Gazeta gjermane Bild raporton se Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e Kevin de Bruynes nga Wolfsburgu. Klubi anglez raportohet se ka paguar 70 milionë euro për belgun 24-vjeçar, i cili pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Cityt. De Bruyne u stërvit kete jave së bashku me ekipin gjerman dhe është përfshirë për ndeshjen ndaj Kolnit që zhvillohet ne fundjave.









