Në një intervistë për një radio greke, trajneri italian i Shqipërisë, De Biasi është shprehur se do të ishte i interesuar që të drejtonte Kombëtaren helene.
“Kontrata ime skadon më 31 dhjetor 2015, por në kontratë parashihet që në rast kualifikimi, atëherë kontrata mbyllet pas përfundimit të Europianit.
Do të jem pjesë e Shqipërisë deri pas Europianit dhe pastaj do të shohim.
Nuk e di nëse do të qëndroj apo do të shikoj për ofertat e tjera.
Do të isha i interesuar të drejtoja kombëtaren greke, ose një skuadër futbolli në Greqi, madje më duhet t’ju them se para një viti e gjysmë kam qenë shumë afër një skuadre të madhe greke.
Greqia ka shumë lojtarë të mirë dhe pres që në vitet në vazhdim t’i rikthehet evinimenteve të mëdha” deklaroi De Biasi.