• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Palma do bëjë një film horror për skandalin seksual të Weinsteinit

by Java News
03/06/2018 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali i ngacmimeve seksuale me në qendër ish-regjisorin e Hollywood-it, Harvey Weinstein, së shpejti mund të vijë në ekranet e kinemave në formën e një filmi horror, pasqyruar ky nga një tjetër regjisor si Brian De Palma.

De Palma, i cili njihet për filmin horror “Carrie” dhe atë kriminal “Scarface” mes viteve ’70-’80, është duke e ndjekur me shumë imtësi historinë e Weinsteinit, siç konfirmon për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Weinstein është ngarkuar me akuza të rënda, mes të cilave edhe për përdhunim, pasi u vetëdorëzua në policinë e Nju Jorkut gjatë javës së kaluar. Avokati i tij është shprehur se ai nuk pranon asnjë prej akuzave që rëndojnë mbi të, transmeton TCH.

“Di që shumë njerëz janë përfshirë në këtë skandal” – tha 77-vjeçari De Palma gjatë një interviste me “AFP”-në në Paris. “Kam dëgjuar thuajse të gjitha historitë ndër vite”.

Ai shtoi më tej se, “regjisorët duhet të sigurojnë besimin dhe dashurinë e aktorëve” dhe se “nëse shkelin njërën prej këtyre, në çfarëdo niveli, kjo është gjëja më e keqe që mund të bëjnë ata. Pavarësisht epsheve personale”.

Hollywood-i është tronditur nga akuzat kundër Weinsteinit prej thuajse një viti, teksa një numër i lartë femrash dhe aktoresh kanë dalë me zë e figurë duke pretenduar të jenë ngacmuar seksualisht apo edhe përdhunuar nga manjati i kinematografisë amerikane.

Javën e kaluar, Weinstein u arrestua nën akuzat për përdhunim, veprime kriminale me natyrë seksuale, abuzim seksual dhe sjellje të pahijshme seksuale. Akuzat lidhen me pretendimet që kanë ngritur vetëm dy prej grave denoncuese: njëra e identifikuar prej avokatit të saj si ish-aktorja Lucia Evans, ndërsa tjetra ende e paidentifikuar.

Këto janë të parat akuza penale të ngritura ndaj Weinsteinit, i cili mohon në çdo rast të ketë kryer marrëdhënie seksuale pa konsensusin e palës tjetër dhe me të gjitha gjasat do të deklarohet jofajtor në seancën gjyqësore, përgatiti Tch. (b.an)

Next Post
Nga grushtet te arma, si u parandalua tragjedia në Elbasan

Emri/ Plagosi me pistoletë një person, arrestohet pas 6 muajsh i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In