• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate dhe fyrje në komision/ “Majmun, çohu dhe ik”… “Majmun je vetë, shih si e ke fytyrën”

by Java News
17/11/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, shpjegoi dje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se qytetarët nuk do të paguajnë tarifë shtesë për verifikimin teknik apo kolaudimin e sahateve.

Ministri i Energjetikës tha se baza ligjore për kolaudimin e sahatit ka ekzistuar që nga viti 2011 dhe kostoja është përfshirë brenda tarifës prej 9,5 lekë të energjisë që paguajnë konsumatorët.

DEBATI

Diskutimet mbi tarifën 2,780 lekë për kolaudimin e sahatit u shoqëruan dje me debate dhe fyerje të rënda mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Energjetikës, Gjiknuri. Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, e akuzoi ministrin e Energjetikës se nëpërmjet udhëzimit për miratimin e tarifave të verifikimit teknik po zhvat 1 milion e 100 mijë konsumatorë.

“Çdo familjar shqiptar do të paguajë në mënyrë të jashtëligjshme 27,800 lekë të vjetër për verifikimin e matësve të energjisë elektrike. Kjo, me udhëzimin tuaj zhvatës për 1 milion e 100 mijë abonentë familjarë dhe biznese, me matës 1-fazor, pasi këto kosto të verifikimit i ka vetë qytetari”, tha Bushati.

Gjiknuri e cilësoi spekulim politik tarifën për kolaudimin, pasi verifikimi teknik i sahatit është aplikuar që nga 2011-a. “Gjithçka që po bëhet me kolaudimin ka qenë e parashikuar në legjislacionin e ndryshuar nga qeveria e Berishës. Qytetarët nuk paguajnë për kolaudimin. Sepse ky proces ka filluar të aplikohet që nga viti 2011 dhe qytetari nuk ka kosto ekstra, pasi kjo përfshihet te tarifa 9,5 lekë e energjisë që paguan sot”, tha Gjiknuri.

ÇMIMI I GAZIT

Kreu i Energjetikës shpjegoi edhe propozimin për aplikimin e akcizës së gazit të lëngshëm për automjetet, 13 lekë për litër. Sipas tij, vendosja e akcizës ka qëllim vetëm disiplinimin e tregut të mbushjes së bombolave të gazit.

“Ky ka qenë propozimi i Ministrisë së Energjisë dhe është bërë për një arsye shumë të thjeshtë, për të disiplinuar një proces shumë kaotik të mbushjes së bombolave të gazit, i cili është bërë shkak për aksidente të shumta”, tha Gjiknuri.

Ministri shpjegoi se akciza nuk rrit çmimin e gazit të bombolave për përdorim familjar.

“Kjo gjë nuk ndikon fare në impaktin që do të kenë për drejtuesit e mjeteve të makinave me gaz, sepse çmimi i autogazit është shumë i lirë dhe nuk është i ngarkuar me taksa të shumta, si diezel apo benzina. Për të sqaruar qytetarët, nuk ka asnjë impakt, nuk ka rritje te bombolat e familjarëve. Përkundrazi, ata do t’i blejnë bombolat në një treg më të sigurt, të certifikuara”, tha Gjiknuri.

Opozita ngriti shqetësimin për mënyrën e ndarjes së tregtimit të gazit, për të cilin Gjiknuri dha këtë përgjigje. “Ndarja bëhet në pika karburanti, ka depozitë tjetër shitja e gazit për makinat dhe tjetër për bombolat. Autogazi shitet në tjetër pikë dhe ka tjetër logjistikë dhe është e monitorueshme, si karburanti i pompës dhe tjetër shitet bombola e gazit, që mbushet në stacionet e shërbimit të gazit”, u shpreh ministri.

DEBATI

Helidon Bushati: Zoti ministër, jeni bashkautor i zhvatjes më të madhe të vitit, pasi u specializuat në zhvatjen e buxhetit në negociatën me CEZ e aplikuat edhe te xhepat e qytetarëve. Ditën e mërkurë, së bashku me zotin Ahmetaj, keni nxjerrë udhëzimin e radhës që zhvat çdo familje shqiptare me 27.800 lekë të vjetër. Çdo familjar shqiptar do të paguajë në mënyrë të jashtëligjshme 27.800 lekë për verifikimin e matësve të energjisë elektrike. Me udhëzimin tuaj zhvatës për 1 milion e 100 mijë abonentë familjarë dhe biznese që janë me matës 1 fazor këto kosto të verifikimit i ka vetë qytetari.

Eduart Shalsi: Është e drejta juaj e pacenueshme të bëni pyetje. Në vend të ministrit, unë do isha çuar dhe do të kisha thënë mirupafshim. Gjuha ishte shumë e rëndë dhe unë po them të bëjmë 5 minuta pushim ose korrigjoni gjuhën, në rast se doni të vazhdoni mbledhjen.

Damian Gjknuri: Në lidhje me çështjen tjetër që u spekulua këtu politikisht për kolaudimin e matësve. Në fakt, zotërinjtë krijuan dhe një kontradiktë këtu me njëri–tjetrin, sepse zonja më parë tha që kjo do të jetë një, kurse ky i tenderave tha që vazhdimisht na kanë ardhur qytetarët.

Helidon Bushati: S’ke turp, majmun, ngrihu dhe ik!

Damian Gjknuri: Majmun je ti dhe pamjen të tillë e ke. Rri urtë!

Eduart Shalsi: Zoti Bushati, kjo të jetë hera e fundit që vendosni epitete në këtë komision. Keni seancën parlamentare.

Helidon Bushati: Ai të rrijë urtë aty dhe të mbajë pozicionin e tij, t’u përgjigjet pyetjeve!

Damian Gjiknuri: Le mo, trim i madh ti! Rri urtë aty! Erdha për të pasur një bisedë shumë normale, nuk e kam në natyrë të ofendoj njeri. Ata që më njohin e dinë komunikimin e drejtpërdrejtë dhe qytetar që kam edhe te kundërshtari më ekstrem. Gjithçka që po bëhet me kolaudimin ka qenë e parashikuar në legjislacionin e ndryshuar nga qeveria e Berishës. Nuk rëndohet konsumatori për arsye se të gjitha këto janë të përfshira në tarifat e energjisë dhe konsumatori nuk do të paguajë asgjë ekstra. Qytetarët nuk paguajnë për kolaudimin. Sepse ky proces ka filluar të aplikohet që nga viti 2011 dhe qytetari nuk ka kosto ekstra, pasi kjo përfshihet te tarifa 9.5 lekë e energjisë që paguan sot.

Damian Gjknuri: Pse u vendos akciza? Ky ka qenë propozimi i Ministrisë së Energjisë dhe është bërë për një arsye shumë të thjeshtë, për të disiplinuar një proces shumë kaotik të mbushjes së bombolave të gazit, i cili është bërë shkak për aksidente të shumta. Sepse shumë qytetarë dhe shumë pronarë pikash karburanti në vend që gazin e lëngshëm për automjete ta shesin vetëm për automjete, mbushin bombolat e njerëzve që shkojnë aty me biçikleta dhe makina.

Helidon Bushati: Mos ki frikë! Si do të bëhet ndarja e gazit?

Damian Gjknuri: Nuk kam frikë nga ty, me ato që thua çnderove veten. Ti nuk ke ndonjë gjë, ti maksimumi te tenderat e ke hallin, unë ta kam thënë. Fatkeqësisht, ti gjithmonë shkon te vendi i krimit. Për këtë interesohu me shkrim, do të të jap përgjigje me shkrim./panorama/a.k

Next Post
“Si ra dakort Enver Hoxha me hebreun për kontrabandën e cigareve”

"Si ra dakort Enver Hoxha me hebreun për kontrabandën e cigareve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In