• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat për ndihmën ekonomike, Basha tenton t’i ndërpresë fjalën Ramës

by Java News
22/02/2018 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca plenare u mbyll me tension teksa kreu i PD Basha dhe kryeministri debatonin për pastrimin e listës së familjeve me ndihmë ekonomike. Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të PD, Rama tha bëri fajtore qeverinë e djathtë për trajtimin e fmialjeve të pasura sipas tij. Kaq u desh që deputetët e opozitës të acaroheshin. Kreu i PD basha i hskoi Ramës drejt foltores ku tentoi t’i ndërpresë fjalën. Por, më pas deutetët e PD u tërhoqën.

***

Largimet nga skema e ndihmës ekonomike ishin sërish fokusi i kryetarit të PD Lulzim Basha, këtë herë në foltoren e Kuvendit ku ai ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë. Basha deklaroi se pastrimi i listës së ndihmës nga familjet në nevojë është vepër penale që duhet hetuar.

“Ministrja tregoi se po të kesh sobë me dru nuk ke të drejtë për ndihmë ekonomike, edhe pse nuk ke punë, pension e asnjë të ardhur. Është një krim i dyfishtë, është një krim ndaj këtyre familjeve, është vepër penale, shpërdorim detyre. Po të kishte prokurori të pavarur do ta merrte në hetim marionetën e Edi Ramës dhe Edi Ramën. Unë e kam parë me sytë e mi, gjendjen e mjeruar të familjeve. Vini këtu të krekosur nga milionat që keni vjedhur. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, botoi në vitin 2017, shifrën prej 290 mijë shqiptarësh që nuk kanë mundësi. Ky raport nuk duhet ta linte të flinte gjum një kryeministër legjitim. Po çfarë bëri, i shtoi këtyre 290 mijë shqiptarëve, edhe 20 mijë familje. Nuk kanë asnjë të ardhur sepse regjimi korruptiv i Ramës, mbylli qindra e mijëra biznese. Ky pra është përgjegjës për mjerimin e thelluar”, deklaroi Rama.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Rama i icli gjatë fjalë së tij, renditi disa raste abuzive, për persona që përfitonin pa të drejtë ndihmë ekonomike. Ai tha se qeveria e mëparshme e të djathtëve kishte futur në skemën e ndihmës ekonomike edhe familje të pasura.

“Nga pikëzimi i Sali Berishës, ne kemi hequr televizorin me ngjyra, bolierin… Si të gjitha reformat, që tentuat po nuk i bëtë kurrë, kjo është një reformë që filloi në Qershor të 2014, duke u pilotuar në 3 qarqe, ku nga pilotimi rezultoi se ishin 19.700 deklarime të rreme, dmth subjekte abuzive që merrnin ndihmën ekonomike nga ju e nuk e meritonin ta kishin. Çfarë po bëjmë, kanë kaluar 2 vite nga procesi i pilotimit, dhe jemi në fazën e shtrirjes të së njëjtës skemë në të gjithë Shqipërinë. Nëse ju doni të protestoni për Fluturimin nga Prrenjasi që deri në Shtator përfitonte ndihmë, dhe është pronar i një vile, vazhdoni protestoni. Nëse protestoni për gëzimin nga Kamza, pronar i kësaj vile dhe 2 makina, vazhdoni protestoni…”, tha Rama./a.m.

Next Post
Vasili: Opozita nuk duhet kërcënuar, Basha gaboi që e refuzoi paketën “McAllister”

Situata nga fruthi, LSI akuza qeverisë: Asnjë masë për epideminë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In