• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat dhe batuta në “Fb”-në e kryeministrit, komentuesi: Shiko fukarenjtë, Rama: Paske goxha fuoristradë!

by Java News
17/11/2016 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, Edi Rama në albumin me foto të postuar në “Facebook” me titullin “Kantieret e Rilindjes urbane të Mirditës” u ka kushtuar vëmendje edhe disa komentuesve që i ankohen për realitetin. Një prej tyre e kritikon se “po e ngordh popullin për bukë”. Një tjetër ankohet për “mungesën e dritave që po e çmendin ditën e natë”, ndërsa një komentues i kujton mungesën sipas tij të investimeve në bashkitë e djatha. Disa prej komentet, siç është bërë praktikë tashmë, nuk kanë kaluar në “shurdhëri” por kanë marrë edhe përgjigjet e vetë kryeministrit Rama. Madje me njërin prej tyre, i cili i shkruante se populli është duke ngordhur për bukë, Rama i shkruan se ka një goxha fuoristradë dhe nuk i takon të flasë për varfërinë.


Replikat në “Facebook” mes Ramës dhe qytetarëve
KOMENTUESI 1:
Rilindja Urbane është një ndër gjetjet më të mira të kësaj Qeverie në këtë periudhe. Erdhi një kohë që thuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë u mplaken aq shpejt dhe u rrënuan aq keq sa nuk ta merrte mendja. Me Rilindjen Urbane ata rilindën për të mos u mplakur më kurrë. Kjo u rrit vlerat qyteteve, i bën ata më të dashur për banorët e tij dhe për ish banorët e larguar që me dashuri po e shikojnë këtë proces sa të nevojshëm në një moment të domosdoshëm. Pamja e një qyteti është vetë kostumi yt që ke veshur në publik. Edhe kur nuk kishte në të kaluarën, shqiptari kostumin kombëtar për rrugë e miqësi, kullën me gurë dhe armën e tij i kishte të bukura dhe të shtrenjta. Në një farë mënyrë kjo është sot Rilindja Urbane që gëzon shqiptarët dhe ngjall shpresat për të gjithë.
EDI RAMA: Rrofsh. Sa kënaqësi që ta lexosh nga një njeri i zakonshëm diçka të shkruar kaq bukur për një vizion zhvillimi komunitar e kombëtar që rëndom keqkuptohet dhe shtrembërohet me lloj-lloj arsyetimesh të cekta krejt.
KOMENTUESI 2: Të lutem do na thuash kur s’do na fiken dritat më se na çmendën çdo natë e çdo ditë tu fik dritat. Në 2016 akoma probleme me dritat a s’është turp?

EDI RAMA: Kur të rinovohet i gjithë rrjeti i amortizuar që ka mbetur siç ka qenë që nga koha e elektrifikimit të Shqipërisë!

KOMENTUESI 2: Po sa do zgjasë ky rinovim se na hëngri shpirtin ore aman s’di, jo s’di çtë them dhe në Afganistan s’besoj që ndodh kështu me dritat se o ka atje o s’ka se në vendet tjera të Europës s’besoj që ndodh kjo në 2016 pa drita

EDI RAMA: Pjesë-pjesë sepse ç’ka s’është bërë në 50 vjet nuk bëhet dot në 3 vjet! Po punojme dhe investojmë ndërkohë po mos harro që deri para dy vjetesh vetëm vidhnim energji e merrnin borxhe me pagu vjedhjet!

KOMENTUESI 3: Hidhi ndonjë sy atij Pogradecit apo varja se është e PD-së.
EDI RAMA: Djema e keni harruar që projektet i bëjnë bashkitë dhe i financon qeveria? Kur s’bëjnë projekte çfarë të bëjë qeveria dhe këta të PD pak janë që bëjnë projekte, po shyqyr që jane edhe ata pak se do ishim realisht në hall për të financuar bashkitë e djathta.

KOMENTUESI 4: Bëj ndonjë pune se e ngordhe popullin për bukë po leri fotot.

EDI RAMA: Frazë më boshe e më të ulët se sa kjo e “ngordhjes së popullit për bukë” nuk ka! Dhe me e bukura apo më e shëmtuara është që për këtë lloj “ngordhjeje”, flasin në emër të popullit komentatorë me celular e me internet në dorë. Kjo quhet ngordhje për mend, jo për bukë!
KOMENTUESI 5: Mirë po ndërton qytetet po shiko fukarenjtë zoti Rama

EDI RAMA: Po pse a thua ndërtimi i qyteteve nuk ka lidhje me luftën ndaj fukarallëkut dhe ndërkohë megjithë atë goxha fuoristradë s’më dukesh as fukara e as zëdhënës i fukarenjve i dashur Artur./bw/a.k

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In