• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Debat për Reformën Territoriale në Fier/ Mazniku: Fokus te kompetencat e bashkive! Boçi: Reforma e 2014-ës ka dështuar në përfaqësim

by E B
12/05/2026 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Fier u zhvillua sot takimi i radhës i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, organizata joqeveritare dhe deputetë.

Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari socialist i Komisionit, Arbjan Mazniku, është shprehur se fokusi i reformës duhet të jetë te kompetencat që duhet të kenë bashkitë, për ta ofruar më mirë shërbimin ndaj qytetarëve.

Sipas Maznikut, Reforma Territoriale e vitit 2014 ishte një hap pozitiv në forcimin e rolit të bashkive.

Një numër i ulët bashkish me kompetenca të forta, do të ishte një zgjidhje sipas Maznikut, që pushteti vendor të kishte një rol më aktiv në problemet e qytetarëve.

“Shpesh herë kur themi raporti i qytetarit me shtetin, në fakt pjesa më e madhe e asaj që shumica e njerëzve të thjeshtë mendojnë kur flasin për ndërveprim me shtetin, po ta thyesh të bësh një listë, kupton që pjesa më e madhe është ndërveprimi i tyre me bashkinë e qytetit ku banojnë. Sepse pushteti vendor është i lidhur ngushtësisht me një mori gjërash të përditshmërisë së jetës së njerëzve. Ndaj tërësia e jetës sonë është e lidhur me mënyrën si funksionojnë bashkitë. Prandaj një reformë e tillë prek jetën e njerëzve. Si e kanë mundësinë bashkitë për të ofruar këto shërbime, a kanë mjaftueshëm të ardhura? A kanë mjaftueshëm njerëz? A ja dalin dot të gjitha bashkitë për t’i ofruar shërbim qytetarëve? Ne kemi një seri bashkishë që janë zhvilluar shumë. Por kemi disa bashki që e bëjnë këtë punë më pak mirë. Të gjitha këto na krijojnë një kuadër të nevojës për të bërë një reformë të re. Qoftë kjo nga ana e kompetencave, çfarë kompetencash duhet të kenë bashkitë? A duhet t’i kenë më të qarta? A duhet të kenë më shumë? Në cilin territor duhet të qeverisin bashkitë?”, tha mes të tjerash Mazniku.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari demokrat Luciano Boçi, theksoi se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar në përfaqësim, në ofrimin e shërbimeve dhe në garantimin e autonomisë vendore.

Boçi tha se Fieri ka qenë një nga qarqet që nuk e ka pranuar ndarjen territoriale të vitit 2014 dhe se ekzistojnë kërkesa legjitime për një riorganizim të ri administrativ.

Sipas tij, një reformë territoriale nuk mund të ndërtohet në zyrat e qeverisë apo mbi variante të paracaktuara politike, por duhet të bazohet tek dëgjimi i qytetarëve dhe nevojat reale të komuniteteve.

“Faleminderit të dashur qytetarë të Fierit, të nderuar deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe organizatave joqeveritare. Është kënaqësi që gjendemi bashkë në këtë diskutim. Jo bashkë me Partinë Socialiste, por bashkë me ju qytetarët. Ne kemi piketat tona, të cilat nuk ngjasojnë me ato të PS-së. Sot jemi në qarkun e Fierit, një nga qarqet më të mëdha në Shqipëri, me potencial të jashtëzakonshëm bujqësor, historik dhe industrial. Fieri ka qenë një nga qarqet që nuk e ka pranuar ndarjen territoriale të vitit 2014, pasi këtu ka kërkesa për një ndarje të re administrativo-territoriale. Ne jemi këtu për t’i dëgjuar këto kërkesa, të cilat janë legjitime dhe të domosdoshme.

Një reformë territoriale nuk realizohet në zyrat e qeverisë dhe nuk mund të jetë një vendim i paracaktuar politik, siç ndodhi kur u hodhën variante të gatshme. Kjo reformë nuk mund të ndërtohet vetëm teknikisht nga një komision me përbërje teknike dhe politike. Teknikët mund ta kishin shumë të lehtë ndërtimin e një harte, por ajo do të ishte e pamjaftueshme nëse qytetarët nuk do të dëgjoheshin. Unë mendoj se mendimet tuaja do të dëgjohen dhe do të merren parasysh, sidomos nga ana jonë si Parti Demokratike. Kjo sallë ka tension dhe e kuptoj pse. Ne e dimë që reforma territoriale e vitit 2014 dështoi. Sfida nuk është krahasimi me periudhën para saj, por me objektivat që ajo kishte vendosur për veten. Reforma e vitit 2014, një ditë përpara votimit në Kuvend, kishte 46 njësi vendore dhe më pas u bë me 61 për arsye politike. Pra, ishte një hartë politike. Kjo është një nga arsyet pse Partia Demokratike e ka kundërshtuar vazhdimisht, sepse ne dimë që kjo reformë ka dështuar në shumë nivele, sidomos në nivelin e përfaqësimit. Shumë komunitete janë larguar nga përfaqësimi dhe pushteti vendor nuk është më një instrument llogaridhënieje.

Më parë, llogaridhënia vinte nga komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarin. Sot ka një diferencë shumë të madhe, e vërtetuar edhe nga raportet e SIGMA-s, mes shërbimeve që ofrohen pranë qendrave urbane dhe atyre në zonat rurale. Shërbimet nuk janë në standardin që duhet të ishin dhe kjo ka sjellë pasoja të forta për zonat rurale. Fieri e vuan një gjë të tillë. Shpopullimi ka prekur si veriun ashtu edhe jugun e vendit. Natyrisht në Shqipëri kemi migracion të brendshëm, por shumë qytetarë po largohen edhe jashtë vendit dhe kjo lidhet edhe me mungesën e një pushteti vendor efikas. Një pushtet vendor funksional do të ofronte më shumë për qytetarët. Në Fier situata është e njëjtë. Lexova një statistikë që tregonte se lindshmëria ka rënë ndjeshëm, sidomos në këtë qark. Pas reformës së vitit 2014, bashkitë e mëdha kishin më shumë të ardhura, ndërsa bashkitë e vogla më pak. Ky hendek është thelluar, sepse qeveria nuk ofron modelin gjerman të financimit vendor, por vetëm një përqindje të vogël të GDP-së. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në dobësimin e pushtetit vendor. Sot kemi një demokraci të rrënuar në pushtetin lokal, pasi mungon autonomia financiare dhe decentralizimi real.

Kërkesat kryesore të Europës lidhen me mjedisin, korrupsionin dhe raportin mes Parlamentit dhe ekzekutivit, jo vetëm me pushtetin vendor. Këto dëgjesa zhvillohen për t’ia afruar pushtetin vendor qytetarëve. Ajo që ekziston sot në Shqipëri është tensioni territorial. Njerëzit duan të riformatojnë territorin dhe kërkojnë bashki të forta, funksione të qarta, kompetenca të qarta dhe autonomi financiare reale. Ndarja e vitit 2014 ishte politike dhe jo në funksion të qytetarëve. Ka tension sepse opozita u la jashtë procesit dhe sepse janë hedhur variante që synojnë rritjen e numrit të bashkive në Fier dhe në gjithë Shqipërinë. Bashkitë e mëdha mund ta kenë zgjeruar territorin, por kanë larguar dhe zbehur pavarësinë lokale. Prandaj, të dashur miq, kërkoj që mendimet dhe fjalët tuaja të mos jenë në raport me politikën, por me qytetarin. Duhet sinqeritet dhe guxim për t’i dhënë Shqipërisë një pushtet vendor real, që i shërben jetës së qytetarëve dhe përmirësimit të jetës së tyre, në mënyrë që ata të qëndrojnë në territoret ku banojnë”, tha mes të tjerash Boçi.

Ndërsa eksperti i Komisionit të Posaçëm për Reformëm Territoriale, Agron Haxhimali në nisje të dëgjesës publike në Fier, ka ndarë një vlerësim të veçantë për rolin dhe rëndësinë që marrin këto dëgjesa publike në shërbim të komunitetit.

Ai ka theksuar se në këto dëgjesa qytetarët janë ata që duhet të dëgjohen me vëmëndje pasi atyre u dhemb më shumë.

Haxhimali ka pohuar gjithashtu se në dëgjesat e deritanishme nuk kanë munguar debatet, përplasjet e diskutimet, por e rëndësishme sipas tij është që në fund të tyre të arrihet në një pikë të përbashkët për të dalë me një set kriteresh se cilat do të jenë bashkitë e reja dhe se cili do të jetë kinfigurimi i ri i pushtetit vendor i nivelit të parë dhe të dytë për të shmangur gabimet e reformës territoriale të 2015- ës.

Eksperti Haxhimali ka pohuar gjithashtu se në dëgjesat e deritanishme ka prevaluar zëri i pakënaqur qytetar, të cilët nuk janë ndier të përfaqësuar pavarësisht se bashkitë u fuqizuan. Gjithashtu Haxhimali e ka konsideruar tepër të rëndësishëm arritjen e një konsensusi politik.

Next Post
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

Mërtiri: Shumica në PD të zhgënjyer me Berishën, partia ka prekur fundin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika

Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika

May 12, 2026
Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët, Ristani: Do të ndërtojmë një sistem të ri

Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët, Ristani: Do të ndërtojmë një sistem të ri

May 12, 2026
“Akt antikushtetues!”, PD padit KQZ-në mbi rregullat e reja për QV-të e posaçme për zgjedhjet lokale

“Akt antikushtetues!”, PD padit KQZ-në mbi rregullat e reja për QV-të e posaçme për zgjedhjet lokale

May 12, 2026
Akuzohet si agjente e Kinës, jep dorëheqjen kryebashkiakja në SHBA

Akuzohet si agjente e Kinës, jep dorëheqjen kryebashkiakja në SHBA

May 12, 2026
“Synojmë modernizimin dhe integrimin me tregun e BE-së”, MIE prezanton strategjinë e re kombëtare për minierat

“Synojmë modernizimin dhe integrimin me tregun e BE-së”, MIE prezanton strategjinë e re kombëtare për minierat

May 12, 2026
“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

May 12, 2026
Rama në fermën eksperimentale në Cërrik: Inovacioni do ndryshojë faqen e bujqësisë shqiptare

Rama në fermën eksperimentale në Cërrik: Inovacioni do ndryshojë faqen e bujqësisë shqiptare

May 12, 2026
“EU for Democracy” prezantohet në Kuvend, fokus te forcimi i rolit parlamentar në integrimin europian

“EU for Democracy” prezantohet në Kuvend, fokus te forcimi i rolit parlamentar në integrimin europian

May 12, 2026
Kolumbia arreston shqiptarin e kërkuar për vrasje, dyshohet se përdorte identitet të rremë serb

Kolumbia arreston shqiptarin e kërkuar për vrasje, dyshohet se përdorte identitet të rremë serb

May 12, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

Mërtiri: Shumica në PD të zhgënjyer me Berishën, partia ka prekur fundin

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In