• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

De Biasi: Të gjithë më quajtën të çmedur, por e dija që do shkonim në Francë

by
12/10/2015 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri Giani De Biasi ka bërë analizën e ndeshjes së djeshme dhe të gjithë fazës kualifikuese për në Evropianin “France 2016”. Duke folur për mediat armene, strategu i këtij suksesi historik kuqezi, ka nënvizuar besimin që kishte tek ky ekip që në fillim kur mori detyrën.

Madje ai thekson se kur u shpreh se ëndrra e Evropianit është e arritshme, të gjithë e morën për të çmendur.

“Ne kemi qenë shumë të përqendruar te ndeshja me Armeninë. U kisha thënë djemve të ishin të kujdesshëm për të mos pësuar asnjë gol, sepse çdo gjë bëhej tepër e vështirë për ne. Fituam me meritë besoj dhe për këtë nuk mund të ketë askush pikëpyetje.

Tani jemi në finalet e Europianit të Francës. Kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri, ndaj një komb i tërë është në festë. Kur nisa punën me këtë kombëtare dhe thashë se do të shkojmë në Francë, shqiptarët më quajtën të çmendur, por tani nuk është më një iluzion, as ëndërr. Në ndeshjen e parë kualifikuese, që e kemi luajtur në mars, në Elbasan, kam mbetur i impresionuar nga ekipi kombëtar i Armenisë. Në veçanti unë doja të ndalja Mkhitaryan. I thashë kolegut tim të atëhershëm, Chalannde, se me një lojtar si Mkhitaryan në grup, ju keni një ekip të mirë.

Unë e vlerësoj pjesëmarrjen në këtë turne, veçanërisht për vendet e vogla si Shqipëria dhe Armenia. Unë mendoj se ky ekip do të nderohet një ditë në Armeni, sikurse po ndodh me Shqipërinë tani. Kishim një situatë shumë të vështirë, sepse ndeshjet me Portugalinë dhe Serbinë shfaqën disa probleme të tejkaluara për ne, por tani jemi në “Euro 2016” dhe gjithçka harrohet. Nuk isha shumë i sigurt në fitoren ndaj Armenisë, para ndeshjes, sepse kishte statusin e një “kafshe të plagosur”. Nuk jemi të sigurt për asgjë, por jemi të sigurt për aftësitë tona.

Vetëm për një gjë ishim të sigurt, se një ditë do të shkonim në një kompeticion madhor. Ky objektiv u bë realitet tashmë. Kjo fushatë kualifikuesesh ishte disi e çuditshme, sepse mundëm Portugalinë dhe Serbinë, por pastaj kemi humbur disa pikë në fushën tonë, në minutat shtesë. Më kanë kritikuar se aplikoj një lojë mbrojtëse, se përdor vetëm një sulmues, por dua t’u them të gjithë kritikëve në këtë moment: Sasia nuk është e rëndësishme, rezultati po.”

Nga ana e tij, trajneri i Armenisë, Sargis Hovsepian, e komentoi kështu humbjen 3-0 ndaj Shqipërisë: “Nuk dua të zgjatem, do të bëj vetëm një deklaratë të shkurtër. Unë nuk mund të jap një përgjigje për shkaqet e humbjes, sepse çdo gjë është aq e keqe, sa nuk gjej fjalë ta përshkruaj. Ishte faji im. Unë pashë vetëm një ekip në fushë dhe ai ishte ekipi kombëtar shqiptar.

Te ne gjithçka ishte e keqe. Kjo është arsyeja pse po fajësoj veten, por ky është futbolli. Nuk është një gjë e mirë dhe këtë e shoh. Ju siguroj se kemi luajtur ndershëm, por ishim në një ditë shumë të errët. Sigurisht, është e vështirë për trajnerin pas ndeshjes, sepse e kuptoj se përgjegjësia bie mbi mua. Gjithçka ishte shumë e keqe. Po e përsëris, unë jam fajtor për gjithë këtë.” shprehet italiani

Next Post

Kombëtarja bllokohet mbi 1 orë në aeroportin e Armenisë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com