• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat për “Dosjet” në grupin e PD, Berisha-Basha kërkojnë rezistencë në Parlament

by A R
17/11/2016 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimi i kandidatëve për anëtarë të komisionit për hapjen e dosjeve të ish-­Sigurimit të Shtetit dhe buxheti i shtetit për vitin 2017, kanë dominuar dje axhendën e mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Finalizimi i hapjes së dosjeve nëpërmjet konstituimit të komisionit dhe mosmarrëveshjet mes palëve, për përfaqësimin e një kandidati të propozuar nga PD, ka alarmuar kreu e opozitës, ish­kryeministrin, Sali Berisha dhe rrethin e tij politik.

Ndonëse ligji parashikon shumë filtra dhe siguri për të evituar zbulimin e emrave në media, edhe pse shumë ekspertët, politikanë dhe ish­krerët të SHISH, kanë pohuar se dosjet e politikanëve në nivele të larta janë zhdukur gjatë pushtetit të parë të Berishës, ky i fundit, sipas burimeve, ka shprehur dje shqetësimin për pasojat e procesit të hapjes së dosjeve në mënyrë të njëanshme.

Berisha, i mbështetur edhe nga Basha, ka kërkuar rezistencë të fortë nesër në parlament, në rrugë të tjera ligjore, madje deri tek protestat për të bllokuar veprimtarinë e komisionit, nëse mazhoranca nuk pranon kandidatin e PD si anëtar shkruan ‘shqiptarja.com’.

Në mbledhjen e grupit të PD është folur edhe për pasojat e hapjes së dosjeve, në Reformën në Drejtësi, pasi kandidatët për t’u bërë pjesë e organeve të reja dhe aktuale të drejtësisë, do t’i nënshtrohen verifikimit për lidhje me Sigurimin e Shtetit dhe me agjenturat e huaja.

Sipas burimeve, disa “xhaketa të vjetra” të Partisë Demokratike, të përgojuar për lidhje me ish­Sigurimin, e shohin me dyshim rolin e kryetarit Basha, në negociata dhe procesin e hapjes së dosjeve.

Mundësitë për zbulimin e lidhjeve të tyre në publike, i japin një arsye Bashës për t’i përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Në këto kushte, përveç nervozizmit mes dy kampeve politike, ka mungesë besimi edhe vetë brenda PD.

Megjithatë, Basha, para grupit parlamentar të PD, e konsideroi të papranueshëm përjashtimin e opozitës në përzgjedhjen e dy kandidaturave që zgjidhen nga Kuvendi, si pjesë e strukturës së autoritetit të hapjes së dosjeve.

Basha është shprehur në grup se, ishte rënë dakord fillimisht që propozimet do të vinin nga dy krahët politike, por kjo dakordësi është shkelur nga maxhoranca. Po ashtu, opozita ka kërkuar që procesi i hapjes së dosjeve të ish­Sigurimit të Shtetit, duhet të shoqërohet me procesin e lustracionit, duke përjashtuar ish­bashkëpunëtorët nga Parlamenti dhe funksionet publike.

Akuzat

Dy ditë më parë, kryetari i shkarkuar i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, tha se eksponentë të Partisë Demokratike kanë qenë bashkëpunëtorë të ish­Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, në radhët e PD ka njerëz të Sigurimit dhe të krimit.

Në këtë kuadër, Stafa bëri thirrje për hapjen e dosjeve të ish­Sigurimit të Shtetit. “Edhe para se të bëhesha kryetar i PD, edhe pasi u bëra kryetar i PD, kam kërkuar që PD duhet të këmbëngulë urgjentisht për hapjen e dosjeve. Për aq kohë sa PD nuk këmbëngul për hapjen e dosjeve dhe të procesit të lustracionit, PD ka një sërë bashkëpunëtorësh të ishSigurimit të Shtetit në radhët e saj”, tha Stafa.

Deputetët e PD që kërkuan dosjen e Berishës

Ish­kryetari i komisionit për verifikimin e figurave, Nazif Bezhani, në librin e tij me kujtime, ka shkruar se 11 deputetë të PD, me në krye Genc Pollon, i kanë kërkuar në pranverën e vitit 1998, dosjen e Sali Berishës, duke shprehur bindjen se ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit.

“Por, një nga ngjarjet interesante ishte shkëputja e një fraksioni nga Partia Demokratike, me pretendimet e tyre kundër udhëheqjes së Partisë. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, i konsideruar kryetar provizor, erdhi në zyrën time dhe më kërkoi me këmbëngulje kontrollin e figurës së kryesisë së Partisë Demokratike, e në veçanti, të Sali Berishës dhe Pjetër Arbnorit.

Ai më siguroi se të dy kanë qenë agjentë, por jo vetëm kaq. Kur unë kundërshtova për të marrë përsipër një verifikim të tillë, për shkak se nuk kishte bazë ligjore, i ashtuquajturi kryetar më kërcënoi se do t’i drejtohej për gjykim opinionit, nëpërmjet masmedias.

Nuk kaluan as dy orë, kur kryetari i grupit kthehet me një listë në dorë, të firmosur nga shokët e tij. Unë po zbrisja shkallët e Ministrisë, për të shkuar në SHISH. Dhe, pikërisht në rrugë, më dorëzon letrën me firmat e 11 anëtarëve të grupit. E futa atë në xhep dhe u nisa, duke marrë me vete edhe një ndjenjë dyshimi për ta, që më bëri kurioz dhe më detyroi të bëj verifikimin në më pak se dy orë. Nga të 11 fraksionistët, dy prej tyre dilnin me njolla serioze”, shkruan Bezhani.

Next Post
QKK e Shqipërisë mbështet shtatë filma të metrazhit të shkurtër

QKK e Shqipërisë mbështet shtatë filma të metrazhit të shkurtër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com