• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

De Biasi, trajneri “normal” që ka lënë në hije Lippin, Ancelottin dhe…

by
12/10/2015 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria e kualifikuar në Euro 2016-të është një festë kombëtare: kjo dihet. Shqipëria e kësaj mrekullie të Futbollit është edhe një festë italiane, duke parë se në drejtim të Kombëtares së mrekullive është Gianni De Biasi, trajneri më pak i njohur i vendit fqinj që punon jashtë Italisë, por duke parë se kategoria “Made in Italy” është pak në rënie (Lippi, Ancelotti, Capello, Zaccheroni, Trapatoni, të gjithë “big”-ët janë… pushim për momentin), shtypi “axurr” ka dashur të festojë dhe të ngushëllohet me një “Normal One”: De Biasi, shkruan Sportmediaset.

Një trajner që vjen nga larg, nga një jetë të kaluar në drejtim të skuadrave gjysmë të vogla: Pro Vasto, Carpi (dhjetë vite më parë), Cosenza, Spal, Modena, Brescia, Levante, me një eksperiencë shumë pozitive në drejtim të Torinos dhe një zhgënjim i madh tek Udinese deri te transferimi në Shqipëri, në 2011-ën. Ka bërë një punë aq të mirë sa ka merituar edhe nënshtetësinë sepse ka mundur Portugalinë e Ronaldos në një ndeshje kualifikuese dhe Francën në miqësore.

Ka qenë arkitekti i kësaj aventure historike të futbollit shqiptar, që do të marrë pjesë në një Europian, për herën e parë në historinë e vet. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të mund të ndodhë në Francë mbas tetë muajsh. Ndjesia e triumfit është e gjitha për popullin kuqezi. De Biasi është 59 vjeç, ka qenë një futbollist i mirë, në rolin e mesfushorit, e ka mbyllur karrierën e tij si lojtar në 1990-ën në shinat e netëve magjike, dhe prej 25 bën një punë që i pëlqen: trajnerin.

Ka fituar një kampionat në C2, një në C1, dy Kupa të Italisë në Lega Pro dhe në Serinë C, një Superkupë në C1 dhe stolin e argjendtë në 2001-in. Por arritja e realizuar me Shqipërinë vlen një stol të artë. Edhe më shumë.

Next Post

Ja si i’u lut Danimarka, Armenisë për të mundur Shqipërinë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com