• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“De Biasi, shqiptar i paepur, italian i mençur”

by
04/10/2015 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edi Rama/

Mbrëmë në ceremoninë e dhënies së titullit Doctor Honoris Causa, trajnerit të kuqezinjve, i cili i mësoi skuadrës që në radhë të parë të jetë e vërtetë ndaj lojës për të bërë të mundur që loja të jetë e vërtetë për skuadrën.

E falë tij sot, skuadra jonë kombëtare mund të fitojë, mund të barazojë, mund të humbasë, por në çdo rast është e vërtetë me lojën dhe prandaj edhe ne i jemi pas çdo ndeshjeje mirënjohës kësaj skuadre, pavarësisht nga rezultati.

Kjo e vertetë, merr një kuptim edhe më të posaçëm në prag të ndeshjes vendimtare me Serbinë. Një ndeshje padyshim vendimtare për t’u kualifikuar direkt në Europianin e Francës, por vendimtare edhe për një arsye tjetër: Per të bërë diferencën jo vetem në fushën e lojës, po dhe në shkallët e stadiumit.

Për të provuar se ne jemi ndryshe, se ne dimë jo vetëm të mbështesim me zjarr lojtarët tanë, por edhe të respektojme kundërshtarin në fushën tonë; se ne dimë jo vetem të këndojmë njëzëri himnin tonë, po edhe të respektojmë në qetësi himnin e kundërshtarit; se ne dimë jo vetëm të përballemi me të gjithe forcën e bashkuar të zemrave tona në fushën e një ndeshjeje vendimtare për kualifikimin, po dimë edhe të tregojmë se jemi një komb i etur për sukses po dinjitoz deri në minutën e fundit, rreth një kombëtareje, që falë Gianni De Biasit mbetet dinjitoze në çdo rezultat, fitore, në barazim apo në humbje.

“Just play, have fun, enjoy the game”, thotë superkampioni, Michael Jordan, dhe miku ynë De Biasi thotë po ashtu të njëjtën gjë përpara se sa në kulmin e tensionit, djemtë e tij të hyjne në fushë. Kjo vlen edhe për të gjithë ne të tjerët që bashkë me ta, do të jemi kundër Serbisë në Elbasan Arena, ku duhet të fitojë Kombëtarja Kuqezi po ku mbi të gjitha duhet të fitojë Shqipëria Europiane e Fair Play-t dhe mikpritjes.

*Fjala e mbajtur pas nderimit të De Biasit me titullin “Honoris Causa” në UET

Next Post

Hetimet/ Militantja e PS-së mori 24.500 euro nga vëllai i trafikantit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com