• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në Kuvend/ Opozita: Mos na merrni të drejtën e fjalës, le të bëjë debat Spiropali me Ballën

by Java News
23/04/2020 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e opozitës, Andi Përmeti, Halit Valteri dhe Ralf Gjoni u bënë një zë në seancën e kësaj të enjteje në Parlament, duke thënë se në Konferencën e Kryetarëve është ndarë në mënyrë të padrejtë koha e fjalës për mazhorancës, dhe opozitën, të cilës i është lënë vetëm 15 minuta përballë 90 minuta të shumicës. Ata kërkuan që të bëhet tjetër ndarje për të drejtën e fjalës në seancë, duke mos u caktuar koha sipas grupeve parlamentare, por veçanërisht për deputetët. Përmeti, Valteri dhe Gjoni, hodhën akuza ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla se kanë blerë disa nga deputetët e opozitës, prandaj koha sipas tyre, duhet ndarë me emra të përveçëm deputetësh.

Andi Përmeti: Është në shkelje të nenit 48 pika 3 e rregullores. Është hera e dytë që vidhet koha e opozitës dhe i jepet mazhorancës. 95 minuta mazhoranca, 25 minuta opozita. Edhe Pandeli Majko ka guxuar të votojë kundër mazhorancës, dhe këta nuk kanë ngritur një herë kartonin kundër nga ai që ngre Taulant Balla. O do bëjmë opozitës, o teatër, të flasin ata deputetë të opozitës dhe jo ata që i thurin lavde Edi Ramës. Nëse do bëjmë do bëjmë debat, na jepni kohë. Nëse nuk doni le të bëjë debat Spiropali me Taulant Ballën. Ne kemi ardhur të bëjmë Kuvend këtu e të mos të servilosen për Edi Ramën këtu. Unë për këtë nuk jam dakord”.

Halit Valteri: Të njëjtin shqetësim kam edhe unë. Për çfarë duhet të flasë 95 minuta mazhoranca, çfarë ka për të mbrojtur. Për çfarë ne kemi vetëm 15 minuta, se ti the shumë 25. E di që u shqetësove zoti balla, ne kemi vetëm fjalën në këtë parlament. As nuk iu ndalim dot, se i ke blerë 15 deputetë këtu, se ia çoni me whatapp, dhe votojnë, në komision i kalojnë ligjet siç i doni ju. Ose na thoni të ikim nga ai parlament e na thoni të ikim ku kanë dalë ata të parët, por menduam të sillnim diçka ndryshe.

Ralf Gjoni: I bashkëngjitem shqetësimit të kolegëve dhe dua t’u kërkoj me dashamirësi që vendimi i marrë në konferencën e kryetarëve për të ndarë kohën e diskutimeve nuk është zbatuar gjatë seancës së fundit. Koha iu dha kryeministrit. Unë nuk mendoj që në kushtet aktuale të cilësisë së këtij parlamenti, të grupeve parlamentare, koha të ndahet mes grupeve parlamentare. Koha duhet ndarë mes deputetëve, si deputetë, dhe jo si anëtarë të ndonjë grupi parlamentar, qoftë fake, që krijohen me urdhra të mazhorancës.

Ne kemi çështje jetike për shqiptarët për të diskutuar, dhe ne na mohohet e drejta e fjalës. Unë druaj se cilësia e jetës parlamentare po cenohet rëndë. Ju ftoj ta rishikoni këtë vendim dhe të ndahet koha në mënyrë më proporcionale. Nëse mazhoranca nuk do të ketë opozitës, do të ketë lëpirësa, dhe good luck, vazhdoni parlamentin me lëpirësat tuaj.

g.kosovari

Next Post
“Pse Bashën nuk e dërgoni para drejtësisë për ’21 janarin'”/ Ruçi i kthehet Gjuzit: Ji mirënjohës se të bëri deputet

"Pse Bashën nuk e dërgoni para drejtësisë për '21 janarin'"/ Ruçi i kthehet Gjuzit: Ji mirënjohës se të bëri deputet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

April 4, 2026
Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

BE kritikon Shqipërinë për minoritetet, biznesin dhe fondet… por jo për drejtësinë!

April 4, 2026
Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

April 4, 2026
U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

April 4, 2026
Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

April 4, 2026
Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In