• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Debate të ashpra në gjyqin ndaj Thaçit, ish-majori i KFOR ‘dëshmon’ me interpretime, përplaset me avokaten

by A R
20/08/2024 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një performancë e jashtëzakonshme faktesh është dhënë sot nga mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi, në procesin gjyqësor në Hagë, që u rikthye sot nga një pushim prej gati një muaj. Në seancë u paraqit një ish major i forcave të KF0R-it amerikan, Steve Russell.

Ai në intervistat e tij kishte folur për zhvillimet në rajonin e Gjilanit, kryesisht pas qershorit 1999.

Një nga përballjet me interesante të sotshme në sallën e gjyqit ishte ajo me mbrojtjen e ish presidentit Hashim Thaçi.

Russell kishte thënë në intervistat e tij të mëhershme për prokurorinë se Thaçi kishte deklaruar gjatë një vizite në Gjilan, menjëherë pas luftës, se ishte për një Kosovë jo multietnike.

Mbrojtja e sfidoi dëshmitarin me videon e fjalimit nga ajo ngjarje, ku në fakt, Thaçi nuk e kishte thënë fare atë gjë, dhe madje kishte folur të kundërten, që të mos ketë krime e ndasi etnike.

“Besoj se e dëgjuat tani fjalimin, Hashim Thaçi nuk ka thënë atë çfarë pretendoni ju se ka thënë ai. Ju keni thënë që ai ka thënë se nuk dëshironte që të kishte një Kosovë multietnike, apo jo?”, e pyeti avokatja.

I zënë ngushtë, dëshmitari u përpoq të nxirrej në disa emra qytetesh e interpretimesh.

“Jo ekzaktesisht e formuluar kështu, ndoshta, por mendoj që pjesa e lidhur me Mitrovicën që e dëgjova unë, mund të interpretohet në atë mënyrë, më pas komentet për Luginën e Preshevës që ata duhet të ishin të lirë që të vetëvendosnin besoj se do të më çonin mua të bëj të njëjtat momente që kam bërë edhe më përpara sa i takon këtyre pjesëve, këtyre zonave”, u përgjigj dëshmitari.

Avokatja ja ktheu se në fakt Thaçi kur foli për Mitrovicën, foli për bashkim, për urën që i bashkon njerëzit dhe qytetet e jo për dëbime.

“Nuk jam e qartë me atë çfarë thatë, lidhur me Mitrovicën, besoj është nga fundi i faqes 5, ajo çfarë ka thënë në transkript, që ka një ndarje defakto të qytetit atje, një ndarje që na shqetëson, kështu që ne po bëjmë më të mirën tonë të ndërpresim këtë ndarje në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, ka pasur një urë, ura e Ibrit, dhe ne do të punojmë që kjo të jetë urë lidhëse, një urë që i bashkon qytetet, a është kjo pjesa, kjo pjesa që ju thoni se ai nuk po shfaqte, nuk po parashikonte një Kosovë multietnike, me këtë e lidhni komentin tuaj”.

Russell u përgjigj se kështu e kishte interpretuar ai.

“Mendoj se të paktën mënyra se si e kemi kuptuar ne, ekzistonte pjesa e serbëve në Mitrovicë dhe duhej që të zgjidhej le të themi dallimi ose ndarja që ekzistonte atje pavarësisht se si mund të interpretohet kjo”.

Avokatja më pas i kërkoi një fakt mbi atë interpretim që po bënte.

“Sa i takon analizës historike që ju mendoni se është e saktë, ju thoni si më poshtë: fjalimi i Thacit ishte armiqësor dhe ishte kundër multietnicitetit, a mund të na thoni për cka e keni fjalën, a mund të na thoni një fakt se nga e keni nxjerrë këtë përfundim tuajin sa i takon këtij fjalimi të zotit Thaçi?“

Avokatja më pas shtoi pjesë nga deklarata e mëparshme e Russell në Prokurori, duke e cituar se e kishte thënë disa herë se Thaçi fliste për një Kosovë pa multietnicitet.

Kur nga kjo u zu më shumë ngusht, dëshmitari tentoi të dalë tek Lugina e Preshevës, që Thaci e kishte përmendur në fjalim.

“Ai foli për Luginën e Preshevës dhe në ato rajone që duhej të vendosnin vetë për të ardhmen e tyre dhe kjo ishte në kundërshtim me rezolutën 1244”, ishte përgjigja e tij.

Por avokatja sërish insistoi në fakte.

“Do të flasim për Preshevën pak më vonë, megjithatë pyetja ime ishte kjo, nuk ka thënë zoti Thaci në asnjë vend ato që pretendoni që ka thënë, apo jo?”

E Russell sërish tentonte të nxirrej me interpretime.

“Interpretimi i Mitrovicës, mënyra se si interpretoj unë, pjesa e lidhur me Mitrovicën, ishte që ai ka folur për problemet ose shqetësimet që kanë qenë aty, ose të paktën interpretimi im është që serbët nuk ishin të mirëpritur, sa i takon kontekstit më të gjerë mendoj që mund të interpretohet fjalimi, ose pjesa e fjalimit që serbët nuk ishin të mirëpritur në Kosovë”

Më pas dëbati kaloi në atë se dikush tjetër atë ditë që foli pas Hashim Thaçit, përmendi një Kosovë pa serbë. Avokatja i tha se i ka të gjitha fjalimet e asaj dite në Gjilan dhe se mund t’i lëshonte.

“Unë kam videot e të gjitha fjalimeve që janë mbajtur atë ditë dhe unë ju parashtroj se asnjë folës atë ditë nuk ka folur lidhur me nevojën për të pasur një Kosovë pa serbë dhe nëse doni mund të transmetoj të gjithë videon?”, tha avokatja.

Nga paneli u mundësua që të lexohen transkriptet e fajlimeve të asaj dite.

Dhe gjërsa kalonte nepër faqe, Russell nuk e gjente askund që dikush kishte thënë se “na duhet një Kosovë pa serbë”.

I zënë ngusht, dëshmitari tentoi të kapej në mundësinë që videot të ishin të redaktuara.

“Nga këto fragmente nuk shikoj asnjë deklaratë të tillë, me videon duke menduar që cdo gjë ka qenë në vijimësi e pa ndryshuar e pa edituar, e pa redaktuar ..”

Avokatja tha se ky përkthim dhe transkript është pasqyrë e plotë e asaj çfarë është thënë në fjalime dhe se ato janë dhënë nga transmetuesi i asaj kohe.

Mbrojtja më pas i tha se as mediat tjera, si “Asociated Press” por edhe ato vendore nuk kishin raportuar për një deklaratë të tillë nga zoti Thaci apo dikush tjetër. Dhe shkrimet nga këto media u prezantuan në sallë, edhe video nga fjalimi i Hashim Thacit u pranuan si prova nga paneli.

Ky dëshmitar ishte kontravers edhe në pika të tjera, pasi mbrojtja e sfidoi me qëndrimet e tij se “fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë, nuk ishte për qëllime të paqes”.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

November 25, 2026
PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

November 25, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In