• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në KQZ, Biba: Prej vitit 2018 nuk kemi drejtor IT

by A R
04/07/2019 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, tha se është dakord me propozimin e kryetarit Klement Zguri për të nisur një hetim administrativ nisur nga shifrat e ndryshme të pjesëmarrjes në votimet e 30 qershorit, që u raportuan nga KQZ gjatë ditës së votimeve dhe në mbyllje të tyre. Por Biba tha se në të gjitha deklaratat e KQZ-së përmes zëdhënëses, është theksuar që raportimet janë paraprake dhe jo zyrtare. Ai tha së njëjtë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e vitit 2017, ku deklarimet kanë qenë të ndryshme gjatë ditës, për shkak se janë bërë publike nga informacione paraprake dhe jo të zyrtarizuara.

Ky debat shërbeu që të dalë në pah mungesa e një drejtori IT në KQZ. Biba tha se me largimin e drejtorit të IT-së në vitin 2018, vendi i tij nuk është zëvendësuar akoma deri më tani.Sipas nënkryetarit të KQZ-së ka qenë pikërisht drejtori i IT-së që ka zbuluar se sistemi që KQZ kishte nuk ishte i vlefshëm për zgjedhjet vendore, por vetëm për të përgjithshmet parlamentare.

Biba: Pjesëmarrja u vendos në fokus, dhe jo më rezultati. Pjesëmarrja për arsye nga më të kuptueshmet, sepse opozita politike shqiptare e shndërroi në kalin e vet të betejës pjesëmarrjen duke bërë thirrje për bojkot. Ata e dinë mirë kush i votoi e kush jo. E gjithë kjo skenë është e gjitha pjesë e një teatri me një synim të vetëm, për të delegjitimuar këto zgjedhje, të cilat njëra palë nuk i pranoi, tjetra i pranoi. Me një bindje personale të karakterit gati historik, më ka bërë të ndihem pjesë e historisë, në përpjekjen për instalimin e shtetit të së drejtës. Këto zgjedhje nuk ishin maja e diamantit të demokracisë shqiptare. Kjo që kemi është një demokraci surrogato, nuk është e krahasueshme me atë gjermane, amerikane, italiane që ne i aspirojmë, por që jemi shumë larg. Ne akoma nuk kemi një bashkësi rregullash që të gjithë t’i respektojmë, dhe kur thuhet data 30 të jenë të gjitha palët në garë. Demokracia është zgjedhjet.

Rezultatet në mënyrë konstante janë thënë që janë paraprake. Edhe në zgjedhjet e 2017-ës, në orën 20:00 rezultati i deklaruar nga KQZ 1 milionë e 1 e ca mijë. Ndërkohë ka deklaruar 1 milionë e 6 qind e ca mijë. A i bëri kjo ato zgjedhje të pavlefshme? Jo.

Zoti Zguri kërkon një hetim, unë personalisht jam pro. Hetimi të fillojë që në vitin 2018 kur u largua drejtori i IT-së së këtij institucioni dhe mbeti vendi vakant. dhe nuk e di pse nuk u mbush ky vend. Që në moment që ai drejtori tha, programi softëare i 2017 nuk është i përshtatshëm për klokalet vetëm për kombëtaret, duhet program i ri. Disa problematika nuk janë vetëm të KQZ. Le të bëhet ky hetim dhe të dalë gjithçka.

Next Post
“Duam t’i shohim njerëzit në burg”, shefja e ONM del kundër Metës për Reformën

"Duam t'i shohim njerëzit në burg", shefja e ONM del kundër Metës për Reformën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In