• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate për “Bashkëqeverisjen” / ‘Kjo është tallje e madhe’, Bushka i përgjigjet Alibeajt: Po shtrembëroni atë që thotë ligji

by A R
02/11/2021 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate, ku po diskutohet projektligji për ‘Bashkëqeverisjen’.

Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj ironizoi disa nene të projekt-ligjit dhe tha se ai është nga filli në fund propagande. Ndërkohë që relatorja e komisionit Klotilda Bushka i tërhoqi vëmendjen duke theksuar se Alibeja po shtrembëron ligjin.

Alibeaj: Nuk po pretendojmë që më fjalën tonë të ndryshojmë qëndrimin tuaj. Ju nuk po u jepni të drejtën që të njohin lidhjen e tyre ligjin e bashkëqeverisjes. Por ne duhet të diskutojmë për nëntin, për teknikën legjislative. Ju po të doni i merrni i përmirësoni, nuk mund të na mohoni të drejtën për të folur.  Për çdo nen na jepni të drejtën për të folur. Fusha e zbatimit thoni ju e zbatohet nga administrata shtetërore. Po bëni absurd logjik, por thoni ligji do zbatohet tregon jo seriozitet dhe tregon se me këtë ligj s’keni ndërmend asgjë më shumë se vetëm propagandë.  Projektkligji për bashkëqeverisjen ka çudira. Më e rëndë është koordinator, na qenkan një punonjës i agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje i cili ushtron detyrën pranë një institucioni tjetër. Pra qenka i dypunësuar. Rrogën e marrin tek Rama dhe punën tek institucionet e tjera. Si mundet që në një ligj i thjeshtë që po e miratoni me vrap, po hidhi pas një ngrehinë të tërë legjislacionesh. Me një palo ligj. 5 nga 6 pikat e projektligjit kanë probleme. Pika 4. ‘Çështje’ fillon fjalia, përfshin të gjitha rastet që vijnë në seksionet e platformës. Fillon me njëjës përfundon me shumës. Cila mësuese gjuhe e fillores ia paska dhënë notën këtij që ka shkruar ligjin. E fundit, kjo është perlë. Interpelancë, takimi i zhvilluar mes qytetarëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave përmes platformës “Shqipëria që duam”. Po i jepni të drejta qytetarëve?! Po ty nuk të vjen kryeministri në Parlament do shkoka të qytetarët. Pse nuk shkoni ju zonja ministre te ata banorët që u janë prishur shtëpitë. Kjo është tallje e madhe, me projektligjin, me gjuhën shqipe, jeni nga fillimi në fund për propagandë.

Bushka: Nuk mund të merrni rolin e gjykatës, as të Gjykatës Kushtetuese dhe të shtrembëroni atë që thotë ligji. Unë jam relatorë dhe komentet kanë të bëjnë me ato se çfarë ju shtrembëroni në ato që paraqitet në projektligj. Projektligji nuk dyzohet në kodin e procedurave administrative. Terminologjia në ligj është e rregullt

/a.r

Next Post
Tefta Tashko Koço, 111 vjet nga lindja e sopranos së madhe shqiptare

Tefta Tashko Koço, 111 vjet nga lindja e sopranos së madhe shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In