• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në PD për reformën zgjedhore, Basha i ikën votimit elektronik

by Java News
17/10/2017 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka ndryshuar strategji sa i takon reformës zgjedhore. Edhe pse gjatë zgjedhjeve të kaluara kjo forcë politike këmbënguli te futja e teknologjisë në procesin zgjedhor, dje demokratët kanë vendosur që ta lënë mënjanë këtë të fundit dhe të përqendrohen te procesi i dekriminalizimit.

Gjatë ditës së djeshme, PD zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar, ku tema kryesore për të cilën u diskutua ishte reforma zgjedhore. Në këtë mbledhje, deputeti demokrat, njëherësh edhe bashkëkryetari i Komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi paraqiti draft-strategjinë e Partisë Demokratike, e cila përmblidhet në një aksion politik, dekriminalizimi i zgjedhjeve.

Sipas demokratëve, kjo e fundit është një nga shtyllat kryesore të reformës zgjedhore, ndërsa u shprehën se edhe votës së emigrantëve duhet që t’i kushtohet rëndësia e duhur. Ndërkohë, mbledhja e ditës së djeshme në selinë blu është shoqëruar me debate dhe diskutime të shumta mes të pranishmëve sepse fokusimi së fundmi i PD te dekriminalizimi i zgjedhjeve ka sjellë paqartësi për ta.

As vetë deputetët demokratë nuk e kuptojnë se çfarë partia e tyre po kërkon, ndërsa flitet që shumë shpejt Partia Demokratike do të dalë me një propozim mjaft kompleks, ku do të kuptohet edhe dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe ajo se çfarë ata synojnë të arrijnë. Sipas kryetarit të PD, Lulzim Basha paqartësia vjen sepse procesi është ende në nisje.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, ai u shpreh se kanë disa propozime të cilat do të pasurohen përmes konsultimit brenda demokratëve, me aleatët politikë dhe me të gjithë faktorët shoqërorë që duan ti japin fund shitblerjes së votës, dhunimit të votës dhe bashkëpunimit midis kriminelëve dhe politikanëve. Duhet thënë se deri ditën e djeshme, e djathta vinte gjithmonë theksin te futja e elektronikës në zgjedhje, ndërsa tani ndryshoi mendim dhe objektiv në mënyrë të papritur.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Shkodër, prangoset Anton Shpatina, trafikonte kokainë

VIDEO/ Shkodër, prangoset Anton Shpatina, trafikonte kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In