• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biazi: Me Shqipërinë kemi dhënë zemrën, ndaj Italisë ndeshje speciale

by Java News
26/11/2016 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhani De Biazi është gjithnjë e më tepër në vëmendjen e mediave italiane sa më shumë afrohet përballja e 24 marsit mes Kombëtares shqiptare dhe asaj “Axurre” në Palermo. Trajneri kuqezi ka folur sërish për mediat përtej Adriatikut gjatë një ceremonie në Potenca, ku u nderua me çmimin “Alfredo Mançineli”. “Italianët, kur punojnë në një vend tjetër, arrijnë të japin më të mirën. Ne e kemi atë elementin shtesë, ndoshta kujdesin ndaj hollësive apo mjedisin ku jetojmë ditë pas dite me gazetarët dhe botën futbollistike”, u shpreh 60-vjeçari, shkruan panoramasport.

“Unë kam bërë një punë të mirë në Shqipëri, – shtoi ai, – ndoshta sepse kam pasur të bashkuara një sërë elementesh të veçanta dhe sepse kemi dhënë zemrën si dhe profesionalizmin si trajner italian. Ndoshta është koha për të reflektuar, për të pasur më shumë durim në vlerësimin e trajnerëve italianë, të cilët në nivel ndërkombëtar nuk kanë të krahasuar me askënd”.

Edhe pse nuk e realizoi dot ëndrrën për të drejtuar Italinë, De Biazi ka fjalë të mira për trajnerin e “Axurrëve”, Xhampiero Ventura: “Gjatë kësaj vere isha shumë pranë stolit të Kombëtares, dhe për një italian, drejtimi i skuadrës përfaqësuese besoj se është diçka e jashtëzakonshme. Sot Italia është në duar të sigurta dhe jam i sigurt që Ventura do të bëjë mirë. I ka dhënë shenjat e para dhe është në udhë të mbarë”.

Për teknikun italian, përballja me Kombëtaren e vendit të tij do të jetë shumë e veçantë. “Është e tillë për një italian që vihet kundër kombit të vet, aq më tepër kur në valle është kualifikimi në Botëror. Do përpiqemi të japim më të mirën. Natyrisht, do të jetë thjesht një ndeshje futbolli, por me disa specifika të veçanta”, theksoi trajneri i Shqipërisë.

Next Post
Qendër e re Shëndetësore për 6 mijë banorët e Gradishtës në Divjakë

Qendër e re Shëndetësore për 6 mijë banorët e Gradishtës në Divjakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In