• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këshilli Bashkiak miraton projekt- vendimin për parkingjet me pagesë

by A R
11/11/2015 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një sërë debatesh që zgjatën për më shumë orë, Këshilli Bashkiak ka miratuar projektvendimin për parkingjet me pagesë në Kryeqytet. Kështu miratimi i këtij projekti i hap rrrugë krijimit të Tirana Parking, si institucioni përgjegjës për parkimet në kryeqytet, i cili do të jetë në varësi të Bashkisë së Tiranës. Gjithsej do të jenë 71 rrugë kryesore ku do të vendoset një pagesë për parkimin në to, duke përjashtuar këtu rezidentët e këtyre zonave.

Po ashtu, u miratua dhe vendimi në lidhje me indeksimin e pagave në Bashkinë e Tiranës, duke përjashtuar nga to, pagën e Kryetarit Veliaj dhe nënkryetarëve, propozim ky i kryebashkiakut, i cili argumentoi se këto pozicione janë të tipit të funksionarëve publikë dhe jo administrativ.

Debatet gjatë diskutimit të projekvendimit për parkingjet me pagesë

Pas dy orësh vonesë nisi me debate të ashpra mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan sqarime në lidhje me projek-vendimin që parashikon ngritjen e Agjencisë për Parkimet me pagesë të Bashkisë. Drejtuesi i grupit të këshilltarëve të djathtë Leonard Olli, ka kërkuar shtyrjen e diskutimeve për këtë pikë të rendit të ditës, me argumentin se nuk kanë marrë sqarimet e kërkuara nga administrata e Bashkisë. Po ashtu, Sipas zotit Olli, nisja e mbeldhjes me dy orë vonesë u bë për shkak të pazareve brenda mazhorancës.

“Nëse pushteti ju ka errur sytë, dhe në orën 17 kur ështe caktuar mbledhja, të mos komunikoni me ne, kjo është e papranueshme. Duhet që ne në cilësinë e përfaqësuesve të Tiranës të marim informacion se çfarë po ndodh. Ju kërkova që kjo mbledhje, për arsye edhe pse vendimet që priten nuk kishte ndonjë urgjencë, nuk e kuptoj këtë ngut i cili ëhstë në kurrizin e kohës, por ju thashë që arroganca që ju ka kapluar nuk ju lejon të kërkoni ndjesë. Nuk e di se çfarë precedenti mund të ndodhë tjetër në këtë sallë. Ndoshta uronit që ne të mos ishim këtu, por ta harroni, Do të jemi këtu të mbrojmë të drejtat e qytetarëve. Për procedurë po kërkojmë një informacion, në raport me çështjen e ndërtimeve nga liqeni dhe komunitetin rom. Nuk kemi asnjë shpejgim. Kërkojmë, që dy pikat e para të rendit të ditës, në respekt të procedurave, meqënëse përfaqësuesit tanë kanë kërkuar sqarime, për projektet tullumbace që na paraqiten për parkimet, meqënëse nuk kanë ardhur sqarimet, të shtyhen”, – deklaroi Leonard Olli.

Më tej Olli e ka cilësuar prjektin në fjalë si nismën e radhës për të gjobitur qytetarët.  I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili duke iu referuar rastit të parkingut pranë stadiumit “Qemal Stafa”, tha se krijimi i agjencisë për parkingjet do ti japë frymëmarrje qytetit dhe do të sigurojë të ardhura për investime.

“Është konsoliduar ideja e qyteteve moderne, se si funksionon trafiku dhe parkingu. Në vend të jetë një sektor i rëndomtë i drejtorisë së tatim-taksave që vijnë vërdallë e marin lekë në dorë prodhuam një pilot të sheshi “Italia”, që sot i sjell bashkisë 30 mijë euro në muaj. Ne kemi prodhuar një pilot që na ka prodhuar histori suksesi. Të pasurit e një agjencie që merret ekskluzivisht me këtë çështje, na duhet një agjensi i mirëfilltë sepse besoj që mund të kemi një menaxhim shumë më të mirë. Po ndërtojmë një pilot tjetër te rruga “Dritan Hoxha”, ku mund të kemi 3 korsi për makinam një korsi për autobus dhe një korsi për biçikleta. Ajo që ne shikojmë, na zihen trotuaret me arka dhe gjithsesi paguajmë. Sot te hotel “Dajti” mund të zihesh me këdo se ka zënë vendin. Qyteti fiton të ardhura, qyteti fiton hapësirë në këtë mënyrë. Shpëtojmë nga kultura kur zënë hapësirat me arka, apo sende të ndryshme. Një shesh i ngjashëm me atë te stadiumi “Qemal Stafa”, tek sheshi “Dinamo” është gati, i cili deri para pak kohësh ishte nën përdorim nga një deputet i PD”, – deklaroi Veliaj.

Erisa Spiropali: Rezitentët nuk do të paguajnë, do të kenë një kartë rezidenti

Sa i përket rezidentëve Spiropali tha se ata duhet të kenë kartën e tyre të rezidentit.

“Duhet një falënderim për bashkinë e cila parkimin e ka prioritet të saj. Sheshi Italia është një shembull se si mund të administrohet një sesh i zaptuar për arsye personale përfitimi. Ky shembull duhet marrë për të zgjidhur problemet e parkimit. Parkimi është një nga problemet kryesore. Lagjet janë kthyer në beteja dy luftimi midis të fortëve për parkim. Paratë e marra do shkojnë për të ardhurat e bashkisë,” tha ajo.

Guxholli: Tarifat janë shumë të larta

Këshilltarja e PD-së, Suzana Guxholli u shpreh gjatë diskutimeve  në këshillin bashkiak se studimi për parkingjet me pagesë është bërë 10 vite më parë dhe se është i nevojshëm një studim i ri. Gjithashtu ajo tha se çmimet e përcaktuara janë shumë të larta të krahasuara me qytetet evropiane.

“Të mos trajtohet me populizëm por me përgjegjësi. Studimi është bërë 10 vjet më parë, ne të gjithë i dimi dinamikat e zhvillimit. Duhet bërë studim, duhet infrastrukturë dhe tarifimi të bëhet në bazë të kushteve konkrete. Për 4 mijë e ca vende parkimi propozohen 105 punonjës. Tarifimi është një barrë e madhe për qytetarin. Parkimi nuk është vetëm mbledhje të ardhurash. Tarifimi është shumë i rëndë për xhepat e shqiptarëve. Lion, 1 euro për një javë në qendër, 50 euro në vit. Në muaj në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, shkonte 176 mijë në muaj kur rroga minimale është 220 mijë lekë në muaj. Bashkia nuk është kompani që të mendojë për fitimet, së pari duhet të mendojë për qytetarët”, u shpreh Guxholli.

Rrokaj: Duhen bërë ndryshime në projektvendim

Kreu i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrimi, Shezai Rrokaj kërkoi që projektvendimi të pësojë ndryshime. Rrokaj kërkoi që t’i hiqet e drejta kryetarit të bashkisë për shtimin e zonave të tjera të parkimit me pagesë.

“0 kosto për qytetarin në zonën e vet, i cili do pajiset me kartën e rezidentit. Këtu nuk ka asnjë ekuivok. E dyta sikundër ky këshill po voton njëkohësisht edhe dy elementët e tjera që kanë të bëjnë me hapësirat është në të drejtën e tij që sa herë të ketë hapësira të reja, kjo kompetencë të mos i lihet kryetarit por këshillit. E drejta jonë është që të marrim vendime për çdo lloj kryetari. Metodologjia mbi të cilën është ngritur tarifimi, na rezulton që është më ekonomike, përjashtimisht të ndonjë zone për të cilën I këshillojmë bashkinë që t’i rishikojë. Ne do ta mbështesim këto projektvendime dhe hapjen e kësaj agjencie. Në funksion të punës që do hapet do jetë dhe numri i punonjësve. Kërkoj nga kryetari sikundër është biseduar, ku ne kërkojmë edhe ndonjë shtesë edhe për shkak të asaj që në Komisioni e Ekonomisë ka pasur pyetje”, tha Rrokaj.

 

 

 

 

Next Post

Horoskopi 12 nëntor 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

April 30, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Akuzat ndaj tij për CEZ-DIA, Meta: Rekord Guinness, çështja po gjykohet për herë të katërt!

April 30, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

Çfarë raporti keni me Kryemadhin? Meta: S’kam rakordim me të. Ja kur nisi “krisja”

April 30, 2026
“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

U la jashtë garës për drejtimin e PD, Salianji: Akt i padëgjuar në historinë politike, PD nuk është pronë!

April 30, 2026
VIDEO! Momenti i parë publik i Metës që pas arrestimit: Shpifje, gënjeshtra e kallëzues të rremë!

I sëmurë apo…? Meta pranon ndryshimin drastik: Jam dobësuar, por…

April 30, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

“Kisha plan të largohesha nga politika, por…”, Meta nga burgu: S’kam asnjë betejë me drejtësinë

April 30, 2026
Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Bjellorusia në prag të një “marrëveshje të madhe” me ShBA-në

April 30, 2026
Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

April 30, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Partia është e imja, topin e gjuaj vetë!

April 30, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

A po keqtrajtohet në burg? Reagon sërish Ilir Meta: Edhe Matteo Renzi u shokua…

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In