• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Debate PS-LSI për grabitjen, Luan Rama: Të ndodhte në kohën time do isha shkarkuar si ministër

by Aalison Pearse Stevens
04/07/2016 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debate të forta janë bërë sot në Komisionin e Sigurisë nga deputetë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ku deputeti Luan Rama ka thënë se po të ndodhte grabitja e Rinasit në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm, ai do të shkarkohej.

Kjo deklaratë ka ardhur gjatë debatit me deputetin socialist Pjerin Ndreu i cili i ka thënë Flamur Nokës se Luan Rama po e përfaqësonte denjësisht.

“Flamur, Luan Rama të ka përfaqësuar denjësisht” ka thënë Ndreu.

“Pjerin po të kishte ndodhur në kohën kur ishe polic i Tiranës do ishe shkaktuar, po ashtu edhe unë si Ministër”. tha Luan Rama.

Për debatin Ndreu-Luan Rama, Pirro Lutaj ka thënë se ai ishte jo informal, ndërkohë që sa i takon grabitjes, ai ka thënë se, ajo ishte një ngjarje e rëndë që duhet të zbardhet.

“Nuk bëj analiza debatesh, komisioni duhet të merret me objektin e saj, ky është debat i bërë jashtë formalizmave, është debat informal. Unë kam parë elementë të kontratës së koncencinarit, që i jep të drejtë absolute për të kontrolluar elementët e sigurisë. Kjo nuk shmang angazhimin e strukturave tona. Opozita do që ta politizojë këtë gjë, duke e lidhur me faktin se strukturat nuk kanë marrë masat e duhura. Grabitja është e rëndë, duhet të nxirren përgjegjësitë, duhen parë kompetencat” tha ai.

Luan Rama ka shtuar se, Komisioni i Sigurisë duhet që të kërkojë informacion nga institucionet përkatëse, pasi grabitja ka ndodhur vetëm një ditë pasi Policia e Shtetit deklaroi se ka marrë masa shtesë sigurie, pas ngjarjeve në Stamboll.

“Duhet të kërkojmë informacion nga ata që kanë përgjegjësi. Presidenti dhe qeveria nuk kanë reaguar për grabitjen. Komisioni të kërkojë informacion nga ata që kanë përgjegjësi në Rinas. Si ka qenë reagimi i institucioneve të sigurisë për masat shtesë? Ministria e Brendshme ka folur për masa shtesë dhe ditën pasi foli për masa shtesë ndodhi edhe grabitja. Ai grup që grabiti paratë me armë, mund të rrëmbente armët” ka thënë ai.

Rama ka shtuar se, duhet hetim parlamentar ndaj institucioneve të sigurisë.

“Duhet të kërkojmë llogari, kontroll parlamentar që kanë impakt në institucione si areoporti i Rinasit. Faktet janë të rënda dhe akuza është e rëndë. Referuar njoftimit të policisë së shtetit duhet kontroll parlamentar ndaj instituciove të sigurisë aq më tepër kur një ditë para u paraljamërun masa shtesë të sigurisë. Është e rëndësishme që si mund të hyjë një grup i armatosur në Rinas. Duhet të kërkojmë informacion kush kanë qenë masat e sigurisë” tha ai.” ka thënë ai.

Me të njëjtat tone ka folur edhe deputeti demokrat, Asllan Dogjani i cili ka thënë se, Ministri duhet të raportojë, pasi një ditë nuk është çudi që në kryeministri të futen grabitës me maska.

“Nesër do të hyjnë në Kryeministri me maska. Rinasi jo rasti i vetëm, i treti që grabiten paratë duke shkuar në Rinas. Edhe kryetari i Komisionit Sigurisë do mbajë përgjegjësi morale se do rritet numri i vrasjeve. Djemtë e politikanëve janë të përfshirë me krimin.” tha Dogjani.

Ndërkohë, anëtarët e shumicës në komision, kanë deklaruar se çështja tashmë është nën hetim dhe nuk mund të ndërhyhet.

Pirro Lutaj ka thënë se, “Organet e shtetit të angazhuara në zbardhjen e ngjarjes”.

Pjerin Ndreu ka thënë se, nëse opozita ka ndonjë informacion rreth grabitjes të ndihmojë organet kompetente.

“A dini ju ndonjë lidhje kush ka qenë në grabitje? Nëse keni shkoni denonconi, mos akuzoni policinë. Duke akuzuar policinë indirekt po ndihmoni grabitësit. Po shoh që shume individë dinë shumë ne këtë komision. Shkoni denonconi” ka shtua ai.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Luan Ramës i cili ka thënë se, rreth ngjarjes po bëhen protagonizma, duke thënë se asi nuk ka akuzuar asnjë person.

“Shoh se, po bëjmë protagonizmin duke thënë se çfarë ka bërë një ish ministër apo ish polic. Nuk ndava as Ministrinë e Transporteve e as atë të Brendshme.  Nuk akuzova asnjë” tha Rama.

Xhemal Qefalia ka shtuar se, nëse dikush ka informacione duhet që të bashkëpunojë me policinë.

“Keni shumë informacione, denonconi se keni dhe shpërblim 30 mijë euro. Tahiri nuk ia ka marrë me dhunë postin Nokës”.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post

Nigel Farage, njeriu që çoi Britaninë drejt BREX'it, jep dorëheqje nga kreu i partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In