Gianni De Biasi, trajneri italian i kombëtares shqiptare ka reaguar në lidhje me ngjitjen historike të Shqipërisë në vendin e 22-të në renditjen e FIFA-s. Përmes një postimi në rrjetet sociale, De Biasi e ka cilësuar këtë si një rekord historik të cilës pritet t’i gëzohen të gjithë shqiptarët.
Trajneri nënvizon se me këtë renditje, Shqipëria lë pas ekipe të rëndësishme si Franca, Danimarka, Rusia, SHBA-të etj.
“Historike, Shqipëria drejt rekordit , e 22-ta në FIFA. Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të gëzojë një rekord historik, i cili pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme. Sipas përllogaritjeve, Shqipëria do të pozicionohet e 22-ta në ranglistën e UEFA-s. Tre pikët e marra ndaj Serbisë në tavolinë nga KAS, si dhe fitoja 1-0 ndaj Francës, i rendisin kuqezinjtë 14 vende më lart, pra në të 22-in, duke lënë pas Francën, Danimarkën, SHBA-në, Rusinë dhe Suedinë, pa harruar fqinjët tanë Serbinë dhe Greqinë.” shkruan De Biasi








