• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

by A M
19/04/2024 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet mbështetje për viktimat, duhet të parandalohet mohimi i gjenocidit dhe duhet të dënohet glorifikimi i kriminelëve të luftës, për t’i parandaluar gjenocidet dhe krimet e luftës në të ardhmen.

Këtë e kanë bërë të ditur Denis Beqiroviç dhe Zhelko Komshiç, anëtarë të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Kombeve të Bashkuara më 19 prill në Nju Jork.

Beqiroviç fillimisht kujtoi se gjenocidi në Srebrenicë u përcaktua nga vendimet e gjykatave të OKB-së, si dhe gjykatave në Bosnjë e Hercegovinë, dhe theksoi se rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë “nuk është kërcënim për asnjë komb”.

“Ka kriminelë individualë. Nuk ka asnjë fjali të vetme për përgjegjësinë kolektive,” tha Beqiroviç, duke shtuar se propaganda e rreme se rezoluta është kundër popullit serb duhet të ndalet.

Beqiroviç, gjatë konferencës për media lidhur me përgatitjet për përkujtimin e 29-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, duke përfshirë draft-rezolutën për “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”, tha se rezoluta kërkon përcaktimin e Ditës Ndërkombëtare për Kujtimin e Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Ndër të tjera, ai tha se shteteve anëtare u kërkohet të përfshijnë gjenocidin në Srebrenicë në programet e tyre arsimore, në mënyrë që ta rrisin ndërgjegjësimin dhe t’i parandalojnë gjenocidet në të ardhmen.

Beqiroviç tha se rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë është e nevojshme për ta forcuar kulturën e kujtesës, për ta ruajtur paqen, sundimin e drejtësisë dhe për ta forcuar besimin.

Siç tha ai, rezoluta është e nevojshme edhe për kthimin drejt së ardhmes, për pajtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për mbrojtjen e gjykatave të OKB-së dhe vlerat civilizuese, si dhe për solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.

“Nëse e shikoni tekstin e rezolutës, nuk do të gjeni asnjë argument që kjo rezolutë është kundër ndonjë kombi apo shteti,” tha Zhelko Komshiç, anëtar i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit kroat.

Komshiç, ndër të tjera, tha se qëllimi i rezolutës është të parandalohet mohimi i fakteve të vërtetuara me aktgjykime të gjykatave ndërkombëtare dhe vendore, përkatësisht se në Srebrenicë është kryer gjenocid.

Ai theksoi se “ata njerëz u vranë në mënyrë sistematike, për shkak të fesë dhe kombit të tyre”.

Azir Osmanoviç, një i mbijetuar nga Srebrenica, i cili humbi pothuajse të gjithë anëtarët e familjes së tij më të afërt në gjenocid, dëshmoi gjithashtu.

“Unë mund të isha lehtësisht në mesin e mijëra të vrarëve. Ne u fshehëm në bazën e OKB-së në Potoçari. Kam dëgjuar britmat, kam parë ekzekutimin e njerëzve nga baza që u vranë”, tha Osmanoviç.

Në fillim të njoftimit në ndërtesën e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara u shfaq një film me faktet për gjenocidin në Srebrenicë, ndër të tjera, se më shumë se 8.700 njerëz u vranë, përfshirë 563 fëmijë, se ishin gjetur 85 varreza masive dhe se më shumë se 800 njerëz janë ende të zhdukur.

Gjithashtu u tha se më shumë se 2.500 persona morën pjesë në gjenocid, se 75 u dënuan me 783 vjet burg në përgjithësi, dhe u dhanë pesë dënime të përjetshme.

Nismëtarët e rezolutës për Srebrenicën janë Gjermania dhe Ruanda. Më pas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe vende të tjera thanë se e mbështesin këtë rezolutë në OKB.

Vendet anëtare të OKB-së mund të shprehin mendimin e tyre për rezolutën përfundimtare, për të cilën ende po punohet, në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fillim të majit.

As populli serb dhe as përgjegjësia kolektive nuk përmenden në projekt-rezolutën.

Në dokumentin, në të cilin Radio Evropa e Lirë kishte qasje më parë, kërkohet, ndër të tjera, të dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit në Srebrenicë, si dhe veprime që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.

Rezoluta do të shpallte 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e Republika Sërpska mohojnë se është kryer gjenocid në Srebrenicë në korrik 1995 dhe e quajnë vrasjen e më shumë se 8,300 civilëve boshnjakë një “krim të tmerrshëm” ose “masakër”.

Më 18 prill, një tubim kundër draft-rezolutës u mbajt në Banja Llukë dhe në të njëjtën ditë, Asambleja e Republikës Sërpska e miratoi një raport që mohon gjenocidin në Srebrenicë./REL

Next Post
Graciano Tagani flet për marrëdhënien e krisur me Argjira Spancën: Jemi zënë… më ka thënë mos ta përmend këtu

Graciano Tagani flet për marrëdhënien e krisur me Argjira Spancën: Jemi zënë... më ka thënë mos ta përmend këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione dhe në futboll/ Ekipi iranian në SHBA tregon sesi u prit në Botëror

Tensione dhe në futboll/ Ekipi iranian në SHBA tregon sesi u prit në Botëror

June 15, 2026
Mbështetja e BE-së për Ukrainën: Anije të ndaluara dhe kapitenë të arrestuar, 5 vende evropiane në veprim

Mbështetja e BE-së për Ukrainën: Anije të ndaluara dhe kapitenë të arrestuar, 5 vende evropiane në veprim

June 15, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi ditor, çfarë sjellin yjet për 12 shenjat e zodiakut?

June 15, 2026
Zbriti nga autobusi dhe po kalonte Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje shqiptarja nga Kosova

Zbriti nga autobusi dhe po kalonte Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje shqiptarja nga Kosova

June 15, 2026

Kë përkrahin shqiptarët përveç kombëtares sonë

June 15, 2026
Bombardimet ruse vrasin 9 persona në Ukrainë, Lavra e Shpellave në flakë

Bombardimet ruse vrasin 9 persona në Ukrainë, Lavra e Shpellave në flakë

June 15, 2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

June 15, 2026
Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

June 15, 2026
Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

June 15, 2026

Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In