Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj PD duke e cilësuar atë si një parti pa bojë, që në këto dy vite e gjysëm nuk ka bërë asgjë për të “rikthyer” pigmentin e vet. Kryeministri premtoi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PD do të shpartallohet edhe më keq se në dy zgjedhjet e fundit.
“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë rrugën tonë dhe ju as na ndalni dot, as na pengoni e as na ndalni dot. Maksimumi që ju bëni është që të vini këtu dhe të vrisni kohë. Ky është maksimumi.
Ju shpifni sa të doni, sajoni cfarë të doni, ne nuk kemi betejë për tju mbushur mendjen juve por për të reformuar rrënjësisht shqipërinë. Ne përgjigjemi përpara qytetarëve. Nuk e përcaktoni dot ju se kush është i korruptuar dhe se kush vjedh e hajdutëron.
Së pari ju jeni pa bojë, skeni asnjë lloj boje në lidhje dhe raport me të vërtetën. Ju ka rënë cdo cifël boje dhe keni dy vite e gjysëm për ti rikthyer pigmentin partisë që doli e shpartalluar nga zgjedhjet 2013 dhe që u rishpartallua nga zgjedhjet e 2015. Keni që një vit e gjysëm për të parë atë qëpo ju them… dhe po ju them se do të shpartalloheni sic nuk jeni shpartalluar më parë.”- tha Rama.
Kryeministri, në përgjigje të fjalës së Edi Palokës, e ka quajtur si një farsë shqetësimin e PD për Byronë Kombëtare të Hetimit, duke saktësuar se kjo iniciativë ka qenë pjesë e programit të PS, përpara se ajo të vinte në pushtet.
“Kjo është një fasrë e pashembullt në vazhdën e farsës së përgjithshme që quhet PD. Byroja Kombëtare e Hetimit është në programin e PS përpara se ajo të fitonte zgjedhjet. BKH është njëra ndër objektivat e programit tonë të reformimit rrënjësor të sitemit të sigurisë dhe drejtësisë në Shqipëri.
Ne e kemi mbaruar punën për BHK, por ne nuk mund të anashkalojmë procesin e reformës në drejtësi. Kshuqë dokumenti me të cilin ju keni rënë dakort është në dispozicion të komisionit të reformës, kështu që ky komision të diskutojë për të.
Ju që jeni këtu do vini të votoni jo vetëm Byronë Kombëtare të Hetimit po dhe reformën në drejtësi. Do të vini ta votoni, do i gëlltisni e do bëni sikur nuk i keni nxjerrë ndonjëherë gjithë ato budallallëqe që keni vënë njëra pas tjetrës ato fletë-rrufetë. Do i harroni të gjitha, do vini e do votoni reformën në drejtësi. Këtu do jemi”- tha kryeministri.
Eduard Halimi, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama për Byronë Kombëtare të Hetimit tha se opozita ka kërkuar që ajo të mos jetë në varësi të kryeministrit, por në atë të prokurorit.
“Byroja ka qenë në programin e PS, por modeli i këtij programi është që Byroja të mbikëqyret nga kryeministri. Byroja duhet të luftojë korrupsionin, por të gjithë e dimë se korrupsionin mund ta bëjë qeveria me tendera e konçesione. A ka bërë kjo polici një procedim ndaj zyrtarëve të qeverisë? Jo. Zero. Ne kemi kërkuar që Byroja të mos jetë në vartësi të kryeministrit, por në atë të kryeprokurorit. Pyetja është pse nuk votohet Byroja sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe opinionit të Venecias? Nuk mund t’i kontrollojë kryeministri emërimet, mbledhjen e të dhënave, etj. Prandaj ne kemi kundërshtuar. Do të jesh ti që do ta votosh me një këmbë reformën në drejtësi sipas standardeve”, iu përgjigj Halimi, Ramës.
Debati Paloka- Tahiri
Më parë fjalën e mori kreu i grupit parlamentar të PD i cili kërkoi që të kalojë në kuvend me procedurë të përshpjetuar. Por ka qenë Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili tha se PD duhet të shqetësohet për të dhënë një qëndrim zyrtar për arrestimin e ish Ministrit Spiro Ksera.
“Lufta kundër korrupsionit nuk është as procedurë e as veprime. Është angazhim konkret. E doni atë por cfarë qëndrimi zyrtar keni ju për Ministri tuaj të arrrestuar. Doni byro hetimi? Dilni këtu edhe jepni qëndrimin tuaj për ish drejtorin e hipotekës në Sarandë dhe që ju i shkonit në qeli?
Doni Byro Kombëtare? Jemi të angazhuar ne dhe kryeministri që këtë ta cojmë përpara. Ekspertët e PS kanë punuar dhe ju në atë kohë thonit se Byroja është mekanizmi i Ramës për të kapur drejtësinë. Ju edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk keni ardhur një herë në seanca për Byronë e Hetimit.”- tha Tahiri.
“Është e turpshme që ky vazhdon të jetë në parlament, sepse me ato që po ndodhin në vend vetëm këtë muaj, ky zotëri nuk duhej të ishte fare këtu. Ky të na thotë se kush është kjo banda me uniformë policie që bredh cep më cep dhe duket sikur zbaton porosi. Këto duhet të bëjë ky. Imagjino cfarë kryeministri kemi, na nxjerr ministrin e Brendshëm që të na flasë për Ben Blushin. Me votimet tuaja skemi punë ne, kemi punë me votimet e shqiptarëve.”- tha Paloka në kundërpërgjigje.