Gianni de Biasi mund t’i thotë lamtumirë Kombëtares shqiptare pas Euro 2016. Strategu italian vazhdon është mes kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin Lazios në sezonin e ardhshëm, shkruan Romatoday.it
Edhe pse kandidati kryesor mbetet Sinisa Mihajlovic, drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, po bën maksimumin që në drejtimin e skuadrës të emërohet De Biasi.
Tare, i cili ka pasur vazhdimisht fërkime me Mihajlovic gjatë periudhës kur ishin futbollistë, është i bindur se De Biasi do të ishte më i përshtatshëm për të ndërtuar një cikël të ri fitues te Lazio.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/untitled_1458726975-5481716.jpg)