• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biasi, shpjegim mes nervash: Gjimshiti nuk luan, Rashica është e ardhmja

by Aalison Pearse Stevens
01/06/2016 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është shfaqur shumë i nervozuar në konferencën për shtyp ku ka dhënë argumentimet e tij rreth emrave që ka lënë jashtë 23-shes që do të udhëtojë drejt Francës.

Si i mori vendimet

“Ishte zgjedhje shumë e vështirë, ishte një vendim shumë i vuajtur, shumë i trishtë, mbi të cilin kemi bërë disa vlerësime shumë të thella, jo sipërfaqësore.  Djemve ia thashë gjërat në mënyrën më normale, më natyrale, i themi gjërat siç janë me sinqeritet, pa i kaluar rreth e rrotull, duke i thënë se cilat ishin arsyet mbi të cilat për fat të keq kishim vendosur pse nuk do t’i merrnim me vete në Francë”.

Reagimi i lojtarëve

“Lojtarët i  pranuan vendimet sepse ato vinin nga lart. Sigurisht nuk do të ishin të lumtur, por u shpjegova atyre arsyet dhe pse unë ndjeja ndërsa i dërgoja në shtëpi. E dinin që kishte ardhur koha e zgjedhjeve, ia kisha thënë që 10 ditë më parë. Zgjedhjet u bënë mbi bazën e punës këtu dhe mbi bindjet e mia për administrimin e grupit”

Arsyetimet

“Nuk jam këtu pse kam bërë këto zgjedhje. Zgjedhjet janë bërë mbi arsye teknike, fizike, nga arsye nga më të ndryshmet, sepse ka lojtarë të cilët tani i cilësoj më të gatshëm për të mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë. Atyre u thashë se janë ndër 27 lojtarët që kanë filluar këtë fushatë drejt Francës”.

Për Gjimshitin, Rashicën, Rrahmanin dhe Shalën

“Gjimshiti? Fatkeqësisht ka një vit që nuk luan. Rashica ka luajtur shumë por është lojtar që nuk ka qenë kurrë me ne, ka luajtur vetëm 25 minuta me Luksemburgun. Është një djalosh tek i cili kam shumë besim dhe në të ardhmen do të bëhet pjesë e kombëtares time. Rrahmani e Shala? Të njëjtat arsyetime. Nuk mund të them çfarë u kam thënë atyre personalisht. Me djemtë flas ndryshe. Ishin këtu, ishin pjesë e 27 lojtarëve më të mirë të Shqipërisë, a nuk është edhe ky një vlerësim i mjaftueshëm?”

Pse zgjodhi Veselin para Rashicës

“Është e njëjta gjë. Është një zgjedhje e imja, a mund të zgjedh unë? Kemi ardhur këtu se bëra disa zgjedhje. A mund të më lini t’i bëj edhe sot? Bëni sondazhe për zgjedhjet dhe pastaj të shohim”.

Situatë që ka qenë e vështirë të mos ketë pasojë dhe kur është folur për kundërshtarin e radhës Ukrainën dhe atë se cfarë pret trajneri nga kjo ndeshje.

“Nuk e di se kujt i ngjan Ukraina nga kundërshtarët që kemi në grup. Për ne vlen vetëm për veten tonë, të shohim se ku jemi dhe të testojmë veten. Pres që skuadra të luajë një ndeshje të mirë, të jetë e kujdeshme në mbrojtje dhe të vijojë rrugën në gjetjen kondicionit fizik”.

Ndoshta e vetmja temë që mund të qetësonte pak gjakrat ishte ajo e tifozëve. Në Bergamo përballë Ukrainës, pritet të jenë të shumtë dhe impresionues, ashtu sic ishin në përballjen e Genovas me Italinë.

“Nëse do të ketë shumë shqiptarë padyshim që do të jemi shumë të kënaqur pasi tregon që kjo skuadër tërheq interes. Do të përpiqemi ti kënaqim të gjithë pasi ata janë lojtari unë i 12-të”.

d.i.

Next Post

Elvis Rroshi: Nuk i largohem drejtësisë si “Lulja e SHQUP-it”, Saliun e përzuri populli nga Kavaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vjeshta do vijojë me temperatura të larta, IGJEO: El Nino ndikim edhe në Shqipëri

September 8, 2026
Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

September 8, 2026
Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

September 8, 2026
Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

September 8, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

September 8, 2026
Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com