• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Debate për pronën midis Dash Pezës e Strazimirit në Komisionin e Ligjeve

by A R
22/01/2016 01:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar vetëm me votat e maxhorancës projektligjin e propozuar nga ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, “Për njohjen dhe kthimin e kompensimin e pronës”, raporton Panorama.

Nisma e Topallit u depozitua në Kuvend në muajin tetor, paralelisht me projektligjin e qeverisë “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, por ai nuk u shqyrtua në të njëjtën kohë.

Kërkesa e Topallit konsiston në fuqizimin e ligjit të vitit 2004, dhe vazhdimin e procesit të njohjes dhe kompensimit financuar të pronës. Por e vetëdijshme për mënyrën se si do të përfundonte propozimi i saj, Topalli tha dje se nisma kishte si qëllim ndër-gjegjësimin e maxhorancës për të mos miratuar projektligjin e ri, që sipas saj është “më i keqi ndër vite dhe meriton të hidhet në kanal”.

Deputetja e PD-së ka thumbuar kolegët e maxhorancës, duke i quajtur ata si ushtarët e Ramës. “Disa të njohurit e mi, para se të vija, më thanë që ndoshta s’ia vlen, ka vendosur Rama, të tjerët janë vetëm ushtarë. Unë nuk dëshiroj ta mendoj një gjë të tillë. Unë bëra detyrën time si deputete”, tha Topalli.

Por thënia e saj është komentuar nga deputeti i PS-së, Dashamir Peza, i cili tha se nuk ishte dele e Ramës, por i pëlqente të votonte propozimet e partisë. “Unë e dëgjova zonjën Topalli kur tha se ne do të votojmë se na ka thënë Rama se jemi… delet e Ramës. Unë personalisht jam nga ata që më pëlqen të votoj vendimin e partisë sime, por dua të siguroj një gjë, se nëse kam bindjen e thellë që gjërat janë në atë pikë që nuk shkojnë, unë kam kurajën që të dal edhe kundër partisë sime”, u shpreh Peza.

Por në debat është përfshirë edhe deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, i cili ka hedhur një ide tjetër për kompensimin e pronarëve. Sipas tij, 400 milionë eurot që ka shpenzuar Ilir Beqaj në dy vite me koncesionet në shëndetësi t’u jepeshin ish-pronarëve për kompensim. “Doni t’i jepni fund kaluarit? Merrni 400 milionë dollarë në 10 vjet, 400 milionë dollarë ka harxhuar deri tani Beqaj me koncesione”, tha Strazimiri.

Por ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, në kalkulimet e tij kishte numëruar një shifër më të lartë se 400 milionë euro të Beqajt me koncesionet. “Ja e dika më mirë Nardi… Unë për llogarinë e Beqajt deri aty kisha arrit, Nardi dika më shumë. Kjo është bërë e qartë, ju do ta hidhni më vonë, njësoj si në 45-n, ka një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë Strasburgu që do t’ua kthejë mbrapsht. Me shpresë të Zotit dhe shqiptarët nuk do t’jua lënë mangët”, u shpreh Strazimiri.

Por debati ka vijuar mes demokratit dhe deputetit të PS-së, Dashamir Peza. Ky i fundit akuzoi Strazimirin se donte t’i merrte pronën dy vite më parë kur ishte zv.ministër i Brendshëm. “Në qoftë se të kanë ardhur policët, do të thotë që s’të takon ajo pronë”, iu përgjigj Strazimiri.

Panorama

debati

Next Post

6000 traktorë, fermerët grekë bllokojnë rrugët e vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In