• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DEBATET / Veliaj: Gardistët që vranë qytetarët nuk përfitojnë banesa sociale

by A R
06/07/2016 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranes ka zgjidhur problemin e strehimit për 177 familje të tjera në nevojë, te cilat kane perfituar nga nje banese sociale. Këshilli Bashkiak i Tiranës, në mbledhjen e tij të radhës, miratoi  propozimin Bashkisë për të shpërndarë në harkun e 11 muajve pjesen e dytë të banesave sociale. Nje premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Veliaj, i cili me ardhjen ne krye te Bashkise se Tiranes 1 vit me pare kishte shperndare 241 banesat e para sociale.

Në total janë 177 familje fituese, nga të cilat 37 përfituese të strukturave garsionere, 102 apartamente 2 + 1 dhe 38 apartamente 3+1. Familjet përfituese kanë në përbërje të tyre persona me aftësi të kufizuara, invalide pune, anëtarë me statusin e jetimit, familje njëprindërore me fëmijë në ngarkim, familje të pastreha etj. Një pjesë e konsiderueshme e familjeve që do të strehohen në këto banesa sociale vijnë nga komuniteti rom. Kështu, në total janë 77 familje që në bazë të dokumentacionit të dorëzuar i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian.

Duke iu referuar pikërisht këtij vendimi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka theksuar se përveç 177 familjeve përfituese edhe pjesa tjetër që kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues do të trajtohet me prioritet në muajt në vazhdim. “Nuk po i hyj historisë se si ka ndodhur në katër vite që nuk u shpërndanë banesat sociale, por është në nderin e këtij Këshilli që teksa mbyllim vitin e parë të këtij mandati, nga momenti kur jemi betuar të gjithë bashkë, të mbyllim  shpërndarjen e banesave sociale, me këtë raund të dytë që bëjmë sot dhe besoj që jap një mesazh se ku ka vullnet ka një rrugëzgjidhje dhe gjërat ecin përpara”, tha Veliaj.

Ndërkohë, ai ka theksuar se vendimi për shpërndarjen e këtyre banesave sociale është marrë në transparencë të plotë dhe në listat e përfituesve nuk ka më zëvendësministra apo zyrtare të tjerë të lartë, sic behej me pare. “Një gjë ju garantoj, vrasës të 21 janarit në këto lista nuk ka. Vrasësit e 21 janarit nuk shpërblehen, pra i jemi larguar asaj kohës që me banesa sociale shpërbleheshin deputetë, shpërbleheshin komisionerë, shpërbleheshin gardistët që vranë me plumba në mish. Gjysma e grupit parlamentar te PD merrnin kredi të buta si varfanjakë, kjo nuk ndodh ne kete bashki. Ish ministra dhe ish zëvendësministra merrnin kredi të buta dhe ai që duhet të rriste fëmijën e vet nuk ka dot askes për një kredi të butë sepse gjithë grupin parlamentar e ke me kredi të buta. Gjithë gardistët i keni me banesa sociale”, theksoi Veliaj.

Gjithashtu, po në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak u miratua edhe vendimi “Për trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”. Me anë të këtij vendimi bëhet e mundur ofrimin e një shume parash për të mbuluar pjesërisht pagesën e qirave të tregut të lirë për 48 familje me vlera që variojnë nga 7 deri në 20 mijë lekë të reja.

Ndërkohë, Veliaj duke folur për një tjetër pikë të rëndësishme të rendit të ditës së Këshillit Bashkiak, atë që ka të bëj me ngritjen e Task-Force për ngritjen e Asambleve dhe zgjedhjen e Administratorëve të pallatave në kryeqytet, ka theksuar se ai do synojë t’i jape zgjidhje të gjitha problemeve që sot kanë qytetarët me njeri-tjetrin në administrimin e ambienteve të përbashkëta dhe jo vetëm.

“Ky vendim zgjidh një problem madhor të komunitetit, qe shpesh herë ka rezultuar në konflikt mes banorëve të një pallati dhe detyrim ligjor që në 25 vite tranzicion nuk ka mundur të përmbushet”, u shpreh Veliaj. (java / r.a)

Next Post

Zyrtare: Lazio me trajner të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

July 25, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

July 25, 2026

Besa e kryepunëtorit

July 25, 2026
Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

July 25, 2026
Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

July 25, 2026
Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

July 25, 2026
Trump sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”: Do kandidoj sërish për president

Trump sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”: Do kandidoj sërish për president

July 25, 2026
Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

July 25, 2026
Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

July 25, 2026
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In