• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

De Biasi vlerëson Hysajn te Napoli: Nuk e vuan presionin

by Java News
23/09/2015 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

De Biasi vlerëson Hysajn te Napoli: Nuk e vuan presionin

Titullar i padiskutueshëm te Napoli dhe idhulli i ri i tifozëve, mes shumë yjeve si Hamsik, Higuain, Callejon apo Mertens. Ky është shqiptari Elseid Hysaj, që pas transferimit në San Paolo bindi trajnerin Sarri ta rreshtojë në formacionin e parë, raporton Supersport. Por, rritja e mbrojtësit shkodran është vënë më tepër në dukje pas aktivizimit në krahun e djathtë. Përmirësimet vlerësohen edhe nga trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi. Për mediat italiane, tekniku kuqezi e cilësoi Hysaj-n një “lojtar të pjekur, inteligjent, i cili nuk e vuan presionin dhe që një skuadër e rëndësishme si Napoli vetëm mund ta ndihmojë”.

Ndër të tjera, De Biasi thekson se “pozicioni natyral i Hysaj është mbrojtës i djathtë, aty ku mund të shpalosë më mirë potencialin në fazën difensive”, duke mos harruar të shtojë se prej kualitetit të madh “lojtari mund të jetë shumë i vlefshëm edhe në krahun e majtë”.

Trajneri i Shqipërisë rikujtoi vlerësimet e disa javëve më parë për Elseid Hysaj-n, ndërsa shprehu edhe besimin se “duke u aktivizuar me vazhdimësi dhe në pozicionin ideal, 21-vjeçari do të vazhdojë rritjen, duke u bërë një mbrojtës edhe më i fort”. Në këtë fillim sezoni, trajneri Sarri i ka besuar Hysaj-t gjithmonë një fanellë titullari në Serinë A por edhe në fazën e grupeve në Europa League, duke lënë në stol zv.kapitenin e Napolit, Christian Maggio.

Next Post

Aksioni kundër informalitetit: Mbarojnë blloqet e TVSH në zyrat e tatimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com