• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

De Biazi: Kosova nuk na i merr lojtarët

by Java News
01/10/2015 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

De Biazi: Kosova nuk na i merr lojtarët

Xhani De Biazi nuk dëshiron të flasë për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Serbisë në mediat kosovare, edhe pse kjo sfidë është te dera dhe nga rezultati i saj varen shumë fatet e kualifikimit të kuqezinjve në finalet e “Euro 2016”. I pyetur nga gazeta “Zëri” e Kosovës, megjithatë, trajneri i kuqezinjve ishte i hapur të flasë për futbollin e Kosovës.

Italiani me pasaportë shqiptare i është gëzuar vendimit që vitin tjetër të vihet në votim kërkesa e Kosovës për pranim në UEFA, ndërsa shprehet optimist se, më në fund, edhe ky sport kosovar do të ndërkombëtarizohet. “Besoj se kjo do të ndodhë. Është një urim që ia bëj Federatës së Futbollit të Kosovës. Mendoj se është e drejtë që edhe Kosova ta ketë një përfaqësuese e pjesëmarrje në kompeticione të rëndësishme”, – u shpreh De Biazi.

Ai është i bindur se Kosova nuk do t’ia marrë kombëtares kuqezi lojtarët kosovarë, të cilët mbajnë barrën kryesore në ekipin që drejton. “Në këtë drejtim ka mjaft bashkëpunim, koordinim dhe mjaft respekt mes palëve. Askush s’do të bëjë “lojëra” të çuditshme ndaj tjetrit. Ata lojtarë kosovarë që janë tashmë me ne, janë praktikisht me ne dhe bëjnë pjesë në projektin tim”, – ka deklaruar De Biazi.

Pra, mund të largohen ata që duan, duke përmendur si shembull rastin e Samir Ujkanit. “Por, është e qartë se, nëse është dikush që dëshiron të ndryshojë ambient, mendoj se nuk do të ketë probleme. Këtë e ka bërë Ujkani, ishte me ne dhe nuk bënte pjesë më në projektin tonë, ndaj ka shkuar me kombëtaren e Kosovës. Ata që nuk do të bëjnë pjesë në planet e Shqipërisë mund ta konsiderojnë Kosovën, këtu nuk ka diskutim, është normale”, – thotë De Biazi, i cili beson se Kosova do t’i afrojë talentët e së ardhmes, të cilët nuk luajnë ende për përfaqësuese të tjera:

“Unë kam biseduar personalisht me drejtuesit e FFK-së dhe më kanë thënë se Kosova nuk e ka ndërmend t’i marrë lojtarët që kanë luajtur për Shqipërinë. Mendoj se në këtë pikë nuk do të ketë probleme. Mendoj se Federata e Kosovës dëshiron të bëjë një projekt me lojtarë të rinj, me perspektivë, për të ardhmen.”

De Biazi beson në grupin e lojtarëve që ka në dispozicion dhe thotë se nuk i duket e drejtë që t’i shkaktojë kokëçarje FFK-së. “Por, nëse ndonjë lojtar do të na interesonte ne, do ta shqyrtonim këtë mundësi”, – pohon ai. Sa i përket një miqësoreje eventuale ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, De Biazi e sheh mjaft të vështirë një gjë të tillë, pasi thotë se ndeshjet planifikohen shumë më herët dhe është problematike të ndodhë kjo.

Next Post

Çfarë ndodh kur një iPhone 6S qëllohet me snajper (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In