• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate për listat te ‘Ligjet’, Murrizi: Varianti i PS ngjan si sondazh! Neve mos na hyni në hak…

by A R
28/09/2020 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1 tetori është afati i vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kanë të bëjnë me hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Në kushtet kur ka mbetur shumë pak ditë nga ky afat, Komisioni i Ligjeve ka marrë sot në shqyrtim të gjitha propozimet që janë bërë deri më tani për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ndryshe nga herët e tjera që janë bërë online për shkak të pandemisë, kësaj here mbledhja zhvillohet në seancën plenare.

Në emër të deputetëve të opozitës së re, Muslim Murrizi ka prezantuar draftin e propozuar për hapjen e listave. Ai e ka  quajtur atë të mazhorancës, si një sondazh jo si draft duke thënë se është i gatshëm të firmosë çdo propozim që hap listat 100%.

“Pas datës 30 korrik, propozimi jonë në 1 janar kishte të bënte me sistemin zgjedhor ku kërkonim lista të hapura kombëtar. Ndryshimet e Kushtetutës ishin me lista të hapura jo më pak se 2/3 kështu që propozimi ynë në 14 janar nuk ka gjetur rrugë në ndryshimet kushtetuese në 30 korrik.

Parimisht do të doja që në emër të 11 deputetëve i qëndroj propozimit të fundit, 4 nene kemi kërkuar që të ndryshohet në frymën e plotë të ndryshimeve Kushtetuese, nuk kërkojmë që të kushtëzojmë asnjë parti, por nuk pranojnë të na kushtëzojë asnjë parti përveç asaj hapësire që na jep kushtetuta. përshëndes të gjitha propozimet që është në sinkron e propozimeve të 11 kolegëve propozues. Për të hapur listat 100% do t’i vihesha në dispozicion të gjithave propozimeve, çdo parti që nuk ka përfaqësues politik në parlament, duhet të mbledhë 20 mijë firma që ta sjellë në parlament. Të gjejmë një konsenus që të mos tallemi me listat dhe as qytetarëve. Varianti i PS nuk është votim i 25 prillit, por një formë sondazhi, ju thoni që listat i kemi të hapura por nuk i respektojmë votat e qytetarëve për shpërndarjen e mandateve.

Unë kërkoj që atë që kemi rënë dakord së bashku me 106 vota në këtë sallë t respektojmë. mos më pengoni çfarë më jep të drejtë kushtetuta dhe as nuk e bëj këtë. Nëse doni 1/3 e listën së mbyllur ruajeni, por mos më pengoni mua që të gjitha subjektet të garojnë me lista jo më pak të mbyllura si 100% të hapura. Nëse ju jeni në këtë linjë e bëjmë së bashku dhe hyjmë në një garë të ndershme që në këtë sallë të vijnë deputet që i zgjedh populli.  Ne kërkojmë që numërimi të jetë me administratë jo politik, nuk është e tepër që të gjendjen 1008 votues që të vijnë nga arsimi, noter, nuk besoj se është e vështirë për t’i gjetur. Nuk na tremb pragu, por nëse ne 10% një subjekt politik i takojnë 14 mandate, ku do i gjeni me mandatet. Prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë. Prandaj idealja do të ishte që të ishte prag natyral. As nuk iu hyjmë në hak e as mos na hyni”, tha Murrizi.

/a.r

Next Post
“Rritja e pagës minimale, pozitive”/ Civici: Por mund të sjellë efekt bumerang

"Rritja e pagës minimale, pozitive"/ Civici: Por mund të sjellë efekt bumerang

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon si po manipulohet opinioni publik: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë!

Rama tregon si po manipulohet opinioni publik: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë!

June 20, 2026
Dalin pamjet nga momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Dalin pamjet nga momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

June 20, 2026
Protesta, Balla: Diaspora foli me votë një vit më parë! Nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina

Protesta, Balla: Diaspora foli me votë një vit më parë! Nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina

June 20, 2026
Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

June 20, 2026
Republika e dyshimit

Republika e dyshimit

June 20, 2026
Protesta kthehet në biznes! Ja çfarë po ndodh në qendër të Tiranës (VIDEO)

Protesta kthehet në biznes! Ja çfarë po ndodh në qendër të Tiranës (VIDEO)

June 20, 2026
Izraeli zbaton armëpushimin në Liban, por nuk tërheq trupat nga pozicionet aktuale në terren

Izraeli zbaton armëpushimin në Liban, por nuk tërheq trupat nga pozicionet aktuale në terren

June 20, 2026
Corriere della Sera: Përplasje e fortë Trump–Meloni, shkëmbim akuzash për G7 dhe marrëdhëniet SHBA–Itali

Corriere della Sera: Përplasje e fortë Trump–Meloni, shkëmbim akuzash për G7 dhe marrëdhëniet SHBA–Itali

June 20, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“Bëhu gati për në birucë”, qytetarët sulmojnë Berishën pas thirrjes që u bëri demokratëve t’i bashkohen sheshit

June 20, 2026
Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

Kërcënimet e Teheranit nuk bllokojnë Hormuzin, 55 anije tregtare kalojnë të sigurta

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In