gjyqit.

Përveç përplasjeve të forta mes dëshmitarit e avokatit deri në kufijtë e “luftës së nervave”, në debat u përfshinë edhe anëtarët e Kolegjit Penal, që u vunë disa herë në vështirësi për qetësimin e toneve të larta në gjyq mes avokatit dhe dëshmitarit, apo avokatit dhe prokurorit.

Pasi u tërhoq në dhomën e këshillimit, Kolegji Penal vendosi se OPGJ-ja nuk ishte i detyruar të tregonte burimin e informacionit. Ky vendim i ndërmjetëm nuk ndali këmbënguljen e mbrojtësit, që me pretendimin se referimet e bëra nga Gjeçaj ishin të pabaza, kërkoi me ngulm të dinte nëse bëhej fjalë për një informator, apo disa të tillë.

“Unë kam 14 vjet që punoj, dy prej të cilave në Tepelenë. Kam njerëz të besuar. Unë e kam detyrim ligjor që të referoj çdo denoncim, apo çdo fjalë që dëgjoj, ku kam dyshime se ka një vepër penale”, tha oficeri.

Sipas tij, për rastin e përballjes gjyqësore për pronën në Butrint, informacioni fillestar fliste për një aferë ku dyshoheshin si të përfshirë 3 gjyqtarë, 3 avokatë dhe një zyrtar i lartë.

Nga hetimet e mëvonshme nuk ishin siguruar prova për përfshirjen e tyre, por vetëm për gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea. Në përfundim të dëshmisë, avokati Visha theksoi para gjykatës se legjislacioni shqiptar nuk i konsideron informacionet e dhëna nga burime anonime.

ALIBIA E “SEKSERIT”

Petraq Dashi, i dyshuar nga Prokuroria si ndërmjetësi mes përfituesve nga vendimi gjyqësor dhe gjyqtares për aferën korruptive, pranoi dje në sallën e gjyqit të gjitha bisedat e përgjuara nga Prokuroria. “Është e vërtetë që unë kam përmendur termat ‘graso’ në telefonatat e mia me Eleni Linon, apo se ata ‘miqtë’ në Tiranë e ulën nga 60 në 50 mijë euro, por unë nuk jam sekser i asnjë pale”, tha Dashi në një deklarim të lirë para Kolegjit Penal.

Sipas tij, të gjitha këto biseda mes tij dhe Ilia Çabirit kanë qenë të stisura, për t’i krijuar këtij të fundit bindjen se Dashi do të paguante ryshfet në Gjykatën e Lartë. Dashi sqaroi se kishte lënë të pandehurin Ilia Çabiri t’i përfaqësonte në Gjykatën e Sarandës në gjyqin për pronën në Ksamil.

Sipas një marrëveshjeje, në përfundim të gjyqit do t’i jepnin atij si shpërblim një pjesë toke. Por sipas Dashit, dy muajt e fundit, Çabiri kishte shfaqur pakënaqësi, duke thënë se kishte harxhuar 8-9 mijë euro për gjyqin dhe për këtë shkak ai kishte stisur biseda sikur do t’u paguante lekë për gjyqin disa “miqve” në Tiranë.

“Vetë i stisja, vetë i përgjigjesha”, tha Dashi. Më tej, ai theksoi se “rastisi që në 8 korrik Odhise Andrea më tha që i duheshin 50 mijë euro borxh, pasi do shkonte në Itali, ku do të blinte disa makineri të rënda”. Dashi tha se në këtë bisedë i ka kërkuar Odhisesë një pllakë graniti, që i duhej për kuzhinën e shtëpisë, për shkak se Andrea kishte kompaninë e mermerit e granitit.

“E takova në Tiranë, ku i dhashë lekët dhe në të njëjtën çantë, bashkë me lekët, ishte dhe një mostër e pllakës së granitit”, tha Dashi. Më tej, ai theksoi se për shkak të shifrës së pazakontë kishte kërkuar që në këtë rast, huamarrja të bëhej me një akt noterial. Sipas të pandehurit Dashi, ky akt ishte bërë disa ditë më vonë. “Kjo është e vërteta. Unë nuk kam folur ndonjëherë për çështjen në gjykatë me Odhise apo Majlinda Andrean”, këmbënguli i pandehuri, raporton ‘panorama’.

PLLAKA E GRANITIT

Para deklarimit të Dashit, pllaka e granitit që nevojitej për kuzhinën e tij u pohua edhe nga dëshmitaret Matilda dhe Sonela Dashi, përkatësisht gruaja dhe vajza e tij. Biseda telefonike e përgjuar mes meje dhe babit, ku ai më thotë ‘E çova atë porosinë atij shokut, këtë javë mbyllet’, ai e ka pasur fjalën që ka çuar mostrën e pllakës dhe se atë javë do të mbylleshin punimet në kuzhinë”, tha dëshmitarja.

ma.me

Next Post
Shtesa dhe meremetime në shtëpi, si ta merrni lejen për 45 ditë, 11 dokumentet që duhen

Shtesa dhe meremetime në shtëpi, si ta merrni lejen për 45 ditë, 11 dokumentet që duhen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

UEFA Nations League, Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati!

November 10, 2026
Sazani po i shitet dhëndrit të Trump? Rama: Tjetërkush e nxori Shqipërinë në pazar për 1 euro. Ishulli ka qenë zonë e mbrojtur vetëm nga ushtarët e Enver Hoxhës

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

November 10, 2026
“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In