• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në KQZ, Zguri shkon në mbledhje dhe e braktis sërish

by A R
13/06/2019 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Idajet Beqiri e konsideroi antikushtetues dekretin e Presidentit Ilir Meta, madje tha se në një shtet tjetër do të kishin kërkuar analizë psikike të tij. Por ai tha se është i detyruar të ndjekë vullnetin e forumeve të larta të partisë Unitetit Kombëtar, që të çregjistrohen nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri, deri para se Beqiri të shprehej publikisht në mbledhje, kishte menduar se ai kishte tjetër qasje ndaj dekretit. Dy mbledhje të mëparshme të KQZ-së, Zguri braktisi drejtimin e KQZ-së duke thënë se dekreti i Presidentit nuk diskutohej, duke ja lënë mbledhjen nënkryetarit Denar Biba. Zguri tha sot se nuk e kupton kërkesën e Idajet Beqirit për tu tërhequr nga gara, kur dekretin e Presidentit e konsideron të pavlefshëm. Klement Zguri braktisi sërish mbledhjen pasi kërkoi që KQZ duhet të ndërpresë procesin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Denar Biba zbuloi se procesi i printimit të fletëve të votimit ka përfunduar.

Debatet në KQZ

Idajet Beqiqi: Dekreti na ka befasuar. Ishte një lloj shoku. E konsideroj antikushtetues, të ishte në një vend tjetër serioz presidenti minimumi do votohej psiqikisht. vota ime nuk dominon atje, por jam i detyruar t’i nënshtrohem vullnetit të partisë, ne duam të çregjistrohemi nga zgjedhjet, na vjen keq që kemi ndërmarrë një veprim të tillë. Ne nuk jemi parti shumë e madhe por sot i kemi 15 këshilltarë bashkiakë në gjithë Shqipërinë, kemi edhe nëj kryetar këshilli në Kukës.

Eridian Salianji: Idajet Beqiri ta tërheqë këtë kërkese. Nëse pranohet kjo kërkesë nuk ka kohë më të bëhen fletët e votimit. Ke detyrimet ligjore që duhet të zbatohet. Të jesh në fletë votimi dhe të ushtrosh të drejtën për tu zgjedhur.

Idajet Beqiri: Nuk duam të jemi në zgjedhjet tuaja

Klement Zguri: Ju edhe keni që dekreti nuk ka një lloj fuqie, dhe thoni për inat të kësaj do ikim.

Beqiri: Ju keni kompetencat tuaj. Në situatën që nesër do të dalë një dekret tjetër i presidentit, do funksionojnë institucionet apo jo.

Klement Zguri: Ju jeni jurist i shquar. Mendoni që për këto arsye që ju thatë publikisht ja vlen një kërkesë e tillë? Ju e dini shumë mirë që nëse ka të bëjë me efekte procedurale, në këtë funksion që deklaruat…U futa se ndoshta ju si subjekt kishit një tjetër qasje në raport me dekretin.

Kush mundët të më thotë, akte të pavlefshme vendosen në fletoren zyrtare të shtetit? Personalisht nuk dua të merrem me të drejtën e Metës për dekretin. Kategorikisht! Nga njëra anë kam presidentin, nga ana tjetër Presidenti. Kush jam unë, që duhet t’i ballafaqoj vendimmarrjen e këtyre insitucioneve. I qëndroj mendimit tim! Kjo kërkesë do ta tejkalojë edhe atë që këtu është shkruar dhe kërkuar. KQZ duhet t’i ndërpresë procedurat për zgjedhjet e 30 qershorit.

/a.r

Next Post
Basha për gazetën sllovene: Shqipërinë e shpëton vetëm demokracia!

Logjika e Bashës: 30 Qershor? Është njësoj sikur unë të shpall 7 korrikun ditë zgjedhjesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In