• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate për anulimin e gjobave të ndërtimeve pa leje, Balla: Është për qytetarët, PD: Po e përdorni për zgjedhje

by A R
05/12/2024 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anulimi i gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, ka shkaktuar debat në kuvend, pasi opozita akuzoi se nuk është në dijeni të këtij vendimi. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin replikoi pas akuzave të opozitës lidhur me pr/ligjin e ri për anulimin e gjobave.

Sipas ministrit Balla rregullorja është e qartë dhe në këtë rast nuk ka shkelje siç deklaruan deputetët të opozitës lidhur me kalimin me procedurë të përshpejtuar.

“Kemi disa raste, shumë raste të penalizimit të padrejtë të qytetarëve për riparim çatie, për një mur mbajtës të një shtëpie apo avllie. Dhe në këtë kontekst, deputetë të PS, do ftoja edhe ata të PD-së që ta përmirësojnë draftin kur të diskutohet në komision. Ajo që po thotë kryetarja me shumë të drejtë është që në fund të seancës, pasi të shpërndahet te të gjithë deputetët drafti i propozuar, sepse e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet, njohja me draftin bëhet në komision sipas rregullores. Procedura e Kuvendit është shumë e qartë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që sapo të depozitohet një nismë ta kenë të gjithë deputetët Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartona, jo një, sepse ka të bëjë me qytetarët”, tha ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi falja e gjobave për ndërtimet pa leje, është në shkelje të kushtetutës.

Ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka akuzoi socialistët se po tentojnë të miratojnë një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, për të përfituar para zgjedhjeve.

“Ju që keni burgosur njerëzit për 5 mijë lekë për energjinë elektrike, tani doni t’i falni. Çfarë do t’i thoni familjeve të atyre që kanë vrarë veten për burgun tuaj”, tha Noka.

/a.r

Next Post
Katër të arrestuar në Kosovë, mes tyre ish-zv.kryeministri dhe ish-kreu i Shërbimit Sekret! “Specialja”: Penguan drejtësinë

Katër të arrestuar në Kosovë, mes tyre ish-zv.kryeministri dhe ish-kreu i Shërbimit Sekret! "Specialja": Penguan drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In