• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat i ashpër LIVE / Flutura Açka “nxjerr zbuluar” Garon: Bashës iu drejtove me ‘zoti Kryeministër’…

by A R
02/12/2021 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Floriana Garo dhe Flutura Açka kanë pasur një përballje mbrëmjen e sotme në emsionin “Opinion” në Tv Klan.

Teksa ka folur për foltoren e Berishës, Garo ka thënë se i duket e çuditshme se si disa personave mund t’u lezetojë kaq shumë karrigia e deputetit.

E pyetur nga Blendi Fevziu se cilit nga paneli i të ftuarve po i lezeton më shumë, Garo ka marrë si shembull deputeten, Flutura Açka.

Ka qenë kjo deklaratë e Florianës që ka bërë që në studio të ndizet një debat. Më pas Açka është kthyer pas në kohë dhe ka treguar një episod të kaluar kur sipas saj, Garo i është drejtuar Bashës me “zoti kryeministër” gjatë një takimi me zonjat në Durrës.

Floriana Garo: Më vjen çudi që kaq shumë të të lezetojë karrigia e deputetit.  

Blendi Fevziu: Po kujt po i lezeton nga këta?

Floriana Garo: Në këtë rast edhe zonjës Açka. Unë kam patur shumë respekt dhe kam qenë shumë e lumtur kur zonja Açka ka ardhur në Partinë Demokratike sepse kam menduar se është një zonjë me një frymë të djathtë që do të sjellë diçka ndryshe. Po të thuash se nuk e di se kush e ka shumicën, kjo është e çuditshme.

Flutura Açka: Unë nuk kam hyrë në entuziazmin tënd, ti je në adrenalinën e foltores, unë nuk jam.

Floriana Garo:  Ju nuk i keni parë foltoret zonja Açka.

Flutura Açka: Ja të shpjegoj dhe unë diçka…E dashur Floriana, këtu pavarësisht se më shikon si deputete, apo si politikane, unë nuk jam politikane tamam, tamam, dhe i shoh gjërat më me realizëm se ty.

Kemi qenë në një takim në Durrës dhe ti e drejtove takimin në Durrës me zonjat demokrate. Kur fola unë i thashë “Zoti Basha” sepse unë nuk i them dot kryeministër një njeriu që nuk është zgjedhur dhe ti ju drejtove “zoti kryeministër i Shqipërisë”, që do të thotë se kush është më e besueshme? Kështu i thoni dhe tani zotit Berisha.

Pa pritur të bëhet Kuvendi, ju i thoni Z.Berisha – zoti kryeministër.

Floriana Garo: Zoti Berisha është lider historik që e ka treguar veten e vet me të gjitha…

Flutura Açka: Mos flisni për Z. Berisha se nuk e doni ju më shumë se unë, mund ta doni njëlloj, por jo më shumë se unë.

Floriana Garo: Atëherë më çudit shumë se jeni në krah të Bashës.

/a.r

Next Post
Sali Berisha del hapur: Do të rikthehem si Kryeministër! Floriana Garo, drejtoresha e…

“Kemi një problem dhe s’kam pse ta fsheh”, Berisha tregon se ku do të mblidhet Kuvendi i 11 Dhjetorit: S’ka më delegatë në lulishte…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In