Mesa duket, kjo është mazhoranca e cila opozitarizmin brenda vetes e ka “huq”.
Ndërkohë që dje është votuar ligji për arsimin e lartë, në Komisionin e Ligjeve jo çdo gjë ka shkuar qetë.
Debatet kanë qenë jo të pakta kur Sekretari i MAS, Plarent Ndreca është përplasur më deputetin socialist Bashkim Fino.
“Ju keni vënë një vit kohë në ligj, 2010-2018, dhe një ditë të bukur të gjitha universitetet duan të shndërrohen.
Po ju thoni që e ka në dorë qeveria.
Po qeveria bëri edhe Suden.
Qeveritë i kanë bërë këto, s’i kanë bërë popujt.
Si mund ta rregullojmë që ta mbrojmë nga kjo lloj marrëzie”, ka pyetur Xhafaj?
Propozimi i Ndrecës për kalimin e universiteteve private në shtetërore dhe çështjen e agjensive, ka bërë që Fino të reagojë.
“Po na bën për budalla tani.
Ne po flasim për realitetin shqiptar.
E di ku është e keqja?
Ti po flet për një realitet që do të ndodhë pas 10-15 vjetësh në Shqipëri.
Kjo është shumë e parakohshme për Shqipërinë.
Sapo ke dalë nga një process ku ke mbyllur 16 qoska, kështu i ka quajtur kryeministri këto universitete.
Disa individë mund të mbrohen me anë të këtij ligji dhe të shpëtojnë nga falimentimi”, ka thënë Fino.
Ligji për Arsimin e Lartë është kundërshtuar nga ana e pedagogëve dhe akademikëve.