• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DEBATE në Komisionin “Xhafaj”, kryetari: Kam bërë 7 ankesa për zhurmën! Drejtori i Agjencisë për Bashkëqeverisje: Ka institucione problematike

by A. Q
15/09/2026 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vonesat në shërbimet publike, trajtimi i ankesave dhe problematikat në institucione u diskutuan në komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj, kërkoi sqarime nga drejtori i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Angelo Koleka, mbi efektivitetin e zgjidhjes së ankesave të qytetarëve, ndërsa deputeti Gjin Gjoni ngriti pyetje mbi takimet e deputetëve me qytetarët dhe raportimin e tyre pranë agjencisë.

Koleka tha se problematikat kryesore lidhen me Kadastrën, gjendjen civile, shëndetësinë dhe bashkitë, ndërsa Xhafaj kërkoi më shumë përgjegjësi institucionale për rastet kur ankesat përsëriten pa marrë një zgjidhje përfundimtare, informon TCH.

Debatet në Komision:

Gjoni: Kanë dalë teza të reja për Besën, Praninë Besnike dhe Pasqyrën. Këto deputetët që zhvillojnë takimet, vijnë t’i raportojnë te agjencia juaj apo…? (Qesh))

Koleka: Pasqyrë Albania do të jetë platformë online. Takimet e deputetëve nuk janë kompetencë e imja dhe askush prej tyre nuk ka ardhur të raportojë. Nuk kam kontakte.

Xhafaj: Në ankesat që vijnë te ju, sa arrini ju të kuptoni që qytetari e ka marrë përgjigjen dhe zgjidhjen? Mundeni, apo varet nga vullneti i të tjerëve? Cila është koha mesatare e vendimit dhe ku konsistojnë, cili është sektori që ka më së shumti probleme? Keni akte nënligjore që do të duhej t’i kishit përmbushur dhe nuk i keni realizuar? Sa raste keni për denoncimin e korrupsione dhe në sa raste i është shkuar deri në fund?

Koleka: Sa i takon e-albania, brenda dhjetorit ne do të monitorojmë mbi 2 mijë shërbime. Mbi 400 janë të monitoruara 100%. Për pjesën tjetër ka një problem me IT, sepse nuk kemi rakordim në lidhje me shërbimet e vonuara. ASHK është problematika kryesore e agjencisë sonë, gjendja civile për Ministrinë e Brendshme, pjesa e tatimeve, për privatizimet e tokave bujqësore, alokimi i fondeve të tërmetit dhe IKMT kemi pasur probleme dhe kjo lidhet me Bashkitë. IMT dhe Bashkitë japin leje dhe më pas refuzojnë dhe kërkojnë prishjen. Më pas ka vonesa shkresash. Sa i përket kohës së ankesave, ne japim përgjigje brenda 10 ditëve. Por ka raste që brenda një ankese, bëhen tre gjithsej. Kjo të kërkon më shumë kohë. Nëse vjen denoncim për noterët, shkon afati 6 muaj, sipas ligjit. Sa i takon kuadrit të integrimit, nga ana jonë janë plotësuar të gjitha kërkesat, nuk kemi asnjë pikë për të përmbushur. Sa i takon anti-korrupsionit, rastet dërgohen te ministria përkatëse, drejtoria përkatëse e merr në shqyrtim dhe në fund na thonë rezultatin. Nuk kemi asnjë akt nënligjor për të plotësuar.

Xhafaj: Unë jam deputet në një zonë dhe bëj takime. Një qytetar më ankohet se lokali që kanë poshtë pallatit, e kanë zhurmën shumë të lartë. Në një shtet normal qytetarët duhet të paraqesin ankesën te portali juaj “Shqipëria që duam”. Herën e parë u shkon policia dhe e mbyllin. Pas dhjetë ditësh shkon kërkesa e radhës dhe sërish brenda 3 ditësh vazhdon. Mua më ka ndodhur shtatë herë e njëjta gjë. Nuk është çështja që ta lexoni kërkesën, se këtë e bën edhe me AI. Çështja është që rastet duhen trajtuar. Si i bëhet që ai të ketë besim që do të ketë zgjidhje? Çfarë mund të përmirësoni?

Koleka: Sa i takon ndotjes akustike, problemi nis me bashkitë, me të cilat kemi gjithë probleme. Bëjmë takime. Është ajo mënyra që bllokimi zgjat disa ditë dhe më pas nis sërish.

Xhafaj: Kush janë tri çështje që duhet t’i vëmë në fokus dhe tre institucione që kërkojnë ndërhyrje të veçantë?

Koleka: Problemi më i madh është pjesa që lidhet me Kadastrën e para, agjencia e trajtimit të pronave. Shëndetësia gjithashtu është problematike dhe zyra e gjendjes civile, ku qytetarët kanë vonesa të mëdha në lidhje certifikatat e vjetra.

Next Post
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Çfarë ligësie dhe turpi”- Balla akuza Opozitës: Manipuloi me videon e nxënësve në Tuz për propagandë politike, kukullat e bufit Sali...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In