• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në kryesinë e PD për analizën e zgjedhjeve, Paloka, Spaho e Bylykbashi sherr me Gazment Bardhin: S’pasqyron realitetin

by Java News
15/07/2021 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate mes drejtuesve politikë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Burime brenda mbledhjes se kryesise bejne me dije se është debatuar për mënyrën e hartimit të dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas drejtuesve politikë, dokumenti i paraqitur nuk pasqyron realitetin dhe kane qene dy nenkryetaret e PD por dhe Oerd Bylykbashi ata qe kane kundershtuar fort Sekretarin e Pergjithshem!

Edmond Spaho është shprehur i pakënaqur me analizën përfundimtare për qarkun që ai përfaqësonte. Sipas tij, ai e arriti objektivin, duke marrë 5 mandate.

Ndërsa Edi Paloka u shpreh se ai dokument duhet ndryshuar.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka deklaruar se metodologjia e analizës nuk është bërë nga ai, por është bërë sipas një plani nga konsulentët.

Debatet, pjese:

Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua qe Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bere analiza.

Edi Paloka: Ky dokument është bërë që dikush të dalë mirë dhe dikush keq.

Oerd Bylykbashi: Qarku i Durrësit del në analizë si qarku me performancën më të dobët. Po si mund të dalë qarku i Durrësit me performancë më të mirë me atë objektiv që u vendos?

Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes rezultati, analiza nxit emulacionin. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.

Gazment Bardhi: Analizën për faktorët e brendshëm, degë më degë do e bëjmë në një fazë të dytë, në shtator.

Fatbardh Kadilli: Në këtë analizë nuk përmenden problematikat që kanë lidhje me përformancën e PD-së, si reagoi struktura, koha e daljes në terren, cilësia e listave./m.j

Next Post
Akuzat e të dhënave nga E-Albania/ Rama: ‘Excel-i’ është i epokës së vjetër , s’është modeli i PS!

A e ndihmoi realisht Edi Ramën tërmeti e pandemia, siç thotë Mustafa Nano?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In