Debat për buxhetin në Kuvend/ Tabaku e Braçe i drejtohen Malajt: Bujqësia në krizë! Ministri: 4-fishuam buxhetin

Hallet e fermerëve, kostot e prodhimit, pamundësia e tyre financiare dhe mungesa e tregut zbritën në sallën e Kuvendit në këtë seancë të fundit plenare.

Teksa po prezantohej akti normativ për rishikimin e dytë të buxhetit për këtë vit debatet u fokusuan në sektorin e bujqësisë, që opozita thotë se është braktisur nga shteti.

“Ka 5 vite me radhë që bujqësia që bujqësia është ose në rënie ose zero. Sot nuk prodhon më, nuk shtet më, fshati nuk prodhon më siç duhej”, tha Tabaku.

Ministri i Financave Petrit Malaj jep shifra fondesh, ndërsa Erion Braçe i kundërpërgjigjet me raportet e INSTAT që tregojnë tkurrjen e sektorit bujqësor në vend.

“Bujqësia në vitin 2013 përfitonte 34 milionë euro, në vitin 2024 ishin 146 milionë euro”, përgjigjet ministri.

“Ka tre vjet bujqësia me rënie. E shikon këtë grafikun (i tregon ministrit Malaj raportin e INSTAT) ka tre vite bujqësia kështu”, tha Braçe.

Garancia sovrane prej 3 miliardë lekësh që parashikohet në këtë akt normativ nuk është zgjidhje për prodhimin vendas tha Braçe nga foltorja e Kuvendit.

“Po pse 3 miliardë lekë që bujqit të marrin borxh dhe jo injektim direkt tek bujqit? Ky borxhi nuk kthehet në prodhim, bujku ka nevojë për para që të financojë prodhimin”, tha Braçe.

E ndërkohë që ministri Malaj tregoi arsyen e këtij rishikimi përmes aktit normativ, një kritikë i erdhi përsëri nga të vetët.

“Rishikimi i Ligjit për Buxhetin përmes Aktit Normativ përbën instrumentin më të përshtatshëm për adaptimin e tij në kohë, duke mundësuar që ndryshimet e nevojshme të përkthehen menjëherë në efekte konkrete”, tha Malaj.

“Nuk është praktikë e konsoliduar kushtetuese dhe as instrument për rishikimin e buxhetit sepse kjo praktikë i heq të drejtën kuvendit të vendos për buxhetin”, tha Braçe.

Me këtë rishikim buxheti rialokohen 118 milionë euro në projekte të ndryshme, që ministri i konsideroi kursim, por deputeti i PS-së thotë se tregojnë paaftësi për ti shpenzuar.

“Ne nuk shpenzojmë para, të mos shpenzosh para demostron paaftësi. Vitin që shkoi buxheti i shtetit nuk u realizua për 418 milionë euro. Në 5-muaj vit elektoral kemi pa përdorur përsëri para dhe nuk ka argument më të rëndë për një qeveri sesa të mos përdori paratë”, tha Braçe.

Përmes këtij rishikimi që u diskutua në këtë seancë plenare përveç garancisë sovrane për bujqësinë jepen edhe 56 milionë euro për forcimin e sigurisë digjitale.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com