• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat për shoqatat/ Tushe: Nuk duhet të votojnë! Juristi i FSHF: Janë regjistruar

by A R
07/02/2018 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati për shoqatat ‘fantazmë’ që ka shoqëruar gjithë fushatën për zgjedhjet n♪7 FSHF ka vijuar edhe në mbledhjen e Asamblesë zgjedhore. Kjo çështje u risoll në fokus nga kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.

Ai ka kërkuar që Shoqatat e regjistruara si votuese në Asamblenë Zgjedhore nuk duhet të votojnë, pasi nuk janë të regjistruara në gjykatë.

Ndërkaq ja reaguar juristi i Federatës Aldi Topçiu i cili ka deklaruar se 10 shoqata janë regjistruar në gjykatë dhe dy janë në proces regjistrimi, ndaj i kanë konsideruar në rregull në aspektin juridik.

Teksa Tushe ngriti këtë problem pati një problem me sinjalin e transmetimit LIVE i cili u ndërpre.

***

Emrat në Komisionin i Verifikimit të Mandateve dhe Komisionin e Numërimit:

Në punimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së që po mbahet në Durrës është zgjedhur Komisioni i Verifikimeve të Mandateve. Ja kush janë emrat:

1-Refik Halili, 2- Ardian Takaj, 3- Ismet Saliaj, 4- Vladimir Ajazaj, 5- Fehmi Mziu

Komisioni i Numërimit:

1-Jualian Çotaj, 2- Kastriot Gurra, 3- Iljaz Haxhiaj

***

Punimet e Asamblesë së FSHF kanë nisur me fjalën hapëse të presidentit aktual Armand Duka. Pavarësisht debateve të ditëve të fundit, DUka dha mesazhe pajtimi në fjalën e tij kur tha se e rëndësishmë është të fitojë futbolli.

“Futbolli shqiptar ka regjistruar jo pak ngjarje të rëndësishme. Obligim për ne është të jemi një skuadër ambicioze drejt suksesit. Jemi të vetëdijshëm për punën që duhet të bëjmë. Objektivat tona janë të fokusuara në shumë drejtime. Besoj se ju sot do të bëni zgjedhjen e duhur, duke vlerësuar alternativën më të mirë për futbollin shqiptar. Mbi të gjitha duhet të fitojë futbolli. Kam bindje, se kjo Asamble me diskutimet, vendimet dhe pjekurinë e saj do të jenë një shtysë më të fortë përpjekjeve tona”, u shpreh Armando Duka.

Përfaqësuesi i UEFA, Surkis: Mos cenoni zgjedhjet, rrezikoni!
Përfaqësuesi i UEFA-s në Asamblenë zgjedhore të FSHF, Gregory Surkis paralajmëroi në fjalën e tij të mos cenohen zgjedhjet, pasi në të kundërt, tha ai, Shqipëria do përballet me sanksione nga UEFA dhe FIFA. “Përpjekjet për të përdorur futbollin për intertes vetjak, sjell përçarje në familjen e madhe të futbollit. S’do të bëj sikur e kam ngritur këtë temë në përgjithësi. Në të kundërt do të doja të theksoja se UEFA e ka të qartë për ngjarjet që po zhvillohen në këtë asamble të përgjithshme.Para asamblesë së FSHF takova kryeministrin Edi Rama. Ia kujtova edhe njëherë pikën 1 të nenti 14 të statutit të FIFA-s i cili detyron anëtarët e federatave për të realizuar në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë lloj ndikimi nga palët e treta zgjedhjet. Cenimi mund të shkaktojë vendosje të sanksioneve. 

Zgjedhja e presidentit të jetë në mënyrë të lirë dhe në pëpruthje me procedurat demokratike të cilat saktësohen në statutin e saj. Çdo lloj ndërhyrje e pabazuar politike, ndërhyrje nga ana e qeverisë do të ishte për UEFA-n e pajustifikueshme. Këto parime janë të pakontestueshme për familjen europiane dhe botërore të futbollit. 

Një fjalë e urtë thotë “pisllëku mund të mos ngrihet në ajër, por ama ngel aty…” Ndërrimi i krerëve është një nga sistemet e demokratizimit të futbollit, prandaj kjo duhet të vijë në përputhje me statutin e UEFA-s dhe FIFA-s”, u shpreh Surkis.

Zv/ministri i Arsimit: Do vijojmë financimet në futboll
“Futbolli është realitet simpatik në shoqërinë tonë, për impaktin që krijon te njerëzit. Cilësia e lojës ka ardhur duke u rritur. Mbështetja e MAS dhe e qeverisë do të vazhdojë të jetë e madhe për futbollin. Ne do vazhdojmë të mbështesim projekte dhe iniciativa. Do vazhdojmë bashkëpunimin, që nesër të kemi rezultate sa më pozitive. Shpresoj që komuniteti i futbollit të tregojë pjekuri në marrjen e vendimeve”.

***

Ka nisur mbledhja e Asamblesë së FSHF e cila ka në rend dite zgjedhjen e Presidentit të ri që do udhëheqë futbollin shqiptar në 4 vitet e ardhshme.

Pas përplasjeve publike mes kandidatëve tashmë ka ardhur momenti kur do të mësojmë emrin e presidentit. Armand Duka kandidon për një mandat të 5-të ndërkohë Bashkim Fino q vjen nga politika synon ndryshimin e mënyrës së drejtimit.

Në garë është edhe ish-gjyqtari Shpëqtim Hala.  Ndërkohë sot zgjidhen edhe 11 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Pjesa e 11 antëraëve të Komiteti Ekzekutiv janë presidenti, 2 zv/presidentët dhe 8 anëtarët. 1 nga këto anëtarë zgjidhet automatikisht presidenti i arbitrave. Në Durrës gjithçka është gati në hotel ‘Adriatik”.

Rendi i Dites:

1. Përshëndetja e presidentit Armand Duka;

2. Verifikimi i përbërjes së mbledhjes;

3. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Verifikimit dhe numërimit të votave;

4. Emërimi i delegatëve për të verifikuar procesverbalin e asamblesë;

5. Aprovimi i procesverbalit të Asamblesë së Përgjithshme;

6. Raporti i presidentit Duka mbi aktivitetin e Komitetit Ekzekutiv;

7. Aprovimi i pasqyrës së llogarive për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2017;

8. Pranimi i raportit të auditorit të pavarur “Deloitte Albania”;

9. Propozimi për shoqërinë audituese për vitin financiar 2018;

10. Aprovimi i buxhetit për vitin financiar 2018;

11. Raporti mbi Ligën Profesioniste të Futbollit;

12. Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së;

13. Zgjedhja e nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv;

/a.m.

Next Post
Parashikimi, qeveria shton 647 vende pune në administratë

Një mijë vende të lira pune në administratë, dokumentacioni i nevojshëm dhe si të aplikoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In